Nishani uron 2014-ën: Krenarë, në krah me aleatët

NishaniPresidenti i Republikës, Bujar Nishani, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në ditën e parë të vitit të ri 2013, bashkëbisedoi me ushtarakët shqiptarë që po kryejnë misionin e tyre paqeruajtës në Kabul dhe Kandahar, në Afganistan.

Në videokonferencën e zhvilluar me kontingjentin e ushtarakëve shqiptarë, të cilët kryejnë misionin e tyre paqeruajtës në Afganistan, Presidenti Nishani bashkëbisedoi me Nënkolonel Ardian Beqaj, përfaqësuesi më i lartë Ushtarak në ISAF në Kabul, Nënkolonel Leonard Zhupa, Komandant i kontingjentit MAT-4 në Kabul dhe Major Pali Dokolli, Komandant i kontingjentit EAGLE-7 në Kandahar.

Gjatë këtij bashkëbisedimi ishin të pranishëm edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Jeronim Bazo dhe drejtuesit më të lartë të Shtabit të Përgjithshëm.

Në vijim përshëndetja e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Presidentit Bujar Nishani, drejtuar ushtarakëve shqiptarë të misionit paqeruajtës në Kabul dhe Kandahar, Afganistan.

Të dashur komandantë, ushtarë!

Kam kënaqësinë e veçantë që sot, këtë ditë të parë të Vitit të Ri ta nis duke ju uruar juve, duke ju uruar një vit të mbarë! Duke ju uruar ju një sukses të mëtejshëm në misionin tuaj fisnik, në misionin e nderit, misionin e lirisë.

Duke ju uruar ju, përfitoj nga rasti që këtë urim t’ua përcjell të gjithë burrave dhe grave në uniformë, të cilët janë dhe mbeten krenaria e vendit dhe kombit tonë. Dëshiroj që përmes jush të uroj njëkohësisht familjarët tuaj, të dashurit tuaj, prindërit, bashkëshortët, fëmijët, vëllezërit, motrat, të gjithë miqtë tuaj!

Sot në këtë ditë të parë të vitit ju jeni larg familjes, por jam i bindur që familjarët tuaj sot janë me ju. Ne këtu jemi të gjithë me ju. Të gjithë shqiptarët janë me ju. Janë me ju, sepse ju keni paraqitur dhe prezantuar me dinjitet, me nderin më të lartë emrin e shqiptarit, keni mbajtur lart flamurin tonë kombëtar. Dëshiroj që duke ju uruar ju, të uroj të gjithë komandantët dhe bashkëluftëtarët tuaj amerikanë, familjarët e tyre, duke u uruar njëkohësisht edhe atyre një sukses të mëtejshëm në misionin e madh të lirisë, sigurisë dhe paqes!

Ne, shqiptarët, jemi nga ato kombe që ndoshta më shumë se çdokush tjetër e dimë sesa e vlefshme është liria, sesa e vlefshme është paqja dhe siguria dhe se çmim për to nuk ka. Prandaj, kontributi juaj, vlera juaj që përcillni sot në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve, si dhe në emër të parimeve të lirisë, të paqes dhe sigurisë mbarëbotërore, është e pazëvendësueshme. Ne mbetemi krenarë për ju!

Dëshiroj njëkohësisht të theksoj sesa e nevojshme është sot për mbarë njerëzimin, për mbarë botën, kontributi dhe sakrifica për të garantuar lirinë, sigurinë, në radhë të parë për popullin afgan, por një kontribut i tillë i shkon mbarë njerëzimit.

Si një vend anëtar i NATO-s, ne jemi krenarë për këtë, jemi krenarë për ju që justifikoni plotësisht këtë vlerë të madhe dhe të pazëvendësueshme. Megjithëse ndodhet larg atij rajoni, Shqipëria dhe të gjitha vendet e tjera mbeten dhe do të jenë gjithmonë të kërcënuara nëse liria, siguria dhe paqja nuk është e garantuar në çdo cep të globit, në çdo vend, për çdo popull, për çdo njeri.

Ju, trimat e Ushtrisë shqiptare keni ditur të tregoni sesa të aftë jeni, sa profesionistë jeni, sa kurajozë jeni, sa të mençur jeni duke luftuar përkrah miqve dhe partnerëve tuaj, duke i shërbyer atij populli, atij vendi dhe mbarë njerëzimit. Keni treguar se jeni të gatshëm të ofroni çdo sakrificë. Flamuri shqiptar atje midis jush është krenar dhe është i nderuar, sepse tashmë ai flamur, krah flamurit amerikan dhe vendeve të tjera partnere të NATO-s, ka në themel dhe rrënjët e tij përkushtimin dhe gjakun e bijve dhe luftëtarëve shqiptarë.

Sot, në këtë ditë urimi për të gjithë shqiptarët, në këtë ditë krenarie për ju, njëkohësisht dëshiroj të bëj homazh dhe të përkulem me nderim ndaj Kapiten Feti Voglit, ndaj gjithë të rënëve, bijve dhe bijave amerikanë dhe të gjitha vendeve të tjera partnere që me të gjithë sakrificat e tyre sublime garantojnë paqen, lirinë, sigurinë, çmimi i të cilave natyrisht është i lartë!

Unë dëshiroj njëkohësisht t’ju garantoj ju se të gjithë ne jo vetëm jemi pranë jush por, do të mendojmë dhe punojmë çdo ditë që lufta juaj të përparojë në të mirë të njerëzimit, që kontributi juaj të jetë një bazë e fortë dhe një themel i pacenueshëm i lirisë për kohët që vijnë.

Jam i bindur se Qeveria Shqiptare, Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura do të bëjnë përpjekjet maksimale për t’ju ndihmuar në përmbushjen me sukses të misionit tuaj heroik. Njëkohësisht, dëshiroj të garantoj se përtej këtij misioni ushtarak, Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj edhe në rrafshin politik në garantimin e paqes dhe sigurisë, veçanërisht në rajonin tonë.

Tashmë Shqipëria dhe shqiptarët janë një faktor i forcuar i garancisë së paqes, stabilitetit, zhvillimit, përparimit, fqinjësisë së mirë në rajonin tonë, i cili do të bëhet gjithmonë e më shumë një shembulli i konsoliduar i përparimit dhe i miqësisë, i paqes dhe i prosperitetit.

Ne ju presim me mall të ktheheni shëndoshë nga ky mision.

Dhe një herë gëzuar, një vit të mbarë dhe mision të suksesshëm! Gëzuar!

Viti i Ri me aksidente, një i vdekur, 2 të plagosur

policiaNjë person ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në dy aksidente të regjistruara në orët e parë të Vitit të Ri.

Rreth orës 05:45, në rrugën Tiranë-Durrës, një automjet me targa italiane EH381GJ si pasojë e humbjes së kontrollit, është përplasur me trafikndarësen. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi, Gëzim Rexha, 60 vjeç.

Ndërkohë një aksident është shënuar pranë ish-restorant ‘Durrësit’, ku automjeti mje targa TR4498M me të cilin po udhëtonin dy persona është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy personat, të cilët janë transportuar në spitalin ‘Nënë Tereza’ për të marrë ndihmën mjekësore,nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kulla Eiffel në Paris

Kulla Eiffel në Paris. (Benoit Tessier, Reuters/Contrasto)
Kulla Eiffel në Paris. (Benoit Tessier, Reuters/Contrasto)
Kulla Eiffel në Paris. (Benoit Tessier, Reuters/Contrasto)

Greqia sot presidente e BE, Samaras: Do nxisim rritjen ekonomike

samaras1Greqia merr sot presidencën e radhës të BE-së për herë të pestë. Ekspertët mendojnë se megjithë krizën Greqia do të kujdeset për një presidencë të mirë dhe të orientuar nga rezultatet. Greqia e merr presidencën e radhës të BE-së për herë të pestë. Më parë ajo ishte presidente në vitet 1983, 1988, 1994 dhe 2003. Si thuajse asnjë vend tjetër i BE-së Greqia donte ta përdorte në të kaluarën këtë funksion për një Evropë sociale.

Por sukseset e saj ishin modeste. Në vitin 1988, kryeministri i atëhershëm grek Andreas Papandreu nguli këmbë për një Kartë Sociale Evropiane, por kjo u arrit një vit më vonë nën presidencën franceze. Në vitin 1994 në rend të ditës dolën negociatat mbi zgjerimin e BE-së në pjesën veriore, kurse në vitin 2003 përpjekjet e Athinës për një Evropë sociale u zbehën plotësisht nga kriza në Irak.

Në krye të përpjekjeve të Greqisë si presidente e radhës 2014 do të jenë sidomos programet për punësimin e të rinjve dhe financimi i tyre. Sylvana Rapti beson se këtë vit Greqia do t’ia dalë me përpjekjet e saj, sepse thirrjet për një Evropë më sociale po bëhen gjithnjë e më të larta. Eurodeputetja Rapti beson se jo vetëm në Greqi, por edhe në Gjermani, Francë apo Britaninë e Madhe njerëzit ëndërrojnë për një Evropë sociale.
Greqia e ka të qartë se pas reformës së Lisbonës në vitin 2009 shteti që ka presidencën e radhës nuk ka më rëndësinë e dikurshme.Këtë e tha në një intervistë me revistën ekonomike greke Naftemporiki edhe ministri i Jashtëm grek Evangelos Venizelos.

Profesor Ioakeimidis mendon megjithatë se edhe pas Marrëveshjes së Lisbonës, shteti që ka presidencën e radhës ka mundësi që të ndikojë në politikën evropiane si një ndërmjetës i ndershëm dhe pikë lidhëse mes institucioneve të Evropës, Komisionit, Parlamentit dhe qeverive të vendeve anëtare, në mënyrë që këto të bien në qëndrime të përbashkëta.
Greqia nuk do të abuzojë me presidencën e radhës për të zgjidhur problemet e saj, siguron profesori për Politikën Evropiane. Natyrisht që gjatë presidencës do të diskutohet edhe për regullimin e borxheve greke, por kjo nuk ka të bëjë me gjërat e tjera: “Presidenca e BE-së do të jetë evropiane,dhe jo një presidencë greke,” shpjegon Ioakeimidis.

Eksperti i Evropës Panajotis Ioakeimidis thotë se një ndër pikërëndesat e presidencës greke të BE-së do të jetë edhe politika e refugjatëve dhe e emigrimit. Në këtë fushë ka tensione mes interesave të çdo vendi dhe politikës së përbashkët evropiane. Panajotis Ioakeimidis nuk beson se Greqia do të verë në rend të ditës ndryshimin e Marrëveshjes së Dublinit për politikën ndaj refugjatëve, por mendon se në këtë marrëveshje ka gjëra që mund të përmirsohen. Në rend të ditës do të jetë tema të tilla si agjencia për mbrojtjen e kufijve FRONTEX apo konsultime të grupit të punës për Mesdheun.

Megjithatë Greqia vazhdon të jetë në një krizë të thellë ekonomike. Papunësia është 27% duke shënuar një rekord negativ. Taksat po rriten. Shpenzimet në sektorin publik po bien. Qindra miliarda euro janë ngrirë në borxhe. Gjenda po përmirësohet shumë ngadalë, një situatë kjo që deputeti grek Konstantinos Karagkounis e konsideron si “katastrofë humanitare”.

Karagkounis, që i pëket partisë konservatore të kryeministrit Antonis Samaras, gjatë një vizite në Berlin tha, se ndonëse treguesit janë në ngjitje, situata e grekëve të zakonshëm është dramatike. “Ne duhet t’i bëjmë ballë kësaj situate të vështirë. Presidenca greke në BE duhet të menaxhojë sfida të mëdha.” Greqia më 1 janar 2014 merr për gjashtë muaj drejtimin e presidencës së radhës në BE. Qeverisë greke i duhet të drejtojë qindra mbledhje, të organizojë negociata komplekse dhe 13 senca të Këshillit të Ministrave në Athinë.

Shumë grekë e konsiderojnë kontrollin e buxhetit nga e ashtuquajtura trojka e përbërë nga Komisioni i BE-së, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar si një pushtim të huaj. Trojka në konsultimet për buxhetin i ka premtuar qeverisë greke 50 milionë euro për presidencën e BE-së. Por vetëm 50 milionë euro, sipas eurodeputetit liberal Jorgo Chatzimarkakis nuk mjaftojnë: “Grekët gjashtë muajt e ardhshëm duhet t’ia dalin me një buxhet që është rreth 40% më i ulët se ai i presidencës aktuale të Këshillit të BE-së.” Gjatë menaxhimit dhe duke marrë parasysh numrin e lartë të veprimtarive duhet kursyer fort, thotë Chatzimarkakis.

“Por ndërkohë grekët janë ambjentuar me kursimet dhe besoj, se ata mund të vendosin edhe norma në këtë aspekt se si mund të menaxhohet në të ardhmen presidenca e BE-së në mënyrë efikase duke mos përdorur shumë para nga taksat.” Ministri grek për Europën, Dimitris Kourkoulas, deklaroi madje, se ai do që t’i bëjë ballë presidencës edhe me më pak para nga sa është miratuar për buxhetin. “Ujë mineral dhe verë spumante si në Spartë”, u shpreh një punonjës i ambasadës greke në BE.

Kryeministri grek Antonis Samaras dha gjatë një takimi me Presidentin e Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso në Bruksel një pasqyrë të prioriteteve kryesore të Greqisë si presidente e radhës e BE-së. Athina do të nxisë rritjen ekonomike dhe kohezionin social të Evropës dhe do të kujdeset për politikën e refugjatëve në BE. Po ashtu Samaras do t’i japë përparësi edhe përsosjes së Unioni Bankar.

Në lidhje me rritjen ekonomike qeveria greke e koalicionit mes konservatorëve dhe socialistëve do të japë shembullin e saj dhe ta surprizojë BE-në pozitivisht: Greqia do që në vitin 2014 t’i lërë pas ndihmat ndërkombëtare dhe të kthehet në rrugën e zhvillimit. Por aktualisht këtë gjë e besojnë vetëm pak vetë në Evropë. Madje ka edhe nga ata që tërheqin vëmendjen, se ndoshta grekët mund të mbingarkohen me presidencën e BE-së, duke pasur parasysh gjendjen e vështirë ekonomike të vendit.

Megjithë krizën Greqia do të kujdeset për një presidencë të mirë dhe të orientuar nga rezultatet beson Panajotis Ioakeimidis, profesor për Politikën Europiane në Universitetin e Athinës. Tek e fundit grekët duan që përmes një kryesimi të suksesshëm të BE-së të përmirësojnë imazhin e vendit dhe të rivendosur besueshmin. “Dhe kjo do të ketë sukses, unë jam i bindur,” thotë profesori nga Athina.

Kështu beson edhe eurodeputetja socialiste Sylvana Rapti, e cila konsiderohet si mike e ngushtë e ministrit të Jashtëm grek Evangelos Venizelos. Rapti thotë se dyshimeve në lidhje me aftësinë e Greqisë për të përballuar me presidencën “bëhen nga ligësia” dhe shton “për krahasim edhe presidenca belge në vitin 2010 u shoqërua me shqetësime, sepse belgët në atë kohë nuk kishin as qeveri, por ata bënë një presidencë të mirë, dhe kriza e brendshme nuk e preku veprimtarinë evropiane”.

Letonia nga sot përdor euron, letonezët kundër

Letonia, në vitin e ri 2014, hyri në Eurozonë, duke u bërë vendi i 18-të i bllokut të monedhës së përbashkët euro.

Euroja u bë monedha zyrtare e Letonisë ndërkohë që fishekzjarret e Vitit të Ri shkëlqenin në qiellin mbi kryeqytetin e vendit, Riga.

euroKryeministri në detyrë i Letonisë, Valdis Dombrovskis, i cili e udhëhoqi vendin e tij në krizën më të rëndë ekonomike që nga shkëputja e tij nga ish-Bashkimi Sovjetik në fillim të viteve 1990, tha se masa ishte një mundësi, por jo një garanci e begatisë dhe pasurisë.

Ekonomia e Letonisë u tkurr me një të katërtën gjatë viteve 2008-2010, por pastaj u rrit me ritmin më të shpejtë në BE, duke u zgjeruar me 5.6 për qind në vitin 2012, pasi qeveria shkurtoi shpenzimet, pagat dhe rriti taksat, në një nga programet më të ashpra shtrënguese në Evropë.

Anketat e opinionit tregojnë se shumica e 2 milionë qytetarëve të Letonisë janë të shqetësuar se adoptimi i euros mund të shkaktojë rritjen e çmimeve, ndërsa të tjerët nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga monedha e vendit.

Mbërrin 2014, fishkezjarre dhe festime deri në orët e para të 1 janarit

viti i ri nr trNë një atmosferë festive, spektakël fishekzjarresh dhe me urimin për një vit më të mbarë, kryeqytetasit, por dhe mbarë qytetarët shqiptarë i kanë uruar mirëseardhjen Vitit të Ri 2014.

Qytetarë të shumtë, të grupmoshave të ndryshmme, e pritën Vitin e Ri 2014 jashtë shtëpive të tyre, duke festuar në rrugët e Tiranës dhe ndjekur nga afër spektalin që kanë ofruar fishekzjarret, një traditë kjo tashmë që i mban të gjithë njerëzit zgjuar deri në orët e para të agimit.

Atmosfera e festës u shoqërua edhe me aktivitete në sheshin “Skënderbej”, të organziuara nga Bashkia e Tiranës, ku DJ të njohur sollën rrymat muzikore bashkëkohore.
Me shampanjë, gjel deti, vizita, këngë, puthje e përqafime, është përcjellë mbrëmja e ndërrimit të viteve, e cila dhe pse nuk i është larguar traditës është festuar në mënyrë ta ndryshme.

Një pjesë e mirë e qytetarëve kanë preferuar ta kalojnë në tryezën familjare këtë festë, por edhe ambientet luksoze në kryeqytet, lokalet dhe restorantet që kanë ofruar muzikë live, dhe ku kanë kënduar artistët më të njohur të momentit kanë qenë të mbushura plot.

Familjarë që kanë qëndruar në shtëpite e tyre kanë qenë nën shoqërinë e ekranit të vogel,i cili ndonëse alterantiv dhe i shpërndarë në disa stacione televizive private ishte munduar t’i argëtonte shqiptaret. Më pas orët e para te Vitit te Ri, kanë rinxjerrë në rrugë mijëra njerëz të kryeqytetit. Qytetarët kanë nisur telefonatat dhe mesazhet me urimet më të bukura për të afërmit, miqtë e tyre.

Në këtë feste popullore, më e populluar ka qënë zona e Bllokut , një nga më të prefruarat e rinisë së kryeqytetit, ku lokalet e kësaj zone kanë qënë tejet të mbushura jo vetëm nga të rinj.

Policia e Shtetit ishte në gadishmëri të plotë për të siguruar mbarëvajtjen e festimeve nga qendra në periferi.

Edi Rama, Personazhi i Vitit 2013

personazh2013Eshte kryeministri i vendit Edi Rama, personazhi i Vitit 2013, me i votuari nga publiku, ne anketen e  pervitshme te organizuar nga Top Channel ne faqen e tij te internetit.

Eshte kryeministri i vendit Edi Rama, personazhi i Vitit 2013, me i votuari nga publiku, ne anketen e  pervitshme te organizuar nga Top Channel ne faqen e tij te internetit.

Ne vend te dyte, Elhaida Dani, kengetarja nga Shkodra, e cila triumfoi ne spektaklin The Voice of Italy, duke u shpallur si zeri me i mire i Italise ne 2013-en.

Te tretet ne renditje tek  me te votuarit, Protestuesit. Te gjithe ata qe i thane “Jo!” importit te plehrave dhe demontimit te armeve kimike ne vend.

Kryeministri Rama kryeson i shkeputur ne renditje, nderkohe qe vendi i dyte dhe vendi i trete jane ndare nga vetem kater vota. Peseshen e pare e ploteson Pal Ndoka, personi i cili denoncoi skandalin ne drejtesi nepermjet emisionit fiks fare. Ne dhjeteshen e pare, ndodhen edhe Shpend Ahmeti e Mimoza Kusari Lila, dy riste e politikes kosovare te ketij viti. I nenti ish-deputeti Sokol Olldashi, i cili kryeson mes te djathteve. Ish kryeministri Berisha renditet i 12-ti, vetem pak vota me pak se ambasadori amerikan Arvizu, por gjithsesi siper kryetarit aktual te PD, Lulzim Basha.

Renditja e plote e fazes finale:

1    Edi Rama
2    Elhaida Dani
3    Protestuesit
4    Adnan Januzaj
5    Pal Ndoka
6    Saimir Tahiri
7    Shpend Ahmeti
8    Mimoza Kusari Lila
9    Sokol Olldashi
10    Rexhep Qosja
11    Alexander Arvizu
12    Sali Berisha
13    Saimir Pirgu
14    Albin Kurti
15    Lulzim Basha
16    Ilir Meta
17    Lorik Cana
18    Ermonela Jaho
19    Vlorent Xhafaj
20    Luljeta Lleshanaku

Edhe ne kete kete vit te nente, pjesemarrja ne anketen e kthyer tashme ne tradite, ka qene shume e larte.
/ Top Channel

Australi, Zelandë e Re ndërrohen vitet nën fishekzjarre

AFP photo- Greg Wood
AFP photo- Greg Wood

Pas Zelandës së Re dhe Australia feston ndërrimin e viteve, nën shpërthimet e fishekzjarrëve. Mijëra ton fishekzjarrë janë hedhur nga autoritetet shtetërore nga Opera e Sidnej.

 

 

 

 

 

 

 

Zelande e Re
Zelande e Re

 

Zelanda e Re është vendi i parë që ka festuar ndërrimin e viteve. Sapo akrepat e orës shënuan 00:00 qielli u ndriçua nga mijëra fishekzjarre duke krijuar një spektakël të vërtetë.

 

 

 

 

Kroaci, 364 persona të arrestuar në aferën “Hipokrit”

kroaci korrupsionProkuroria kroate në suaza të aferës “Hipokrit” parashtroi akuzë kundër 364 personave dhe kompanisë farmaceutike “Farmal” për shkak të shoqërimit për kryerje të veprave penale, ryshfet,  keqpërdorim të forcës dhe autoritetit dhe nxitje të keqpërdorimit të pozitës dhe autorizimit zyrtar, shkruan Panorama.

Bëhet fjalë për akuzë me të cilën përfshihen më shumë persona në historinë e prokurorisë kroate. Mes të akuzuarve janë edhe rreth 300 mjekë të përgjithshëm dhe farmacistë.

Në akuzë janë përfshirë edhe anëtarët udhëheqës të kompanisë farmaceutike “Farmal” të cilët janë akuzuar se përmes rrjetit të ndërmjetësuesve, kanë ofruar dhe kanë dhënë ryshfet për mjek të përgjithshëm, dhe farmacistë për t’u shkruar pacientëve ilaçet nga kompania.

Zyra për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbrëmë njoftoi se mes të akuzuarve janë edhe kryetari i bordit drejtues të Frarla,  drejtorja ekzekutive për punë kooperative, drejtorja për  kontroll të shitjes dhe drejtor rajonal nga sektorët jug dhe veri./kn

Viti i Ri, Berisha uron nëpërmjet gjuhës së akuzave

Berisha-vit i riIsh Kryeministri Berisha ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri nëpërmjet një statusi në Facebook. Berisha për qeverinë e re se ato që morën besimin shndërruan premtimet e tyre të ëmbla në mashtrime tejet të hidhura, duke zhytur familjet shqiptare në varfëri, papunësi dhe duke bllokuar statusin e vendit kandidat.

“Gëzuar Vitin e Ri 2014!!!

Të dashur miq, pak orë na ndajnë nga çasti i ndërrimit të Viteve. Me këtë rast unë nga zemra dua t’ju uroj ju, të gjithë shqiptarëve dhe miqve të tyre kudo që festojnë sonte, një Vit të Ri më të mirë, me mbarësi, shëndet, plot gëzime dhe suksese!

Përpjekja jonë vitin që lamë pas nuk mund të themi se ishte një sukses, dhe kjo jo sepse u ndryshuan mazhorancat, por sepse ata që morën besimin, shndërruan premtimet e tyre të ëmbla në mashtrime tejet të hidhura. Ata po zhysin familjet shqiptare në varfëri, papunësi, bllokuan përsëri statusin e vendit kandidat dhe në tre muaj dëmtuan thellë marrëdhëniet tona me miqtë tanë më kryesorë, SHBA dhe vendet kryesore të BE. Pra ne nisim vitin e Ri jo ashtu siç e dëshirojmë. Por ne jemi njerëz të fortë. Ne kemi provuar se dimë të mbrojmë fort vlerat që kemi krijuar dhe parimet që besojmë. Ne dimë të kthejmë humbjet dhe vështirësitë në sfida për t’i fituar.

Ndaj dhe uroj që të bashkohemi ne të gjithë së bashku për të shndërruar Vitin 2014 në një vit të mirë, vit të mbarë, në vitin që meritojmë. Edhe një herë Gëzuar!! Sb”, shkruan Berisha.