Kiev, dhjetëra të plagosur nga forcat policore

ukraike kievShumë manifestues janë plagosur natën e kaluar në Kiev gjatë një konfrontimi me policinë. Opozitarë ukrainas po protestonin kundër dënimit të tre nacionalistëve me 6 vite burg, pasi ato kërkonin të rrëzonin bustin e Leninit më 2011. Policët kanë filluar të godasin protestuesit kur ato filluan të hidhnin bojëra të ndryshme mbi makinat e tyre për t’i bllokuar. Në mes të plagosurve është edhe ish Ministri i Brendshëm, Iouri Lutsenko.

Pavarësisht dhunës së ushtruar policore, manifestuesit kanë qenë të vendosur në protestën e tyre dhe nuk janë zmbrapsur as nga dhuna policore.

Manifestuesit kanë që prej dy muajsh që protestojnë në sheshin e pavarësisë për të denoncuar vendimin e presidentit Ianoukovitch për t’i kthyer kurrizin Bashkimit Europian ndërkohë që ka nënshkruar marrëveshjen për përafrim me Rusinë.

Emrat e policëve të cilët kanë ushtruar dhunë në nëntorin e kaluar, nuk janë bërë të ditur për publikun, ndërkohë që protestuesit i bëjnë thirrje forcave policore të heqin maskat nga fytyra për të marrë përsipër përgjegjësitë, mbi aktet e dhunës që po kryejnë ndaj qytetarëve.

 

Filloi takimi i qeverive Kosovë – Shqipëri

kosove shqiperi- qeveriAshtu siç ishte paralajmëruar, në orën 11-të në hotelin “Theranda” filloi takimi i dy qeverive – të Kosovës e të Shqipërisë.
Mbledhjen e hapi kryeministri i Kosovës cili foli për historinë e popullit shqiptar me theks të posaçëm për pavarësinë Kosovës. pastaj ai prezantoi politikat zhvillimore që sipas tij janë bërë e do të bëhen në Kosovë.
Një theks të posaçëm ai ua kushtoi edhe bisedave me Serbinë dhe rezultateve, sipas tij, arritur në këtë fushë.

Sot në Prizren takimi Kosovë – Shqipëri  

Prizren, 11 janar – 08:33
 – Sot në Prizren, para dite, është paraparë mbajtja e takimit ndërmjet dy qeverive – të Kosovës e të Shqipërisë. Për këtë takim thuhet të jenë përgatitur të dy vendet. Janë ndërmarrë edhe masa të nevojshme të sigurisë në qytetin historik të Prizrenit në të cilin kanë ndodhur e janë zhvilluar disa Lidhje shqiptare të Prizrenit. Edhe ky takim nga shumë kush po quhet një Lidhje e re shqiptare e Prizrenit. Në të pritet të shqyrtohen e të arrihen marrëveshje për tema të rëndësishme ndërshqiptare brenda e jashtë kufijve të këtij populli.

Kryeministri Thaçi ka theksuar dje se takimi i Prizrenit shënon kapitull të ri dhe se ai dërgon mesazhin evropian për të gjithë, mesazhin e rajonit me kufi të hapur dhe pa barriera të së kaluarës.

Por, nga qarqe të LDK –së ky takim është quajtur vetëm takim marketingu që nuk mund të sjellë shumë dobi për shqiptarët.

Takimin me interesim të madh e pret Lugina e Preshevës për cilën Kosova e Shqipëria kanë marrë vendimin të themelojnë një Fond të përbashkët.

Takimi fillon në hotelin “Theranda” e përfundon, simbolikisht,  në ndërtesën historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. /kn

qeveria-nisetQeveria shqiptare niset drejt Prizrenit

Sot pritet të zhvillohet mbledhja midis dy qeverive, shqiptare dhe asaj kosovare. Ministrat e Kabinetit Rama, kanë nisur udhëtimin e tyre sot herët në mëngjes, drejt Prizrenit me një autobus.

Gjatë mbledhjes, pritet të nënshkruhen disa marrëveshje: marrëveshja për bashkëpunim dhe partneritet strategjik midis dy vendeve; marrëveshja për bashkëpunim në lehtësimin e tregtisë; marrëveshja për bashkëpunim në fushat e transportit dhe infrastrukturës; thellim të bashkëpunimit dypalësh në fushën e integrimit europian.

Gjithashtu janë dhe dy projekte për Preshevën, një propozim për bashkëfinancim të pajisjeve mjekësore për maternitetin e Preshevës dhe gjithashtu miratimin e një propozimi për krijimin e një fondi të përbashkët për zhvillimin e Preshevës.

Deputeti shqiptar që kërkohet në Bruksel

frrokuDeputeti shqiptar, Mark Frroku do të rigjykohet muajin e ardhshëm në Gjykatën Penale të Nivelles, pasi Gjykata e Kasacionit e ka dënuar atë me 10 vjet burg në mungesë në vitin 2010 për vrasje dhe prostitucion.

Faqja informative “sudinfo.be” njofton se do të rigjykohen dy nga katër të akuzuarit e çështjes në të cilën është përfshirë Frroku, ku në janar të 2010-ës, janë dënuar me nga 10 vjet secili.

Por tashmë çështja ka hyrë në një situatë të re, pas zgjedhjes së Frrokut si deputet. Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë në Belgjikë përballet me një situatë ku i dënuari është përfaqësues i popullit në një vend tjetër.

Dënimi i tyre ka ardhur për vrasjen e një shoku, Aleksandër Kurti, i vrarë me thikë dhjetë vjet më parë në 5 mars të vitit 1999 në Gare du Midi.

Asnjëri prej ty re nuk është ulur asnjëherë në bankën e të akuzuarve. Rigjykimi pritet të fillojë më 10 shkurt 2014-të, për Frrokun dhe Bytyçin. Por të dy pritet të mungojnë, pasi ata jetojnë të lirë në vendin e ty re të origjinës. /shekulli

Berisha për Ramën: Normal apo i sëmurë, gjykojeni vetë

sali-berishaIsh Kryeministri Sali Berisha ka komentuar në Facebook disa nga deklaratat e kreut të qeverisë Edi Rama, në emisionin Opinion.

“Gjykojeni vetë, normal apo i sëmurë?

Edvin Kristaq Rama në statusin e Facebook-ut të tij më datë 9 dhjetor shkruan: “Të ndëshkohet ministri i Mbrojtjes, Arben Imami”.

Edi Rama më datë 9 janar në Opinion, TV Klan deklaron: “Statusin për Imamin në FB tim nuk e kam shkruar unë” (me siguri e kishte dhënë Facebook me qira!!!!)

Edi Rama më datë 9 janar në Opinion: “Rritja e prodhimit të energjisë shoqërohet me rritjen e çmimit të energjisë”!!!!!!

Edi Rama mbrëmë në Opinion: “Në 100 ditët e para qeveria Rama- Meta nuk ka pasur asnjë dështim”!!!

Këtij i thonë… Vlerësojeni vetë!!” shkruan Berisha në FB.

Eskorta e Bashës përplaset me një makinë në Tropojë

Lulezim Basha_2_1Policia bën të ditur se një makinë është përplasur me eskortën e kreut të PD-së Lulzim Basha, në Tropojë. Pas incidentit, është bërë i mundur edhe ndalimi i drejtuesit të mjetit, i cili është shtetasi Niman Buçpapaj. Drejtori i Policisë Qarkut Kukës, ka thënë se ngjarja është aksidentale dhe se janë shkaktuar dëme të lehta në mjetin e eskortës.

Por, lajmi që u përcoll nga policia, është përgënjeshtruar pak minuta më vonë nga Partia Demokratike. PD është kundërpërgjigjur, duke nënvizuar se ngjarja nuk është gjë tjetër veçse trillim i Saimir Tahirit dhe Artan Didit dhe se kreu i PD, Lulzim Basha, nuk ka eskortë dhe se nuk ka pasur asnjë lloj incidenti.

“Dënojmë shpifjet dhe instrumentalizimin politik të policisë së shtetit. Njoftimi vërteton kthimin e policisë, në ditët e zeza”, deklaron PD.

Braçe: T’u sekuestrohen pasuritë zyrtarëve të lartë që blenë shtëpi me kredi të buta

brace5Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe, në një reagim në Facebook deklaron se, zyrtarët e lartë që kanë përfituar nga kreditë e strehimit duke blerë vila në Gjirin e Lazlit, duhet t’iu sekuestrohen pasuritë.

“As që më intereson publikimi i lajmit për zyrtaret e Berishës që kanë marrë kredi strehimi dhe kanë blerë vila në “Bllokun e ri të Lalëzit”!! (edhe pse e falënderoj Fiks Fare). Dua hetim dhe ndëshkim! Për zyrtarët e ministrisë së Ndërtimit që kanë dhënë kredinë; Zyrtarët e Berishës që kanë përfituar kredinë”.

Sekuestrim i pasurisë së marrë përmes kësaj skeme mashtruese; Detyrimin për të kthyer kredinë menjëherë!! Mund të duken të palogjikshme por duhet goditur rëndë, shumë rëndë që të mos ndodhë më!!

E dyta: Dua një hetim për të gjitha pasuritë (burimin e tyre) e berishëve të sistemuara bukur e qartë, një për ministër e zëvendësministër, drejtorë etj, në bllokun e Lalëzit!”, përfundon Braçe.

Mziu vizitohet sërish në burg nga deputetë të PD-së

shamikuqjaDeputetët e Partisë Demokratike kanë vizituar sërish në burg ish kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Arben Ristani, Flamur Noka dhe Aldo Bumçi i kanë bërë një vizitë sot në burgun 302 kryebashkiakut të Kamzës, i cili 20 dhjetor 2013 për shpërdorim detyre. Ai akuzohet për pabarazi në tenderin e rrugës Valias i Ri- Laknas. Seanca gjyqësore ndaj Mziut do të zhvillohet në 13 janar.

Kjo është vizita e dytë që një grup deputetësh demokratë i bëjnë Mziut në burg. Në 30 dhjetor, tre deputetë demokratë: Ristani, Bumçi dhe Tafaj vizituan Mziun në qeli.  Bumçi, në një deklaratë për mediat e cilësoi arrestimin e Mziut si politik dhe në shkelje të ligjit.

Gjykata rrëzon apelin e djalit të Meidanit

Denion MeidaniGjykata e Administrative ka rrëzuar kërkesëpadinë e Denion Meidanit, i cili pas largimit nga puna në Drejtorinë e Doganave, iu drejtua gjykatës me pretendimin e shkarkimit të padrejtë.

Ka qenë gjykatësi, Gentian Hamiti, i cili ka vendosur të rrëzojë kërkesën e djalit të ish-presidentit Meidani duke lënë në fuqi vendimin administrativ të drejtoreshës së Doganave, Elisa Spiropali për largimin nga puna të Denionit.

Gjykata ka argumentuar se padia e Meidanit është e pabazuar në ligj, ndërsa ende nuk dihet nëse ky vendim do të apelohet nga Meidani, i cili disa ditë pas largimit nga puna u përfshi dhe në një debat me akuza me kreun aktual të doganave Elisa Spiropalin, raporton “shqiptarja.com”.

“Closer”: Hollande në lidhje të fshehtë me aktoren Julie Gayet

hollandeRevista franceze “Closer” ka publikuar një artikull mbi Presidentin francez François Hollande ku jep detaje të lidhjes së tij të fshehtë me aktoren 41 vjeçare Julie Gayet.

Lajmi i publikuar nga “Closer” është përgënjeshtruar nga të dy palët, dhe Hollande ka kërcënuar revistën edhe me veprim ligjor.

Thashethemet për një lidhje mes aktores 41-vjeçare dhe presidentit francez, 59-vjeç, kishin muaj që qarkullonin, por revista ka sjellë edhe foto që dëshmojnë një gjë të tillë.

“Closer” raporton se, Hollande vazhdimisht udhëtonte me një motor skuter për të kaluar natën me aktoren. Një ditë në prag të Vitit të Ri, ai është parë duke hyrë në apartamentin e 41-vjeçares.

Hollande nuk është se ka përgënjeshtruar në fakt lidhjen me aktoren, por e ka konsideruar lajmin e publikuar një sulm ndaj të drejtës së privatësisë.

Reagimi i tij është publikuar nga AFP, ku shprehet se, “po shikon mundësinë e një veprimi ligjore” kundër revistës tabloid.

E përjavshmja “L’Express”, muajin e kaluar raportoi se shërbimi i sigurisë në Pallatin Presidencial ishte shumë i shqetësur për “arratisjet” e shpeshta të Hollande.

“Closer” raporton se Hollande ishte i shoqëruar nga vetëm një truprojë gjatë rrugës për në apartamentin e aktores.

Aktualisht, Presidenti francez jeton me të dashurën e tij Valerie Trieweiler, një gazetare që u nda nga politikani i majtë, Segolene Rayal dhe që ka katër fëmijë me të.

3480813_hollande-gayet-2-lp

3480813_hollande-gayet-1-lp_640x280

 

SHBA kërkon zgjidhje për konfliktin Turqi-Irak rreth naftës

f1_10biden1389351677Zv. Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden i ka bërë thirrje liderit të krahinës veriore irakiane kurde që të punojë me qeverinë qendrore në Bagdad dhe Turqinë, për të zgjidhur problemin e krijuar me naftën në këtë rajon.

Biden ka marr në telefon presidentin Massoud Barzani të enjten, ditën kur qeveria rajonale kurde ka lajmëruar se do t’ia dërgoj naftën Turqisë.

Qeveria irakiane dhe kurdët etnik në veri të Irakut, kanë mosmarrëveshje të vjetra rreth të drejtave për naftën.

Shtëpia e Bardhë bënë të ditur se Biden i ka inkurajuar Barzanin që të bisedojë me Bagdadin për të gjetur një rrugëdalje.

Turqia dhe autoritetet e Kurdistanit në Irak kanë arritur një marrëveshje për eksportin e naftës, por pa pjesëmarrjen e qeverisë në Bagdad.

Për këtë arsye, qeveria qendrore irakiane e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje për naftën ose gazin irakian, e cila nuk ka leje nga ekzekutivi në Bagdad.

Qeveria e Irakut po ashtu ka kërcënuar të gjitha kompanitë e huaja se, pa nënshkrimin e marrëveshjeve për eksport të naftës nga qeveria qëndrore, ato rrezikojnë të humbin të drejtën e të bërit biznes në Irak.