Por, lajmi që u përcoll nga policia, është përgënjeshtruar pak minuta më vonë nga Partia Demokratike. PD është kundërpërgjigjur, duke nënvizuar se ngjarja nuk është gjë tjetër veçse trillim i Saimir Tahirit dhe Artan Didit dhe se kreu i PD, Lulzim Basha, nuk ka eskortë dhe se nuk ka pasur asnjë lloj incidenti.
“Dënojmë shpifjet dhe instrumentalizimin politik të policisë së shtetit. Njoftimi vërteton kthimin e policisë, në ditët e zeza”, deklaron PD.