“Closer”: Hollande në lidhje të fshehtë me aktoren Julie Gayet

55

hollandeRevista franceze “Closer” ka publikuar një artikull mbi Presidentin francez François Hollande ku jep detaje të lidhjes së tij të fshehtë me aktoren 41 vjeçare Julie Gayet.

Lajmi i publikuar nga “Closer” është përgënjeshtruar nga të dy palët, dhe Hollande ka kërcënuar revistën edhe me veprim ligjor.

Thashethemet për një lidhje mes aktores 41-vjeçare dhe presidentit francez, 59-vjeç, kishin muaj që qarkullonin, por revista ka sjellë edhe foto që dëshmojnë një gjë të tillë.

“Closer” raporton se, Hollande vazhdimisht udhëtonte me një motor skuter për të kaluar natën me aktoren. Një ditë në prag të Vitit të Ri, ai është parë duke hyrë në apartamentin e 41-vjeçares.

Hollande nuk është se ka përgënjeshtruar në fakt lidhjen me aktoren, por e ka konsideruar lajmin e publikuar një sulm ndaj të drejtës së privatësisë.

Reagimi i tij është publikuar nga AFP, ku shprehet se, “po shikon mundësinë e një veprimi ligjore” kundër revistës tabloid.

E përjavshmja “L’Express”, muajin e kaluar raportoi se shërbimi i sigurisë në Pallatin Presidencial ishte shumë i shqetësur për “arratisjet” e shpeshta të Hollande.

“Closer” raporton se Hollande ishte i shoqëruar nga vetëm një truprojë gjatë rrugës për në apartamentin e aktores.

Aktualisht, Presidenti francez jeton me të dashurën e tij Valerie Trieweiler, një gazetare që u nda nga politikani i majtë, Segolene Rayal dhe që ka katër fëmijë me të.

3480813_hollande-gayet-2-lp

3480813_hollande-gayet-1-lp_640x280