Filloi takimi i qeverive Kosovë – Shqipëri

54

kosove shqiperi- qeveriAshtu siç ishte paralajmëruar, në orën 11-të në hotelin “Theranda” filloi takimi i dy qeverive – të Kosovës e të Shqipërisë.
Mbledhjen e hapi kryeministri i Kosovës cili foli për historinë e popullit shqiptar me theks të posaçëm për pavarësinë Kosovës. pastaj ai prezantoi politikat zhvillimore që sipas tij janë bërë e do të bëhen në Kosovë.
Një theks të posaçëm ai ua kushtoi edhe bisedave me Serbinë dhe rezultateve, sipas tij, arritur në këtë fushë.

Sot në Prizren takimi Kosovë – Shqipëri  

Prizren, 11 janar – 08:33
 – Sot në Prizren, para dite, është paraparë mbajtja e takimit ndërmjet dy qeverive – të Kosovës e të Shqipërisë. Për këtë takim thuhet të jenë përgatitur të dy vendet. Janë ndërmarrë edhe masa të nevojshme të sigurisë në qytetin historik të Prizrenit në të cilin kanë ndodhur e janë zhvilluar disa Lidhje shqiptare të Prizrenit. Edhe ky takim nga shumë kush po quhet një Lidhje e re shqiptare e Prizrenit. Në të pritet të shqyrtohen e të arrihen marrëveshje për tema të rëndësishme ndërshqiptare brenda e jashtë kufijve të këtij populli.

Kryeministri Thaçi ka theksuar dje se takimi i Prizrenit shënon kapitull të ri dhe se ai dërgon mesazhin evropian për të gjithë, mesazhin e rajonit me kufi të hapur dhe pa barriera të së kaluarës.

Por, nga qarqe të LDK –së ky takim është quajtur vetëm takim marketingu që nuk mund të sjellë shumë dobi për shqiptarët.

Takimin me interesim të madh e pret Lugina e Preshevës për cilën Kosova e Shqipëria kanë marrë vendimin të themelojnë një Fond të përbashkët.

Takimi fillon në hotelin “Theranda” e përfundon, simbolikisht,  në ndërtesën historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. /kn

qeveria-nisetQeveria shqiptare niset drejt Prizrenit

Sot pritet të zhvillohet mbledhja midis dy qeverive, shqiptare dhe asaj kosovare. Ministrat e Kabinetit Rama, kanë nisur udhëtimin e tyre sot herët në mëngjes, drejt Prizrenit me një autobus.

Gjatë mbledhjes, pritet të nënshkruhen disa marrëveshje: marrëveshja për bashkëpunim dhe partneritet strategjik midis dy vendeve; marrëveshja për bashkëpunim në lehtësimin e tregtisë; marrëveshja për bashkëpunim në fushat e transportit dhe infrastrukturës; thellim të bashkëpunimit dypalësh në fushën e integrimit europian.

Gjithashtu janë dhe dy projekte për Preshevën, një propozim për bashkëfinancim të pajisjeve mjekësore për maternitetin e Preshevës dhe gjithashtu miratimin e një propozimi për krijimin e një fondi të përbashkët për zhvillimin e Preshevës.