Greqi, burgosen edhe dy deputetë të tjerë të “Agimit të Artë”

Agimi-i-ArteDy deputetët e partisë neonaziste “Agimi i Artë”, Jorgo Germenis dhe Panajotis Iliopulos u dërguan në paraburgim me vendim të gjykatësit hetues të çështjes dhe prokurorit përkatës. Pas një dëshmie të gjatë prej 7 orësh para prokurorit, u vendos që dy deputetët të paraburgosen me akuzën për anëtarësi dhe lidership në organizatë kriminale.

Sapo u bë i ditur vendimi për paraburgosjen, një grup simpatizantësh shpërthyen në parulla zemërimi ndaj gjyqtarëve , gazetarëve dhe kryeministrit.

Rreth 30 aktivistë neonazistë që ndodheshin në hyrje të Gjykatës sulmuan verbalisht gazetarët, madje hodhën edhe shishe mbi ta. Me prangosjen e dy deputetëve shkon në 5 numri i deputetëve neonazistë, që kalojnë dyert e burgut.

SHBA, armët kimike: Do kemi dhe raste të tjera bashkëpunimi

YeeZëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Yee, tha se problemet në konstituimin e këshillave komunale në veri të Kosovës nuk ishin diçka e papritur. Në komentet që bëri mbrëmë për Zërin e Amerikës, zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit tha se e rëndësishme është që qeveritë lokale të zgjedhura së fundi të funksionojnë në përputhje me ligjin e Kosovës. Zoti Yee komentoi edhe për bashkëpunimin me qeverinë e Shqipërisë pas refuzimit të saj për të bërë asgjësimin e armëve kimike siriane në territorin e vet.

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Yee, tha se deri tani, ka patur përparim të jashtëzakonshëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, sidomos me marrëveshjen e nënshkruar në muajin prill.
Hoyt Yee Zëvendës-ndihmës sekretar i Shtetit

“SHBA i mirëpresin përpjekjet që po bëhen nga Prishtina dhe Beogradi për vënien në jetë të kësaj marrëveshjeje. Ishte diçka shumë pozitive që zgjedhjet u zhvilluan përgjithësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me ligjin e Kosovës. Tani, detyra përpara popullit të Kosovës dhe udhëheqësve të zgjedhur të saj është që të zbatohen rezultatet e këtyre zgjedhjeve në komunat, duke përfshirë ato në veri dhe të garantohet se qeveritë lokale të zgjedhura së fundi do të funksionojnë në përputhje me ligjin e Kosovës dhe me kornizën e institucioneve të saj.”

Lidhur me problemet në konstituimin e këshillave komunale në veri, zoti Hoyt Lee tha:

“Sa herë që ka një proces si ky që ndodh për herë të parë, do të ketë edhe komplikime dhe nuk është e papritur që ka vështirësi në konstituimin e institucioneve për herë të parë. Ne mendojmë se ka shumë rëndësi që udhëheqësit e qeverisë të gjejnë mënyrën për konstituimin e këshillave komunale në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve, me ligjin e Kosovës dhe të marrëveshjes së arritur në prill të 2013s.”

I pyetur nëse SHBA janë të zhgënjyera me vendimin e Shqipërisë për të mos pranuar shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në territorin e saj, zoti Hoyt Yee tha:

“Ne kemi një bashkëpunim jashtëzakonisht të ngushtë dhe të fuqishëm me Shqipërinë në një gamë të gjerë veprimtarish, duke përfshirë sferën e sigurisë, sferën ekonomike, tregtare, kulturore dhe politike. Ky aspekt potencial i bashkëpunimit tonë, pra përsa i përket shkatërrimit të armëve kimike, në fund rezultoi i pamundur por ne e mirëpresim gatishmërinë e treguar nga qeveria e Shqipërisë për t’u takuar dhe biseduar me ne dhe për të shqyrtuar kërkesën tonë. Ne vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë të NATO-s dhe partnerë të tjerë të interesuar për të bërë atë që është e nevojshme të bëhet në shkatërrimin e armëve kimike siriane sipas kalendarit që kemi përcaktuar. Jemi të sigurt se do të ketë edhe raste të tjera për lloje të ngjashme bashkëpunimi me Shqipërinë në të ardhmen.”/voa

 

Basha vlonjatëve: Mos u dekurajoni, do të fitojmë sërish

Basha-ne-VloreKreu i PD-së Lulzim Basha gjatë takimit që ka zhvilluar sot në qytetin e Vlorës, i ka bërë thirrje demokratëve të Vlorës që të mos dekurajohen, pasi kthimi në fitore do të jetë i afërt.

Basha ka akuzuar kreun e qeverisë Rama për paaftësi, papërgjegjshmëri, konfliktual dhe se ka mbetur mbrapa shqiptarëve, botës dhe Europës.

“Mashtrimi dhe gënjeshtra, masat e marra prodhojnë rritje pasigurie, ulje investimesh, rritje çmimesh, etj. Kryeministri i plasaritur vazhdon të shpifë e trillojë. As nuk do të ketë legalizim falas, ashtu sikundër nuk ka shëndetësi falas. Por ka edhe një fatkeqësi tjetër, kthimin e konfliktualitetit agresiv politik në vend, që buron vetëm nga Edi Rama.   Ai është i paaftë, i papërgjegjshëm dhe po mbetet përditë mbrapa shqiptarëve, botës dhe Evropës. Ne nuk do të përgjigjemi me konfliktualitet dhe urrejtje. Ju qytetarët e Vlorës keni treguar vizionin e demokratëve, edhe pse pësoni një humbje mos u dekurajoni, ju do të ktheheni sërish tek fitorja”, tha Basha.  

Shkëmbim zjarri në Vlorë, në afërsi të “Kalit të Trojës”

policiaNjë shkëmbim zjarri raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës, pranë zonës së quajtur “Kali i Trojës”, por fatmirësisht pa të lënduar dhe viktima.

Një person i cili ndodhej në një automjet, ka qëlluar me armë zjarri xhaxhanë e tij, i cili po udhëtonte në automjetin e tij tip “Ford Focus”, me targë AA 537 EE. Zanafilla e ngjarjes ka qenë një sherr në familje dhe më pas duke udhëtuar me automjetin e tij në bulevardin Vlorë-Skelë, në afërsi të “Kalit të Trojës, nipi ka qëlluar me armë ndaj automjetit në të cilin po udhëtonte xhaxhai i tij. Nga plumbat është thyer xhami i pasëm i automjetit, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Blutë e Vlorës, tashmë kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje, si dhe po punojnë për kapjen e autorit, i cili është larguar me një automjet.

Menduh Thaçi: Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, një “Marketing politik”

Menduh ThaçiKryetari i PDSH-së Menduh Thaçi e ka konsideruar “Marketing politik”, takimin e drejtuesve të Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Prizren.

Ai është shprehur i revoltuar që kryeministri Rama dhe Thaçi janë fokusuar vetëm në gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndërsa kanë anashkaluar pa thënë asnjë fjalë për 1 milion shqiptarët e Maqedonisë. Më tej, ai i është referuar edhe zgjedhjeve presidenciale, duke shtuar se PDSH është për demisionimin e BDI nga pushteti dhe se zgjedhja e presidentit të shtetit për partinë e tij është temë e parëndësishme.

“Nëse them se jemi për zgjedhje të parakohshme parlamentare, menjëherë do të më thonë se për një gjë të këtillë jam dakorduar me VMRO-DPMNE-në. Nga ana tjetër, gjendja në vend është e keqe dhe pothuajse pa dalje, ndërsa i këtillë është edhe opinioni i BDI dhe kryetarit të partisë Ali Ahmeti, kështu që propozimi im për tejkalimin e kësaj gjendje është demisionimi i BDI dhe Ahmetit”, tha Thaçi.

Në lidhje me propozimin për kandidat të përbashkët konsensual për zgjedhjet presidenciale, lideri i PDSH tha se përzgjedhja e presidentit është temë e parëndësishme për partinë. Kryetari i PDSH, këtë deklaratë e dha para mbledhjes se Kuvendit te degës së PDSH në Tetovë, ku pritet që kryetar i ri i degës të zgjidhet kirurgu Arben Demiri.

Ndërron jetë ish Kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon

Ariel-SharonNdërron jetë në moshën 85 vjeçare ish Kryeministri izraelit, Ariel Sharon. Ai ndodhej në koma prej 4 janarit të vitit 2006. Nga viti 2001-2006, Ariel Sharon ka shërbyer si Kryeministër i Izraelit.

Ariel Sharon ka dominuar për shumë vite jetën politike izraelite. Sharon ka udhëhequr luftërat izraelite në 1967 dhe 1973. Mësohet se gjëndja shëndetësore e Ariel Sharon ishte përkeqësuar gjatë javës. Ariel Sharon njihej si ‘djalli’ për palestinezët dhe ‘heroi’ i izraelitëve.

 

NYT, Shqipëria në top listën e vendeve që duhen vizituar

uji i ftohteBregdeti shqiptar renditet i 4-ti në listën e 52 vendeve që duhen vizituar gjatë vitit 2014. Prestigjiozja “New York Times” rekomandon të gjithë turistët të vizitojnë bregdetin shqiptar, i cili ofron kombinimin më të mirë të bukurisë së bregdetit Dalmat në Kroaci, thesaret arkeologjike që gjenden në Turqinë dhe Greqinë e lashtë dhe bukuritë e Italisë së Jugut.

Të gjitha këto perla të Evropës mund ti gjeni në një vend të vetëm, Shqipëri, një rikthim në kohët kur Evropa ishte e virgjër dhe kushtonte pak”, shkruan New York Times. Sipas gazetës, zhvillimet e mëparshme kërcënonin rikthimin e këtij bregdeti në vitet pas komunizmit, por qeveria e re që erdhi në pushtet në shtator të 2013-ës, premtoi ta kthejë në identitet.

Rama: Shqipëri – Kosovë, bashkim si vendet e Beneluksit

thaci-rama-659x438Në mbledhjen e dy qeverive Shqipëri-Kosovë, u përcoll qartë ideja e një bashkimi, si ai që funksionon mes vendeve të Beneluksit. Kreu i qeverisë Rama deklaroi se, kufiri aktual shërben si një kujtesë ndaj pamundësisë historike dhe nga ana tjetër, detyrimin tonë për t’i qëndruar besës së dhënë atyre pa të cilët Kosova e lirë dhe e pavarur, do të kishte mbetur një ëndërr e përgjakur SHBA-ve dhe BE-së”

“Jemi sot këtu për të punuar për të ardhmen, nuk ka asnjë dyshim se shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe përfundimi i mbikëqyrjes ndërkombëtare përbën një nga arritjet më të mëdha për dy shtetet shqiptare. Ky takim shënon një kapitull të ri për Kosovën, Shqipërinë dhe rajonin”, u shpreh Thaçi.

“I takojnë një kombi me një gjuhë kulturë të përbashkët, por nëse mbledhja e përbashkët bëhet arsye trembjeje apo inkurajimi për këdo që ka shqetësime në lidhje me vijat kufitare, dua të them se kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës është për ne shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm si një vijë që na kujton qoftë pamundësinë e historisë nga njëra anë apo përpjekjet heroike që solli krijimin e shtetit të dytë shqiptar nga ana tjetër dhe qoftë dhe detyrimin tonë për t’i qëndruar besës së dhënë atyre pa të cilët Kosova e lirë dhe e pavarur do të kishte mbetur një ëndërr e përgjakur SHBA-ve dhe BE-së”, u shpreh Rama.

Schultz: Nuk do të udhëheq dialogun Beograd- Prishtinë

schultzNuk jam kandidat për Përfaqësues të lartë për politikë të jashtme e siguri, ka thënë kryetari i Parlamentit Evropian Martin Schultz.

Schultz nga disa medie më parë ishte “promovuar” si trashëgimtar i Catherine Ashtonit.

“Thënë të vërtetën,do të jem kandidat i Partisë evropiane socialiste për kryetar të Komisionit Evropian. Në këtë plan më presin punë shumë të mëdha”, ka thënë Schulz për gazetën serbe ”Novosti”.

Në pyetjen se çfarë mendon për rezultatet e dialogut, sa kohë do të mund të zgjaste dhe nëse Serbia mundet shpejt të përparojë drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në BE, ai ka thënë se dialogu është rëndësi vitale dhe ai varet nga përparimet e dy palëve.

“Ajo që po ndodh në marrëdhëniet e Serbisë e të Kosovës ka rëndësi historike”, ka thënë Schultz.

Mediet serbe më herët kishin lansuar lajmin se në vend të baroneshës Ashton mund të emërohet shefi i diplomacisë suedeze Carl Bildt./kn