Negociatat BE-Serbi, nisin me Kosovën

Komisioni Europian

Komisioni EuropianShefja e ekipit serb për negociata me BE-në Tanja Mishçeviq, ka deklaruar për “ Politika” se do të përpiqet që sa më parë të hapen kapitujt negociues me BE-në dhe pret që kapitulli i parë të jetë kapitulli 35. Ajo ka thënë se pret të hapet kapitull 35 në të cilin gjenden çështje të normalizimit të marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës. Risi në këtë kapitull është se krahas përfaqësuesve të Komisionit Evropian, marrin pjesë edhe përfaqësues të Shërbimit të Jashtëm Evropian të cilët janë të përfshirë në dialogun Beograd- Prishtinë.

Mishçeviq ka njoftuar se në shqyrtimin e 22 janarit do të prezantohen elementet që konsiderohen se duhet punuar më tej në zbatimin Marrëveshjes së Brukselit. Aty, sipas saj, janë çështja e vazhdimit të negociatave për jurisprudencë si dhe paraqitja e analizës ç’është bërë dhe ç’duhet të bëhet.

Ekipi serb do të paraqesë cilat çështje i konsideron elemente të normalizimit të mëtejmë me Prishtinën, e në to do të përfshihen ato qe Mishçeviq i ka quajtur marrëveshje “Brukseli 2” dhe  “Brukseli 3”.

Në këto ka ide për çështje të funksionimit të Asociacionit serb të Komunave në Kosovë, çështja e trashëgimisë dhe çështje të zgjedhjeve të sivjetme parlamentare në Kosovë, ka thënë zyrtarja serbe. /kn

Berisha: Rama ‘gjobë me pre’ qytetarëve. Tahiri: Historia të lë dhe mbrapa

berisha-fbIsh Kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në Facebook, ka akuzuar Edi Ramën për gjobitje të qytetarëve pasi ka shndërruar policinë rrugore në skuadra të policisë partiake socialiste.

“Të dashur miq, prej mëse dy muajve, në Shqipëri, mijëra e mijëra qytetarë, gdhijnë në mëngjes të gjobitur nga skuadra të policisë partiake socialiste, madje pa asnjë dokument të firmosur nga inspektorë policie, por thjesht me shpalljen e emrit në faqen zyrtare të të gjobiturve të Policisë Rrugore.  

Kjo, sepse ata gjobiten në kundërshtim me ligjet dhe vetëm e vetëm se duhet të plotësojnë planin që kryekreu Edi Rama, ka vendosur për të mbuluar shpenzimet e Policisë së Shtetit me paratë që u grabit qytetarëve për automjetet e tyre. Kjo epidemi gjobash, me moton “gjobë me pre”, nisi mbasi Rama bëri paqe dhe vuri në kontroll për hesap të tij Lojërat e Fatit, me të ardhurat e të cilave ishte zotuar se do të ndihmonte Policinë. Në serinë e pafundme të gjobave, mediat kanë raportuar gjoba të vendosura për të gjallë dhe për të vdekur, për emigrantë që kanë një dekadë pa ardhur në Shqipëri”, ka shkruar ndër të tjera Berisha.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga ana e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.   Ai i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit Berisha, për akuzat për gjobat me automjetet. Tahiri, është shprehur se Sali Berisha kur ishte kryeministër, nuk bëri gjë për policinë dhe se deklaratat e tij janë si qelbi që rrjedh nga plaga e pashëruar. “Kryetar i partisë pa kryetar, deputet Saliu, paska shfryrë sot kundër Policisë së Shtetit. Është ajo doza ditore e qelbit që i rrjedh nga plaga e pashëruar. Tamam si ata që nuk shërohen dot duke mësuar se nuk ua fërshëllen më njeri. Nuk binden se historia të le dhe mbrapa”, replikon ndër të tjera ministri  Tahiri.

Arvizu takim në Kryeministri me Shefen e Kabinetit Rama, Vali Bizhga

arvizu1Ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë Aleksandër Arvizu, ka zhvilluar sot një takim me shefen e Kabinetit të Kryeministrit Vali Bizhga.

Takimi ka nisur rreth 20 minuta më parë në Kryeministri ndërsa ende nuk dihet tema e diskutimeve.  Pritet që pas takimit të ketë një prononcim në lidhje me bisedimet mes diplomatit amerikan dhe shefes së kabinetit të kryeministrit Rama.

Greqi, kapen 320 kg kanabis sativa që vinte nga Shqipëria

hashishPolicia greke ka sekuestruar 320 kilogramë kanabis sativa në Filat të Greqisë. Droga vinte nga Lazarati.

Burime nga policia e Janinës kane bërë të ditur se gjatë mëngjesit të sotëm është ndaluar një furgon me targa greke që drejtohej nga një shqiptar, ku është gjetur edhe sasia më e madhe e lëndës narkotike e kapur në këtë zonë. Lënda narkotike mësohet se, ka hyrë nga fshati Pogon i poshtëm i Gjirokastrës.

Droga është transportuar jo shumë larg postës kufitare shqiptare. Sipas policisë, droga kishte si destinacion kryeqytetin grek, Athinën, ndërkohë policia greke dhe ajo shqiptare po vijojnë hetimet, ndërsa ka shoqëruar shoferin e furgonit.

Rama: PD i mbron politikisht të akuzuarit nga drejtësia, ndryshe nga PS

Rama-te-fevzo-1024x679Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, flet për 100 ditët e para të punës së qeverisë së tij, duke argumentuar aksionet e policisë së shtetit, marrëdhënien e ekzekutivit me FMN-në, paketën e re fiskale dhe pasojat që janë vënë re në ditët e para të zbatimit të saj. Kryeministri iu përgjigj edhe dyshimeve për “krisje” të raporteve të Shqipërisë me SHBA-në për shkak të vendimit për armët kimike, duke theksuar se Jo-ja e Shqipërisë nuk ka lënë asnjë hije në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Më poshtë lexoni një pjesë të intervistës së kryeministrit, dhënë sot në mbrëmje në “Opinion”.

Gjobat janë shqetësimi kryesor i qytetarëve, a është një fushatë e paligjshme dhe abuzive e Policisë së Shtetit?
Gjobat e papaguara janë një problem që e kemi marrë përsipër ta zgjidhim dhe do ta zgjidhim. Sistemi është duke u përmirësuar çdo ditë. Qytetarët kanë mundësi të verifikojnë gjobat e tyre nëse kanë apo nuk kanë gjobë, në sistemin online të gjobave. Qytetarëve u jepet dhe një mundësi apelimi dhe ata kanë në dorë një faturë që i lejon të qarkullojnë. Një pjesë të njoftimeve qytetarët nuk e kanë marrë për shkak të kaosit me sistemin e adresave. Por gjithsecili mund të verifikojë vetveten në sistemin online të Ministrisë së Brendshme. Ka pasur një periudhë më shumë se dyjavore lajmërimesh. Qytetarët duhet të merrnin të gjitha masat për pagimin e gjobave. Nuk është një sistem i përsosur. Me siguri ka dhe defekte, por ky është një proces që ka filluar, që nuk do të ndalet dhe ne nëse duam të bëhemi një vend normal, ne duhet të gjithë të biem dakord që çdo rregull duhet respektuar nga të gjithë.
Në këto 100 ditë të qeverisjes duket se rendi është në një situatë katastrofike… 
Është e vërtetë që krimi është një problem, por në vetëm 100 e pak më shuam ditë, ne kemi ulur numrin vrasjeve në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, e kemi pothuajse përgjysmuar. Pa asnjë dyshim që jemi ende në një rrugë ku jemi vetëm në fillim dhe deklarata jonë, zotimi ynë, programi ynë janë qartësisht angazhim për të vendosur Policinë e Shtetit në krye të detyrës brenda 300 ditëve. Kjo nuk do të thotë që pas 300 ditësh nuk do ketë asnjë krim, asnjë vrasje, asnjë problem. Sot qytetarët po e shohin vetë ndryshimin e dukshëm dhe të prekshëm të sjelljes dhe rezultateve të Policisë së Shtetit. Për herë të parë në Shqipëri, ministrat gjobiten dhe paguajnë gjoba, deputetët gjobiten dhe paguajnë gjoba, eskorta e kryeministrit respekton semaforin.
Kali juaj kryesor i betejës në fushatë ka qenë ulja e borxhit publik, ndërkohë që ju e keni çuar në 75%, ku është premtimi?
Ne nuk kemi rritur borxhin, por kemi legalizuar një borxh që ishte aty, borxhin e qeverisë të fshehurin. Borxhin e padeklaruar, ai borxh që u skanua dhe doli në dritë në bashkëpunim me FMN dhe me një kompani ndërkombëtare auditimi prej 726 mln dollarësh, që ishte një borxh i padeklaruar. Thjesht kemi legalizuar borxhin e trashëguar, siç do të legalizojmë edhe ndërtimet pa leje të trashëguara. Shqipëria sot nuk ka një qeveri që i shkruan shifrat vetë, që çfarë do e shkruan, çfarë do nuk e shkruan. Shqipëria është e angazhuar në një marrëdhënie dhe program të ri me FMN. Përfshirja e FMN-së është garancia për popullin shqiptar dhe Shqipërinë se në katër vitet e ardhshme borxhi do të kthehet në shifra shumë më të pranueshme nga këto që kemi sot dhe do të shkojë në 64%. Ky është një objektiv i nënshkruar në marrëveshjen me FMN-në, është dokumenti bazë i një monitorimi të rreptë.
Sa është borxhi sipas jush që po merrni?
Ne kemi marrë një borxh shumë të favorshëm nga FMN, nga Banka Botërore dhe nuk dua të flas për shifra konkrete pa kaluar në bordin e FMN-së marrëveshja. Nuk dua të spekulohet me këto shifra. Borxhi që kemi marrë është një borxh për të rivënë në lëvizje gjithë ekonominë dhe për t’i dhënë fund një historie të tmerrshme manipulimi me publikun.
Paketën fiskale e keni patur një nga kredot politike, ju thoni taksë të ndershme, ndërsa të tjerë thonë që ishte një ndryshim që u bë për të mbushur gropën e zezë që ju ishte lënë…
Kemi mbajtur zotimin solemn dhe sot kemi 97% të qytetarëve që paguajnë më pak. Unë si kryeministër do paguaj më shumë se paraardhësi im, ministrat do të paguajnë me shumë seç paguanin. Ne nuk kemi masakruar askënd, përkundrazi edhe në nivelin e lartë kemi taksa ndër më të ulëtat në Europë.
56% e këtij 97% paguhen nën 300 mijë lekë, që do të thotë nuk paguajnë taksa…
300 mijëshi me tatimin mbi të ardhurat zero ishte propozimi ynë i fundvitit të shkuar. U mor në vigjiljen e etheve elektorale dhe copy paste u fut dhe u adaptua nga qeveria paraardhëse. Ata 300 mijë e kanë përfituar këtë nga programi ynë i rilindjes, 6 muaj apo një vit në avancë. Ai që paguhej 300 mijë nuk paguante taksa ai që paguhej 301 mijë paguante 10%. Sot nuk është më kështu.
Rritja e akcizës ka rritur çmimet, kjo paketë fiskale a i ka varfëruar më shumë shqiptarët?
Në rritjen e çmimit të naftës, në Shqipëri sot kemi konstatuar që ka një element abuziv dhe ne po merreni shumë seriozisht me këtë element abuziv. Është një rritje që nuk përkon me rritjen që kishim parashikuar. Përsa i përket cigareve është një rritje e vetëdijshme edhe për të dekurajuar, ashtu siç e bën gjithë bota, për të dekurajuar konsumin e cigareve. Sot çmimet e cigareve në gjithë botën janë rritur e vazhdojnë të rriten edhe si pjesë e nevojës për të demotivuar konsumin e duhanit.
Lidhur me padinë ndaj ish –ministrit të mbrojtjes, ju keni shkruajtur në Facebook, të ndëshkohet ish-ministri, nuk e quani një gabim, i qëndroni këtij statusi?
Të ndëshkohet për korrupsion nuk është një urdhër, sepse unë nuk kam nën urdhër prokurorinë, as gjykatat. Por përderisa qeveria ngre një padi, kërkon ndëshkim. Dorëzon padinë dhe thotë zoti prokuror ish-ministri të ndëshkohet. Në këtë rast është praktikisht deklarata e publikuar në media, që është postuar nga stafi im, por nuk ia kam tërhequr veshin stafit tim.
Kompleksi “Jon”, a ishte hakmarrje politike e drejtpërdrejtë për konkurrentin tuaj?
Deri në fund nuk e kam besuar që në këtë ngrehinë monstruoze kishte dorë kryetari i opozitës, kam thënë i bien në qafë kot. Rasti korrekt është flagrant dhe ne presim që prokuroria të zbardhë të gjithë zinxhirin e grabitjes që i është bërë qytetit të Vlorës dhe publikut duke i marrë detin për të ndërtuar pallat. Presim që prokuroria ta zbardhë dhe ti ndëshkojë në mënyrë absolute. Do të shembim çdo ndërtim brenda ligjeve të këtij vendi. Është projekt zhvillimi i vijës bregdetare më të bukur që ka Shqipëria.
A keni dështuar në raportet me SHBA në rastin e armëve kimike?
Jo
Përse nuk vutë në dijeni kryetarin e parlamentit për këtë çështje?
E kam vënë në dijeni që në momentin e parë.
Vetë kryetari i parlamentit ka thënë në shtyp që nuk i dinte të gjitha detajet në lidhje me këtë operacion…
Kryetari i parlamenti ishte i informuar.
A është e vërtetë që në sirtaret e punës tuaj gjendet një letër e presidentit Obama?
Unë kam marrë një letër nga presidenti dhe nuk e kam parë të arsyeshme ta publikoj në ato momente. Nuk doja që në atë tollovi antiamerikanizmi që u shfaq me forcën brutale të një opozite të çakërdisur të përfshihej edhe letra e presidentit.
A ka lënë hije në raport me SHBA, jo-ja për armët kimike?
Nuk ka lënë asnjë hije. Marrëdhëniet janë të shkëlqyera, janë marrëdhënie reciprociteti.
Çfarë do të ndodhë me personat që janë larguar nga administrata nga 1 tetori, do të kthehen mbrapsht?
Do të presim zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Do të marrim pastaj hapat tona. Do të lexojmë vendimin dhe do të shikojmë pastaj hapat që do të marrim. Ne po bëjmë një reformë në respekt të plotë të ligjit dhe në të gjitha procedurat kemi respektuar ligjin e ri.
Kryetari i Bashkisë së Kamzës ndodhet pas hekurave, ndërsa kryetari i Bashkisë Vlorë gjykohet në gjendje të lirë, a ka një dallim politik?
Kur kryetari i Bashkisë së Vlorës u vendos nën akuzë ne nuk e morëm në mbrojtje politike, por nënvizuam që mbështesim prokurorinë dhe organet kompetente për një proces që duhet të jetë i drejtë, i pavarur. Ndërkohë që kur eksponenti i PD-së u vu nën akuzë, u mor në mbrojtje politike, madje u vizitua edhe në burg.

Në marrëveshjen me FMN-në a parashikohet që mosha e pensionit të rritet nga një vit çdo vit?

Nuk ka asgjë të tillë, parashihet reformë e pensioneve. Të gjitha çfarë thuhet janë spekulime dhe nuk kanë lidhje me realitetin. Reforma e pensioneve në çfarëdo lloj forme që do të jetë do të afektojë ata që janë 40 vjeç e poshtë dhe jo ata që janë sot në pension. Reforma do të shtrihet në kohë dhe është reforma për të shpëtuar vendin e gjeneratës tjetër.

Keni premtuar legalizime falas, a është një premtim i dështuar elektoral i juaji?
Konfirmoj që brenda katër viteve do t’i japim fund kësaj drame të madhe dhe kësaj loje të madhe. 300 mijë familje janë në një situatë ilegale, 160 mijë prej atyre që kanë aplikuar për legalizim, nuk kanë parë akoma që t’ju trokasë shteti në derë. Janë 50 mijë dosje që janë një katrahurë më vete. 26 mijë prej tyre kanë marrë certifikatën, atë që unë e kam quajtur Shaban Tapinë. Ne do të ndryshojmë komplet politikën me legalizimet. Do të çojmë shtetin në zonat informale dhe brenda këtij muaji do të shpallim qartësisht platformën e legalizimeve falas., ashtu siç ne i kuptojmë këto çështje. Platforma ka alternativa, njerëzit do të mund të zgjedhin mes alternativave./TV KLAN

Arrestohet “mbreti” i plehrave të Romës

manlio-cerroni-02Një superaksion i autoriteteve italiane ka vënë në pranga biznesmenin Manlio Cerroni, së bashku me 6 persona të tjerë të lidhur me të, nën akuzën e aktivitetit kriminal, trafik plehrash dhe mashtrim. 

Lajmi eshte dhene nga agjesnia e italiane e lajmeve ANSA dhe me pas nga te gjitha mediat e tjera ne vend. ‘L’Espresso’ shkruan se Manlio Cerroni, i njohur ndryshe si mbreti i plehrave në rajonin e lacios për shkak të monopolit të industrisë, përfundoi në pranga pas 5 vjet hetimesh dhe mijëra telefonatash të përgjuara nga karabinerët e Romës.

Sipas hetuesve, për vite të tëra Cerroni ka qenë padroni i një makinerie parash pa rivalë që përmes mashtrimeve dhe favoreve politike ka fituar miliona euro në mënyrë të paligjshme. ‘Corriere della Sera’ shkruan pas rënies në pranga biznesmenit i janë sekuestruar mbi 18 milionë euro.

Manlio Cerroni përveçse një figurë e njohur në Romë, është një emër i njohur edhe në Shqipëri. Ai është një i aferm i Francesco Becchetti-t, një biznesmen italian, që prej vitesh operon në Tiranë.

Të dy bashkë, Cerroni dhe Becchetti zotërojnë grupin ‘Beg’, i përfshirë në projektin e hidrocentralit të Kalivacit, siç faktohet edhe nga vetë faqja zyrtare e shoqërisë, ku Cerroni shfaqet ne grupin drejtues. Sipas gazetës italiane Manlio Cerroni ka 20 per qind te aksioneve te “Beg”. Ndërkaq vetë Francesco Becchetti, së fundmi ka investuar edhe në tregun mediatik shqiptar, përmes një kanali televiziv.

Te dy, Cerroni dhe Beketi jane te njohur ne Shqiperi edhe vite me pare, kur tentuan qe ne bashkepunim me qeverine ‘Nano’ te ndertonin nje impiant perpunimi te plehrave ne zonen e Kasharit, projekt qe nuk mundi te realizohej per shkak te terheqjes se Qeverise pas protestave te medha te ambientalisteve dhe qytetareve.

Gazeta “L’Espresso” shkruan se rënia në pranga e Cerroni-t, i lënë në arrest shtëpiak për shkak të moshës së thyer 86 vjeç, shënon fundin e perandorisë miliardere që ai kishte ngritur. Siç shkruhet në artikull, biznesmeni në fjalë nuk kënaqej asnjëherë nga marrëveshjet milionere që fitonte duke shfrytëzuar lidhjet e tij me politikën duke kërkuar gjithmonë e më shumë, e madje sipas gazetës edhe të mbetej në histori, si bamirësi i Romës. Por,- vëren gazeta, – punët shkuan ndryshe dhe parabola e Cerroni-t ka filluar zbritjen. Në mënyrën më të keqe të mundshme./tch

PD: Qeveria ka manipuluar shifrat e INSTAT

rushajPartia Demokratike në një deklaratë për mediat ka akuzuar Institutin e Statistikave dhe qeverinë se kanë mashtruar me statistikat e vitit 2013-të për nevoja politike.

Sipas ish zv. Ministrit te Financave, Alfred Rushaj, qeveria ka qëllim që të nxjerrë tre-mujorin e tretë të vitit të shkuar negativ për të fajësuar qeverinë e demokratëve dhe të flasë për optimizëm në tre-mujorin e katërt, kur në qeveri erdhën të majtët.

“Skenari është i qartë dhe i lexueshëm. 3-mujori i tretë të dalë negativ meqenëse në drejtim kanë qenë demokratët, dhe nga 3-mujori i katër, pra nga 3-mujori që kanë ardhur në pushtet socialistët të fillojë optimizmi, të fillojë rritja, me një fjalë të ndrisë cdo gjë. Ne do paraqesim vetëm 3 fakte, së pari na del se 3-mujori i dytë, pra pranvera, paska patur turizëm më të madh se 3-mujori i tretë, që është 3-mujori i verës. Industria nxjerrëse e cila ka rritje të eksporteve me rreth 22 përqind në krahasim me të njëjtin 3-mujor të vitit 2012, cuditërisht del në rënie prej 4 përqindësh, së treti Prodhimi i Brendshëm Bruto 3-mujore, përgatitet bazuar në deklaratat tatimore, të cilat sic i dini mungojnë dhe për këtë nuk është marrë asnjë burim tjetër alternativ të dhënash”, tha ish-zv Ministri i Financave, Alfred Rushaj.

Gjermania do të shkatërrojë mbetjet e armëve kimike siriane

armet kimikeOrganizata për Ndalimin e Armëve Kimike i ka kërkuar Gjermanisë të japë ndihmesën e saj në perpjekjet për shkatërrimin e arsenalit kimik sirian.

Qeveria në Berlin iu pergjigj këtij apeli përmes shefit të diplomacisë, Frank-Walter Steinmeier dhe ministres së Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, të cilët sqaruan se kompania gjermane “GEKA”, me seli në Munster, do të ofrojë asistencën e saj për asgjesimin e një pjese të materialeve të rrezikshme.

Deri tani, Gjermania kishte ofruar vetëm mbështetje teknologjike dhe logjistike jashtë kufijve të saj.

“Mendoj se askush nga ata që zotërojne kapacitetet e nevojshme teknologjike nuk mund te refuzojë. Shkatërrimi i armëve kimike do të jetë ndoshta hapi i parë vendimtar drejt qetësimit të konfliktit sirian”, deklaroi kryediplomati Steimeier.

Ministrja von der Leyen said shtoi se do te ishte levizje e mençur per Gjermanine t`i ofronte komunitetit nderkombetar kapacitetet e saj e te jepte keshtu nje kontribut te vyer ne procesine  paqes.

“GEKA” eshte kompani shteterore e specializuar ne eliminimin e substancave te rrezikshme dhe nje pjese e mire e punes se saj eshte perqendruar tek shkaterrimi i materialeve te mbetura nga dy Luftrat Boterore.

Më heret, qeveria siriane raportoi mesymjen e dy depove te armeve kimike me qellimin, sipas gjasave, te grabiteshin disa prej perberesve kimike qe Damasku eshte zotuar te shkaterroje.

Ky eshte i pari denoncim i kesaj natyre pergjate tre muajve qe shenojne fillimin e perpjekjeve nderkombetare per pastrimin e vendit nga municionet e ndaluara.

Nëse konfirmohen, sulmet ne fjale do te kthehen ne deshmi te qarte te veshtiresive me te cilat perballen te ngarkuarit me detyren e veshtire te garantimit te sigurise se substancave te rrezikshme dhe asgjesimit te tyre te tyre ne mesin e nje lufte civile gati 3-vjeçare. / tch

Parandalohet një vrasje në Kamëz

policiaShërbimet e Sektorit për Aktet Terroriste dhe Krimeve të Rënda, Sektorit për Operacionalet Speciale dhe Komisariatit të Policisë nr.5, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, kanë bërë të mundur parandalimin e një vrasje në Kamëz ndaj shtetasit Nik.M, 43 vjeç, banues në Kamëz.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit : Gëzim Riza Prelaj, 41 vjeç, Besnik Riza Prelaj, 39 vjeç, Agron Riza Prelaj, 37 vjeç, Saimir Riza Prelaj, 31 vjeç, Xhevahir Ibrahim Hoxha, 27 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë në qendër të Kamzës në rrugë kryesore, brenda në mjetin tip benz 200, me targa Tr 3124 L.

Në momentin e arrestimit, këtyre shtetasve ju gjendën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një pistolete TT model 54, krehër me fishekë, doreze metalike, një send i fortë i mbledhur me gazetë,

I dëmtuari dhe autorët e arrestuar kanë pasur konflikt prej disa muajsh, për motive të dobëta. Aktualisht po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Topalli: Qeveria bandë që për ligj njeh tritolin, duhet t’i dalim zot këtij vendi

jozefina topalliIsh Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli në një koment në Facebook, ka akuzuar qeverinë shqiptare se është një bandë që për ligj njeh vetëm tritolin. Topalli, bën thirrje për t’u përgatitur në marrjen e pushtetit, pasi sipas saj, vendit i duhet dalë zot.

“Të dashur miq!
Ne nuk kemi një qeveri që qeveris , por një bandë, që për ligj njeh tritolin e për drejtësi njeh shtetin policor! Hakmarrja dhe urrejtja është buka e tyre e përditshme!
Vetëm brenda pak ditëve
Në një akt terrorist, është vendosur tritol pas derës së shtëpisë së Kryetari të PD të Pogradecit!
Me brutalitet e dhunë është arrestuar , sikur po kapnin një terrorist, Kryetari i PD të Kamzës!
Si në format e egra të sigurimit të shtetit ,shpifin e trillojnë për bashkëshorten e kryetarit të Kamzës!
Pasi i mohuan pjesës më vulnerabël të shoqërisë ,asistencën dhe ndihmën ekonomike për disa muaj,
Shtynë edhe rrogat dhe pensionet për punonjësit e administratës!
Poshtërojnë dhe frikësojnë çdo ditë njerëzit me gjoba, për të cilat shumë herë ato nuk dinë asnjë gjë!
Krimi e vrasjet e kryera herë nga maskat , herë nga “babagjyshët”, herë nga “ushtarakët” , herë pa maska kanë terrorizuar shoqërinë!
Çdo ditë hidhen në rrugë punonjës të devotshëm të administratës!
Fshehin e mbajnë mister çdo vendim të ministrive dhe qeverisë !….
Ku po rrëshqet vendi ynë?!!! Ne duhet ti dalim zot vendit e qytetarëve! Ne duhet të përgatitemi! Qytetarët duhet të ngrihen të mbrojnë të drejtat e liritë e tyre!”, shkruan Topalli.