Deputetët e Partisë Demokratike kanë vizituar sërish në burg ish kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Arben Ristani, Flamur Noka dhe Aldo Bumçi i kanë bërë një vizitë sot në burgun 302 kryebashkiakut të Kamzës, i cili 20 dhjetor 2013 për shpërdorim detyre. Ai akuzohet për pabarazi në tenderin e rrugës Valias i Ri- Laknas. Seanca gjyqësore ndaj Mziut do të zhvillohet në 13 janar.
Kjo është vizita e dytë që një grup deputetësh demokratë i bëjnë Mziut në burg. Në 30 dhjetor, tre deputetë demokratë: Ristani, Bumçi dhe Tafaj vizituan Mziun në qeli. Bumçi, në një deklaratë për mediat e cilësoi arrestimin e Mziut si politik dhe në shkelje të ligjit.



