Konflikti në Ukrainë, Fyle anulon vizitën në Tiranë

Stefan-Fyle-2Komisioneri per Zgjerimin Stefan Fyle anulon vizitën e planifikuar më 13 shkurt në Tiranë. Nga Brukseli bëhet e e ditur se komisioneri Fyle nuk do të vizitojë Tiranën për shkak të angazhimeve të tij në përpjekje të Bashkimit Europian për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.

Pritej që me 13 shkurt Fyle të zhvillonte takime me krerët më të lartë ët shtetit shqiptar si dhe të vijonte dialogun e nivelit të lartë që nisi pak kohë më parë gjatë vizitës së tij të fundit në vendin tonë.

Temë e rendësishme e këtij dialogu është paketa prej 5 pikash e rekomandimeve të BE, që dueht te plotesoje vendi ynë, para hartimit të raporti të ri të Komisionit Europian përsa i përket vendimit qe do te merret per statusin e vendit kandidat.

Vizita pritej me interes dhe per faktin se politika shqiptare tashme eshte mberthyer nga ngerçi ne lidhje me reformen territoriale, per te cilen opozita nuk po jep konsensusin te behet pjese e saj si dhe debatet per vendimin e kushtetueses ne lidhje me shtyrjen e hyrjes ne fuqi te ligjit per nepunesin civil.

Gjithsesi prioritet i Fyles tani eshte Ukraina, ndaj dhe është shtyrë vizita ne Tiranë.

Berisha fton popullin në protestë: Bijtë meritojnë fatin e etërve barbarë

berisha-hoxha1Sali Berisha ka bërë statusin e mbrëmjes në Facebook ku ka folur për nismën e PD-së për të dalë në protestë më 20 shkurt. Ai bën apel mbështetësve që të dalin në rrugë për mashtrimet e kësaj mazhorance duke thënë se “bijtë meritojnë fatin e etërve të tyre barbarë”.

Më poshtë postimi i Berishës

20 shkurti, fillimi i sezonit te protestave me te fuqishme ne historine e vendit!
20 shkurti, dita e permbysjes se shtatores te diktatorit barbar dhe busteve te gjalla te bllokmeneve hoxhist, fillimi i protestave per fundin e regjimit te neobllokmeneve qe erdhen ne pushtet duke premtuar krijimin e 300 mije vende pune dhe shkaterruan e po shkaterrojne dhjetera mijera vende pune, premtuan sherbim shendetesor falas, legalizime falas por mashtruan dhe vetem mashtruan. Premtuan ulje te taksave per 97 % te shqiptareve, ulje te cmimeve per te gjithe qytetaret dhe rriten taksat dhe çmimet per te gjithe shqiptaret, premtuan heqje te TVSH-se per ushqimet dhe energjine dhe vendosen faturen aforfe duke detyruar qindra mijera familje te paguajne 2.5 here me shume per energjine sesa kryeministri dhe ministrat e vendit.

Protesta, ngadhenjimi i qytetareve te mashtruar, qytetareve qe çdo dite varferohen dhe humbasin vendet e punes. Bijte meritojne fatin e eterve te tyre barbare! Miq, te gjithe ne proteste!! sb

Mitro sms Dervishit ditën e arrestimit të Julian Sinanajt

dervishi_1Marjon Mitro, i arrestuar me cilësinë e personit që ka porositur bombën e vendosur poshtë makinës së prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, ditën e arrestimit të Julian Sinanajt, i ka dërguar mesazh telefonik prefektit duke kërkuar nje takim me të.

Sipas të dhënave te grupit hetimor, prefekti Dervishi e ka vënë në dispozicion të hetimit mesazhin e dërguar nga i arrestuari Mitro.
Vetëm pak orë pas arrestimit të Julian Sinanajt, 42-vjeçari Mitro i ka shkruar një sms prefektit, duke i thënë se “dua t’ ju takoj për një problem”, dhe në fund të meshazhit ka vendosur emrin dhe mbiemrin e tij.
Këtë sms, Dervishi ka deklaruar se nuk e ka parë ditën e nisjes, më 25 janar, por dy ditë më pas. Edhe atehere ai nuk i ka kthyer asnjë përgjigjje. Ndërkohë më 29 janar, policia me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda, arrestoi në ambientet e brendshme të aeroportit “Nënë Tereza”, 42 vjeçarin Marjon Mitro, qe  tentonte të largohej drejt Italisë. Por, edhe pse kanë kaluar 2 javë, nga arrestimi Mitro nuk është marrë në pyetje nga hetuesit për akuzat.
Para Gjykatës, Mitro ka pretenduar se njihet me prefektin Dervishi, ndërsa ky i fundit e ka mohuar njohjen me 42 vjeçarin, që sipas Sinanajt, ka porositur bombën e gjetur poshtë makinës së prefektit.
Për llogari të dosjes hetimore, mësohet se Dervishi është marrë përsëri në pyetje ditën e shtunë, ku edhe ka dhënë deklarime të hollësishme për mesazhin, njohjen me Mitron dhe personat e tjerë të arrestuar. Edhe para hetuesve, ai ka mohuar njohjen me Marjon Mitro, të penduarit Julian Sinanaj e Ndriqim Gjokona si dhe me dy kushërinjët Genis dhe Andon Mëhillaj.
Në banesën e këtij të fundit, që ndodhet në lagjen “28 nëntori” në Vlorë, është hedhur një sasi tritoli. Si pasoj e këtij shpërthimi, ka vetëm dëme material pasi familjarët e tij janë larguar prej disa ditësh nga banesa për arsye sigurie, pasi djali i tyre akuzohet si porositësi i disa vrasjeve dhe akteve kriminale të ndodhur në Vlorë dhe Tiranë.

BE reagon ndaj referendumit zvicerian: Qeveria të japë shpjegime

zvicraZvicra nuk do t’a ketë aspak të lehtë ndryshimin e politikave për lëvizjen e lirë në Bashkimin Europian, pas referendumit të së djelës. Ndër të parët që ka reaguar ka qenë ministri i jashtëm francez Loren Fabius. Ai tha se Europa tashmë do të rishikojë marrëdhëniet me Zvicrën. Ai e konsideroi tepër shqetësues faktin e vendosjes së kuotave për pranimin e puntorëve nga vendet e Bashkimit Europian. Për ministrin e jashtëm francez, ky vendim do të thotë se Zvicra po tërhiqet në vetvete.

Për ministrin gjerman të financave Volfgang Shojble, referendumi i së djelës do t’i shkaktojë Zvicrës, një mal me vështirësi, siç u shpreh ai. Shojble tha se Zvicra po ecën në drejtim të kundër me parimet e botës së globalizuar për një lëvizje pa kufij.

Kryeparlamentari europian Martin Shulc u shpreh i shtangur nga rezultati i këtij referendumi, të cilin e konsideroi një shenjë aspak të mirë për marrëdhëniet mes Zvicrës dhe Unionit.

Ndërsa Elmar Brok, kreu i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian tha se kjo ishte një goditje për vetveten nga ana e Zvicrës. Sipas tij, ky është një vend jo plotësisht i integruar në Bashkimin Europian. Ndaj dhe ka nevojë të madhe për krah pune të kualifikuar, që tashmë do t’a ketë tepër të vështirë për ta siguruar.

Komisioni Europian njoftoi se do të nisë rishikimin e marrëveshjes për tregëtinë e lirë me Zvicrën. Lëvizja e lirë ishte një prej kushteve të kësaj marrëveshje gjatë përpilimit të saj në vitin 1999. Ndaj dhe për Komisionin Europian, nuk është e arsyeshme që një vend, të heqë dorë nga njëra pikë e kësaj marrëveshjeje, në mënyrë të njëanëshme, pa pasoja.

Nisma ishte e nacionalistëve të Partisë së Popullit zvicerian në opozitë, nën moton “Ndal imigracionit masiv”. Por tashmë është qeveria e kristian demokratëve që duhet të japë shpjegime përpara Bashkimit Europian.

 

10 ditë burg për shoferët e dehur

policia-rrugore (1)Policia e qarkullimit rrugor ka arrestuar në 5 muajt e fundit, 660 shtetas të cilet janë kapur në automjet në kushtet e përdorimit të alkoolit, ose e kane drejtuar atë pa patur leje drejtimi.

Sipas statistikave te policise thuhet se 152 prej tyre jane ndaluar per perdorim alkooli dhe te tjeret ose nuk kane patur patente, ose nuk i kane qendruar patrullave te policise, kjo e fundit per shkak se kane patur njohuri per akisonin e nisur.

Por Prokuroria dhe gjykatat kane kerkuar dhe kane dhene masen e arrestit me burg vetem per 83 prej tyre. Duke u bazuar ne statistika, gjate kater muajve te fundit, organet e drejtesise ne 400 rastet e ndodhura arrestuan vetem 17 prej tyre.

Por diçka ndrysoi ne janar, ku nga 207 raste te ndaluara, 51 prej tyre, ose nje e katerta e tyre u mbajtën ne arrest. Policia serish mbetet e pakenaqur ne lirimin sidomos te personave problematike ne qarkullimin rrugor emrat e cileve nuk behen publike. Fakti qe vetem numri i te ndaluarve per pije alkoolike eshte sa dyfishi i atyre, qe u eshte dhene masa me burg nga gjykata, ka reflektuar ne pakenaqesi jo vetem tek policia por edhe tek Ministria e Brendshme.

Duke patur rezerva per menyren se si po trajtohet nga drejtesia aksioni i qarkullimit rrugor per disiplinimin e drejtimit te mjeteve ne vend, Ministria e Brendshme eshte duke pare me larg. Juristet e saj jane duke punuar per hartimin e nje projektligji per ndryshime ne Kodin Rrugor dhe Penal, per te dhene ne menyre automatike dhjete dite burg per te gjithe ata qe kapen ne gjendje te dehur ne automjetet e tyre. Kjo sipas juristeve nuk do t’i jape shume mundesi gjykatave dhe prokuroreve per te liruar problematiket e qarkullimit rrugor. Duke perdorur afatin dhjeteditor te burgut si afatin me te shkurter per burgosjen e drejtuesve te dehur, Ministria e Brendshme synon te ule numrin e aksidenteve, qe vine si pasoje e shofereve qe konsumojne alkool. /tch

Bushati në Katar: Së shpejti përcaktimi i axhendës së bashkëpunimit dypalësh

bushati ne katarNë kuadër të vizitës që po zhvillon në Shtetin e Katarit, Ministri Bushati u prit në një takim të veçantë nga Kryeministri i vendit, Sheiku Abdullah bin Nasser bin Khalifa Al Thani.

Ministri Bushati vlerësoi nivelin e marrëdhënieve me Shtetin e Katarit dhe theksoi rëndësinë që Qeveria shqiptare i kushton intensifikimit te mëtejshëm te kontakteve politike dhe ekonomike me Dohan.

Duke iu referuar frymës konstruktive në të cilën zhvillohen marrëdhëniet Shqipëri-Katar, Ministri Bushati nënvizoi, si një moment të rëndësishëm në historikun e tyre, vizitën e Emirit të Katarit në Tiranë në vitin 2011 dhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Katari.

Kryeministri i Katarit, Sheiku Abdullah, shprehu kënaqësinë për nivelin aktual të marrëdhënieve mes dy vendeve, duke theksuar se vizita e Kryeministrit Rama në Doha, në të ardhmen e afërt, do të përcaktojë axhendën e bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Katarit, si dhe shprehu mbështetjen për organizimin e forumit të përbashkët të dhomave të tregtisë së dy vendeve.

Vizita zyrtare e Ministrit Bushati në Doha u mbyll me një takimin në Mexhlis Al Shura, me Kryetarin e Këshillit Konsultativ të Katarit, Mohamed bin Mubarak Al Khulaifi.

Ministri Bushati theksoi rolin që luan diplomacia parlamentare në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, ku u evidentua roli kryesor që luan intensifikimi i kontakteve të drejtpërdrejta mes grupeve parlamentare të miqësisë në parlamentet përkatëse.

Kryetari Këshillit Konsultativ të Katarit, Mohamed bin Mubarak Al Khulaifi, u ndal në nevojën e shfrytëzimit të potencialit që ofron bashkëpunimi ndër parlamentar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Katar.

Rita Ora vjen me një këngë në shqip

Rita OraKëngëtarja me origjinë shqipëtare Rita Ora është mësuar se shumë shpejt do të bëjë një këngë në shqip. Këtë lajm të mirë ajo e ka bërë publike me anë të një statusi që ka postuar në profilin e saj të rrjetit social twitter ku shkroi :”Gjejeni se kush do të realizojë një kënge në gjuhën shqipe ? Gjejeni se kush do të shkojë në Kosovë së shpejti ? Rita po vjen”. Përfundoi lajmërimi i 23 vjecares me një fjali në shqip. Krijuesja e hitit `Radioactive` për vite me radhë na ka vërtetuar se pavarësisht famës ndërkombëtare që ka, asnjëherë nuk e harron prejardhjen.

Madje mund të kujtojmë disa vite më parë, kur ajo ishte ne një lidhje dashurie me Robert Kardashian, Rita kishte nisur që t`i mësonte disa fjalë në shqip 26 vjecarit, por fakti se ajo do të këndojë një këngë ne shqip mund të themi se është shumë emocionuese. Përsa i përket karrierës së saj profesionale gjithcka po shkon si mos më mirë. Ajo është në përfundim të albumit të dytë për të cilin po bashkëpunon me një studio në New York. Në intervistat që ajo ka dhënë, krijuesja e hitit `Shine Your Light` ka pranuar se i është dashur të punojë vërtetë shumë për albumin e radhës, madje kjo punë i ka zgjatur për vite të tëra.

Ndërsa jeta e saj personale mund të themi se është stabilizuar. Rita u përfol për neje ndarje nga Dj Calvin Harris , por çifti i cili ndajnë një romance pothuajse nje vjecare së bashku, vazhdojnë përkrah njëri tjetrit. Rita u fotografua fundin e javës së kaluar jashtë shtëpisë së një mikut të tyre në Los Angelos, duke ndarë një puthje me Calvin, pasi i duhej të kthehej sërsish në vendbanimin e saj në Londër.

Basha, thirrje popullit për protestë kundër qeverisë më 20 shkurt

basha2-1024x694Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë thirrje që në datën 20 shkurt në 23 vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, të mbahet një protestë kundër qeverisë, kundër përkeqësimit të situatës ekonomike dhe varfërisë.

“23 vjetori i rrëzimit të monumentit nuk do të jetë vetëm një ditë kujtimi, por do të jetë edhe një protestë një marshim kundër varfërisë, kundër përkeqësimit të gjendej ekonomike. PD  thërret në këtë marshim, të gjithë ata që janë mashtruar nga premtimet e Ramës, ata që janë hequr nga puna. Thërrasim të gjithë ish të përndjekurit, ish-pronarët, pensionistët”, theksoi Basha në fjalën e tij. Pas ngritjes së komisionit hetimor, theksin e fjalës tonë tani do e vëmë tek ekonomia.

Varfëria është ulur këmbëkryq në Shqipëri dhe për këtë mjafton të shikosh shifrat e institucioneve zyrtare. Kriza ekonomike është duke u thelluar. Pas ardhjes së qeverisë së re, është shtuar numri i qytetarëve që janë të papunë. Këto janë vetëm efektet e para të paketës së tyre fiskale. Kreu i PD-së ka folur edhe për vizitën e fundit e Presidentit Bujar Nishani në SHBA dhe sipas tij është një sinjal i mirë për marrëdhëniet mes dy vendeve. “Marrëdhëniet mes dy vendeve kishin nevojë për këtë vizitë të Presidentit të Shqipërisë. Një vizitë e ngrohtë në takimet jo protokollare të zhvilluara nga presidenti dhe sot dua të falenderoj presidentin Nishani për këtë vizitë”, deklaroi në fjalën e tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Çifti Obama për “Shën Valentin”, larg njëri-tjetrit

Obama7_1615516aPresidenti Barcak Obama dhe partnerja e tij Michelle Obama kanë ngrënë darkë në një restorant Meksikan në Washington, mbrëmjen e djeshme. Çifti presidencial u fut me qetësi në restorant i shoqëruar nga një agjent sekret, i cili qëndroi para hyrjes së restorantit.

Sipas mediave të huaja çifti, i cili ka më shumë se 20 vite i martuar do ta kalojë ditën e ‘Shën Valentinit’ i ndarë. Kjo pasi më datë 14, axhenda e Obamës parashikon se ai do të merret me çështjen e bregut lindor të Maryland.

Më pas ai do të jetë në Kaliforni për të takuar Mbretin Abdullah i II i Jordanisë. Ai madje do të kalojë pjesën tjetër të fundjavës në Kaliforni. Darka shtetërore për Presidentin e Francë, Francois Hollande është ditën e martë në mbrëmje në Shtëpinë e Bardhë.

Arvizu takim me Idrizin: PDIU të nxisë rolin konstruktiv në opozitë

arvizu dhe idriziAmbasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu ka takuar sot kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi, si pjesë e koalicionin opozitar.

Në një prononcim për mediat, ambasadori Arvizu theksoi se opozita duhet të angazhohet për të përmbushur rolin e saj.

“Ishte kënaqësi e veçantë që bisedova të por edhe me 4 nga 5 deputetët e PDIU-së. Ne folëm me hollësi për disa çështje që ndikojnë në komunitetin çam, përfshirë edhe nivelin e dialogut dhe diskutimet në ministrinë e punëve të jashtme dhe në mënyrë domethënëse zoti Idrizi më ripohoi se  PDIU do të vazhdojë të nxisë të gjitha partitë politike në parlament të  luajnë një rol kontruktiv. Ata janë partia e dytë parlamentare sa i përket koalicionin opozitar dhe në demokraci parlamentare opozita ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në mënyrë që ta mbajë qeverinë në llogaridhënie kundrejt qytetarëve. Gjithashtu është e rëndësishme që opozita të jetë e gatshme të angazhohet  në mënyrë që ta përmbush këtë rol. Sikurse e shpreha patëm një diskutim shumë kontruktiv” tha Arvizu.

Ndërsa Shpëtim Idrizi e ka garantuar ambasadorin Arvizu se PDIU-ja  do jetë katalizatore që palët  të ulen për ligjin e nëpunësit civil dhe reformën territoriale.

“E njoha ambasadorin Arvizu me zhvillimet rreth rezolutës çame, që e shohim si zgjidhje e lirive e të drejtave të njeriut si dhe diskutuan edhe për çështjet aktuale.  Garantova ambasadorin Arvizu për rolin konstruktiv të PDIU për një axhendë axhendë të qarte reformash” u shpreh Idrizi.