Reforma ne drejtësi, Naço prezanton grupin këshillimor

Nasip-NacoMinistri i Drejtësisë Nasip Naço ka prezantuar sot grupin këshillimor me 13 juristë elitarë, që do të ndihmojnë në  reformën në drejtësi.

Në fjalën e tij, Naço u shpreh e ku grup këshillimor të bëtë të mundur realizimin e angazhimeve për një sistem drejtësie të pavarur dhe të besueshëm të bazuar në kushtetutë, në ligje dhe në liritë dhe të drejtat e njeriut.

“Për shkak të rëndësisë së procesit por edhe për faktin se një pjesë e kësaj reforme kërkon ndryshime të karakterit kushtetues në emër të qeverisë kam ftuar ekspertë të komisionit të Venecias por edhe të EURALIUS 4 për të dhënë asistencë. Shpreh bindjen se përmirësimi i legjislacionit në sistemin e drejtësisë nuk mund të bëhen pa reforma për konsolidimin e shtetit të së drejtës bazuar kjo edhe në sygjerimet dhe mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Me propozim të ministrit të drejtësisë dhe me urdhër të kryeministrit është krijuar grupi këshillimor pranë ministrisë së drejtësisë. Në këtë kuadër është krijuar grupi elitar i cili do të japë kontributin e tij në përgatitjen e strategjive dhe projekt akteve në fushën e drejtësisë dhe një reformë ligjore në përgjithësi” tha Naço.

Sipas Naços ky grup elitar përmes përvojës së tyre të çmuar do të kontribuojnë në forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe profesionalizmit në sistemin e drejtësisë si gur themeli në garantim të të drejtave dhe lirive temelore të njeriut.

“Një rol të posaçëm ky  grup do të ketë në përafrimin e legjislacionit tonë me strukturat dhe standartet ndërkombëtare, në veçanti me ato në Bashkimit  Europian si dhe prezantimi në publik të reformave legjislative në fushën e drejtësisë” shtoi ai.

Rama inspektim në doganën e Korçës

rama-inspekton-hipotekenKreu i qeverisë, Edi Rama zhvilloi sot një inspektim të panjoftuar në doganë dhe më pas edhe në Hipotekë.  Inspektimi surprizë pason vizitat që Rama ka bërë fillimisht në doganën e Hanit të Hotit dhe të Durrësit.

Vizita është bërë gjatë paradites së sotme, pasi që nga dje kryeministri ndodhet në rajonin jug-lindor, pasi vizitoi dhe Pogradecin.     Në këtë vizitë të pa palajmëruar kryeministri Edi Rama është i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi. Kryeministri, ka zhvilluar një takim edhe në shtëpinë e të Moshuarve në Korçë.

Aksion policor, sekustrohen 3 skafe, 1 gomone dhe 3 automjete

SONY DSCSekuestrohen 3 skafe, 1 gomone, 2 motorë skafesh dhe 3 automjete, falë një operacioni të përbashkët të FNSH, policisë së Gjirokastrës, Sarandës dhe Kakavijës. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar edhe 3 persona për kalim të paligjshëm të kufirit. Ata janë Xhelal Telo, Armand Alushaj, Saimir Kuçi.

Mjetet u sekuestruan nga sektori kundër narkotikëve, ndërsa u gjetën pas kontrollit në banesën e njërit prej të arrestuarve, Xhelal Telos. Gjatë kontrollit në banesën e këtij të fundit u gjet edhe një pistoletë me silenciator.

Policia ndër të tjera bëri me dije se, 3 të arrestuarit thyen traun e doganës më 2 shkurt, ndërsa mjeti me të cilin thyen pikën doganore u gjet pranë Bularatit. Policia shtoi ndër të tjera se brenda mjetit u gjetën një numër të madh targash false.

Korçë, merr flakë makina në ecje, defekt teknik

digjet_makina1Përfshihet nga flakët një makinë e tipit “Smart” mëngjesin e sotëm në  Korcë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme në lagjen numër 10, Rruga “Pano Xhamballo” në qytetin e Korçës, kur makina drejtohej nga një grua me inicialet SH. H.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, makina ka marrë flakë për shkak të një defekti në paketën elektronike të makinës.   Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e zjarrit.

Bruksel, Ukraina në axhendën e Partneritetit Lindor

ukraine protestMinistrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, takohen sot në Bruksel për të diskutuar situatën aktuale në Ukrainë dhe vendet e tjera partnere në lindje.

Pavarësisht kërkesave të protestuesve anti-qeveritar në Kiev, shefat e diplomacive evropiane kanë hedhur poshtë mundësinë e vendosjes së kufizimit të lëvizjes dhe ngrirjen e aseteve për zyrtarët përgjegjës për shtypjen e protestave në Ukrainë.

Zyrtarë evropian kanë theksuar, se shumica e vendeve anëtare, nuk kanë disponim për këto masa rigoroze.

Sanksionet e tilla, siç besohet, do të komplikonin dialogun që po zhvillohet ndërmjet të opozitës dhe presidentit Viktor Yanukovych.

E ardhmja e politikës së BE-së për partneritet lindor, po ashtu do të jetë në axhendë, përfshirë edhe një dokument i nënshkruar nga 13 vende anëtare me të cilin propozohet përkrahja, veçanërisht për Gjeorgjinë dhe Moldavinë.

BE-ja shpreson se këto dy shtete do të nënshkruajnë deri në gusht, marrëveshjen e stabilizim asociimit, pavarësisht frikës së të dyja këto vende mund të zmbrapsen për shkak të presionit që do t’ju ushtrojë Moska zyrtare.

OKB, Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën

OKBKëshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shqyrton sot raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-Moon për Kosovën.

Në debatin e sotëm në selinë e OKB-së në New York, do të flasin edhe kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç.

Raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë, thekson se viti i kaluar ishte një “vit i përparimit të rëndësishëm politik”.

Kjo thuhet se është arritur duke iu falënderuar dialogut politike ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, dhe arritjes së marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

Dritan Rexhepi, ndër më të kërkuarit në Europë

dritan-rexhepiDritan Rexhepi, i akuzuar për dy vrasje dhe grabitje me armë në vitin 1999 në Shqipëri figuron ndër personat më të kërkuar nga në Europë. Veç Shqipërisë, Britanisë dhe Belgjikës, Rexhepin e kërkon edhe Spanja, e cila e ka listuar në listën e 10 më të kërkuarve.

Gazeta spanjolle “La Vanguardia” shkruan në një artikull të saj, se policia spanjolle ka shpërndarë me qindra foto të Rexhepit në vend dhe kërkon informacion për kapjen e tij. Mendohet se Rexhepi, i cili pak kohë më parë u arratis nga një burg i Belgjikës, fshihet në rajonin e Katalunjës.

Po për Rexhepin ka shkruar ditën e djeshme edhe britanikja e “Evening Standard”, e cila shkruan se Rexhepi figuron në listën e 17 personave më të rrezikshëm që kërkohen nga drejtësia britanike. “Dritan Rexhepi, 32 vjeç, kërkohet për vrasje dhe grabitje me armë nga autoritetet shqiptare dhe belge.

Ai njihet si person me rrezikshmëri të lartë në Britani dhe që ka lidhje të forta me trafikantë droge në Londër, Befordhire dhe Northants”, shkruan prestigjiozja britanike në artikullin e saj. Rexhepi u arrestua në vitin 2006 në Shqipëri dhe dyshohej se ishte vrasës me pagesë. Ai akuzohet për vrasjen e dy efektivëve të policisë në Fushë-Krujë.

Mirëpo, natën e arrestimit në Shqipëri, Rexhepi mundi të arratisej nga Komisariati i Durrësit, për t’u kapur më vonë në Itali. Por, i cilësuar si “mbreti i arratisjeve”, Rexhepi edhe njëherë tjetër arriti të arratisej.

Në vitin 2011 ai u arrestua në Belgjikë dhe përsëri arriti të arratisej prej andej. Tashmë, dyshohet se Rexhepi fshihet në Spanjë, përkatësisht në Barcelonë, ku akuzohet për grabitjen e një banke.

Rama në Pogradec: Do të përmirësojmë projektin aktual të rrugës

rama8Kryeministri i vendit, Edi Rama, ashtu siç kishte paralajmëruar më parë, inspektoi ditën e sotme punimet në rrugën kryesore të qytetit të Pogradecit, e cila shtrihet buzë liqenit.

Sipas kryeministrit, projekti për ndërtimin e kësaj rruge të rëndësishme për turizmin e vendit u bllokua për muaj të tërë nga qeveria e mëparshme, për shkak të borxheve ndaj kompanisë që do të kryente ndërtimet.

Rama tha se shlyerja e borxhit ndaj kompanisë është garantuar tashmë. Duke folur për projektin e qeverisë së mëparshme, Rama tha se ai është realizuar pa përgjegjshmëri urbane dhe mjedisore.

“Puna u bllokua me muaj të tërë nga borxhet e qeverisë së mëparshme dhe ku është vënë në zbatim një tjetër projekt skandaloz i qeverisë së mëparshme, pa asnjë përgjegjshmëri urbane e mjedisore.

Tanimë shlyerja e borxhit ndaj kompanisë është garantuar, puna ka rinisur dhe paralelisht do të punohet për përmirësimin sa më të madh të projektit.

Duam që kjo rrugë të jetë një tjetër shembull i prekshëm i Shqipërisë së rilindur përmes standardesh të reja sigurie dhe hijeshie urbane”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”.

Në zonën e Asakusas, në Tokyo, Japoni

Në zonën e Asakusas, në Tokyo, Giappone. (Yuya Shino, Reuters/Contrasto)
Në zonën e Asakusas, në Tokyo, Japoni. (Yuya Shino, Reuters/Contrasto)
Në zonën e Asakusas, në Tokyo, Japoni. (Yuya Shino, Reuters/Contrasto)

15 pelegrinë humbin jetën nga zjarri në hotel

zjarr 1Të paktën 15 pelegrinë gjetën vdekjen dhe 130 të tjerë u plagosën nga zjarri që ra në një hotel në qytetin e Medinës, në Arabinë Saudite.

Sipas autoriteteve, zjarri nisi në orët e vona të së shtunës dhe shuarja e tij u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se 700 pelegrinë nga vende të ndryshme të botës po qëndronin në hotel, kur ai u përfshi nga zjarri.

Ende nuk dihen identitetet e viktimave, ndërsa mediat arabe raportojnë se pjesa më e madhe e tyre ishin egjiptianë. Medina është qyteti ku është varrosur profeti Muhamed dhe është qyteti i dytë i shenjtë pas Mekës. Mësohet se besimtarë myslimanë janë mbledhur në Medinë për kryerjen e një pelegrinazhi.