Mitro sms Dervishit ditën e arrestimit të Julian Sinanajt

56
dervishi_1Marjon Mitro, i arrestuar me cilësinë e personit që ka porositur bombën e vendosur poshtë makinës së prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, ditën e arrestimit të Julian Sinanajt, i ka dërguar mesazh telefonik prefektit duke kërkuar nje takim me të.

Sipas të dhënave te grupit hetimor, prefekti Dervishi e ka vënë në dispozicion të hetimit mesazhin e dërguar nga i arrestuari Mitro.
Vetëm pak orë pas arrestimit të Julian Sinanajt, 42-vjeçari Mitro i ka shkruar një sms prefektit, duke i thënë se “dua t’ ju takoj për një problem”, dhe në fund të meshazhit ka vendosur emrin dhe mbiemrin e tij.
Këtë sms, Dervishi ka deklaruar se nuk e ka parë ditën e nisjes, më 25 janar, por dy ditë më pas. Edhe atehere ai nuk i ka kthyer asnjë përgjigjje. Ndërkohë më 29 janar, policia me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda, arrestoi në ambientet e brendshme të aeroportit “Nënë Tereza”, 42 vjeçarin Marjon Mitro, qe  tentonte të largohej drejt Italisë. Por, edhe pse kanë kaluar 2 javë, nga arrestimi Mitro nuk është marrë në pyetje nga hetuesit për akuzat.
Para Gjykatës, Mitro ka pretenduar se njihet me prefektin Dervishi, ndërsa ky i fundit e ka mohuar njohjen me 42 vjeçarin, që sipas Sinanajt, ka porositur bombën e gjetur poshtë makinës së prefektit.
Për llogari të dosjes hetimore, mësohet se Dervishi është marrë përsëri në pyetje ditën e shtunë, ku edhe ka dhënë deklarime të hollësishme për mesazhin, njohjen me Mitron dhe personat e tjerë të arrestuar. Edhe para hetuesve, ai ka mohuar njohjen me Marjon Mitro, të penduarit Julian Sinanaj e Ndriqim Gjokona si dhe me dy kushërinjët Genis dhe Andon Mëhillaj.
Në banesën e këtij të fundit, që ndodhet në lagjen “28 nëntori” në Vlorë, është hedhur një sasi tritoli. Si pasoj e këtij shpërthimi, ka vetëm dëme material pasi familjarët e tij janë larguar prej disa ditësh nga banesa për arsye sigurie, pasi djali i tyre akuzohet si porositësi i disa vrasjeve dhe akteve kriminale të ndodhur në Vlorë dhe Tiranë.