Arvizu takim me Idrizin: PDIU të nxisë rolin konstruktiv në opozitë

56

arvizu dhe idriziAmbasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu ka takuar sot kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi, si pjesë e koalicionin opozitar.

Në një prononcim për mediat, ambasadori Arvizu theksoi se opozita duhet të angazhohet për të përmbushur rolin e saj.

“Ishte kënaqësi e veçantë që bisedova të por edhe me 4 nga 5 deputetët e PDIU-së. Ne folëm me hollësi për disa çështje që ndikojnë në komunitetin çam, përfshirë edhe nivelin e dialogut dhe diskutimet në ministrinë e punëve të jashtme dhe në mënyrë domethënëse zoti Idrizi më ripohoi se  PDIU do të vazhdojë të nxisë të gjitha partitë politike në parlament të  luajnë një rol kontruktiv. Ata janë partia e dytë parlamentare sa i përket koalicionin opozitar dhe në demokraci parlamentare opozita ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në mënyrë që ta mbajë qeverinë në llogaridhënie kundrejt qytetarëve. Gjithashtu është e rëndësishme që opozita të jetë e gatshme të angazhohet  në mënyrë që ta përmbush këtë rol. Sikurse e shpreha patëm një diskutim shumë kontruktiv” tha Arvizu.

Ndërsa Shpëtim Idrizi e ka garantuar ambasadorin Arvizu se PDIU-ja  do jetë katalizatore që palët  të ulen për ligjin e nëpunësit civil dhe reformën territoriale.

“E njoha ambasadorin Arvizu me zhvillimet rreth rezolutës çame, që e shohim si zgjidhje e lirive e të drejtave të njeriut si dhe diskutuan edhe për çështjet aktuale.  Garantova ambasadorin Arvizu për rolin konstruktiv të PDIU për një axhendë axhendë të qarte reformash” u shpreh Idrizi.