Algjeri, rrëzohet një avion ushtarak, 103 viktima

planeNjë avion ushtarak Algjerian është përplasur në veri lindje të vendit, duke lënë të vdekur 103 persona, bëri të ditur media shtetërore në Algjer. Avioni u rrëzua në një zonë malore në provincen Oum al-Bouaghi.

Ambulancat janë dërguar në zonën ku ndodhi aksidenti i rëndë, ndërsa viktimat duket se janë të gjithë ushtarë.

Obama në lidhje me Beyonce, një shaka franceze

Beyonce-Jay-Z-Obama-Fundraiser-11Pas përgënjeshtrimit zyrtar të Uashington Post, vjen dhe tërheqja e fotografit francez Paskal Rostein, që një ditë më parë kishte deklaruar se në numrin e së martës të së përditshmes amerikane do të publikoheshin fotografi që vërtetonin lidhjen e presidentit amerikan Obama dhe këngëtares së njohur Beyonce.

Në një intervistë për “Le Figaro” fotogarfi është shprehur se kishte bërë një shaka të tillë për të tërhequr vëmendjen në promovimin e librit të tij më të fundit. Ai tha se nuk e kishte parashikuar kaosin që do të krijonte batuta e tij, me përgënjeshtrimin e Shtëpisë së bardhë dhe qindra telefonata. Doja vetëm të vija theksin tek degradimi i profesionit tim ka shtuar ai.

Redaksia e Uashington Post kishte përgënjeshtruar zyrtarisht këtë informacion duke e cilësuar si fals dhe se një artikull i tillë për Obamën nuk ekzistonte. Në deklaratën e tij fotografi francez kishte theksuar se gjërat mes çiftit presidencial amerikan prej kohësh nuk shkojnë mirë. Por shtypi amerikan do të publikonte detajet kur të ishte 100 për qind i sigurtë.

beyonce-obama-inaugruation-2013-580x435

Rama me krerët e institucioneve të pavarura: Të rritet forca ndëshkuese në lidhje me rastet e korrupsionit

rama-kryeminister_0Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim me krerët e institucioneve të pavarura në vend. Mësohet se në takim Rama shoqërohet nga Koordinatori Kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi.

Në takimin me kryeministrin marrin pjesë Kryeprokurori Adriatik Llalla, Kreu i SHISH-it Visho Ajazi, Kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi, Nënkryetari i KLD-së Elvis Cefa, si dhe kryeinspektorja e ILDKP Xhuka.

Mësohet se në takim u diskutua mbi forcimin e urave të bashkëpunimit mes institucioneve ligjzbatuese dhe Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit.

Gjatë fjalës së tij Kryeministri theksoi rëndësinë e pasjes së një bashkëpunimi sa më efikas për të garantuar një proces të konsoliduar të shkëmbimit të informacionit dhe për të rritur forcën ndëshkuese në lidhje me rastet e korrupsionit dhe ndëshkimin e zyrtarëve të çfarëdo niveli. Për më tepër, Qeveria së bashku me institucionet e pavarura duhet të ndërmarrin veprime në unison për të adresuar probleme kyçe të axhendës evropiane me qëllim anëtarësimin e afërt në BE.

“Ka vend për bashkëpunim të ngushtë të të gjithë aktorëve, por gjithsecili duke mbajtur pozicionin e tij të pavarur e kushtetues” – u shpreh Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit, Çuçi. Gjithashtu ai përmendi nevojën për strukturimin sa më të mirë të marrëdhënies midis Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit dhe institucioneve të pavarura në mënyrë që të rritet efikasiteti i luftës kundër korrupsionit.
Nga të gjithë krerët e institucioneve të pavarura u shpreh mbështetja e plotë në punën dhe objektivat e Qeverisë dhe të Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit. U ra dakord mbi ngritjen e bashkëpunimit në nivelin e duhur, si dhe ndërmarrjen e një serie veprimesh konkrete dhe për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin në Shqipëri.

Nga ana e tij, Koordinatori Kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi është shprehur se të gjithë aktorët e institucioneve të pavarura në vend duhet të mbajnë pozicionin kushtetues, ndërsa i ftoi ata të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Nga të gjithë krerët e institucioneve të pavarura u shpreh mbështetja e plotë në punën dhe objektivat e Qeverisë dhe të Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit. U ra dakord mbi ngritjen e bashkëpunimit në nivelin e duhur, si dhe ndërmarrjen e një serie veprimesh konkrete dhe për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin në Shqipëri.

Tritol në burgun e Drenovës, pjesë e planit të arratisë së 23 nëntorit

drenNjë sasi eksplozivi është gjetur në ambientet e jashtme të burgut të sigurisë së lartë në Drenovë. Rreth 300 gramë tritol është gjetur i mbuluar me detonator dhe fitili gati për ndezje ka qenë i vendosur mes murit rrethues dhe regjimit të brendshëm. Tritoli ka qenë inaktiv dhe rezulton aty prej 23 nëntorit, ditë nga ku rezulton arratia e Admir Tafilit me shokët.

Tritoli me dy pllaka magnetike me fitil, mësohet se u vu re nga shefi i regjimit të brendshëm. Nga hetimet që kanë kryer rezulton se, tritoli ka qenë pjesë e planit të arratisë së 23 nëntorit. Duket se Admir Tafili me shokët e kishin mirëmenduar çdo detaj të arratisë, dhe siç duket një hallkë e planit ishte dhe përdorimi i tritolit, por gjërat funksion ndryshe dhe eksplozivi nuk është përdorur në ato rrethana.

Eksplozivi është zbuluar gjatë një kontrolli rutinë pas orëve të mbrëmjes vonë të së hënës. Pas, ngjarjes së arratisë më 23 nëntor të vitit të kaluar forcat e sigurisë kanë dyfishuar kontrollet në këtë burg.

Ndërkohë, vetëm një muaj më parë në burgun e Drenovës u parandalua një tjetër arratisje pasi në sektorin e paraburgimit, u gjetën 4 sharra hekuri.

Këto mjetet prerëse u sekuestruan gjatë kontrollit të ushtruar nga grupi i kontrollit i mbërritur nga Tirana, i cili kaloi në veprim pas informacioneve të SHKB-së së burgjeve, për mundësinë e organizimit të një tjetër arratisjeje.

Sharrat e hekurit dhe celularët në burgun e Drenovës u gjetën pas arratisjes spektakolare të 7 të burgosurve në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Mësohet se sharrat u futën nëpërmjet ushqimeve në sektorin e sigurisë së lartë dhe me ndihmën e oficerëve të burgut u dërguan në dhomat e paraburgimit.

Më pas mjetet prerëse u mbajtën në dhomën e Dan Hutrës, i cili ndihmoi në arratisjen e bujshme të nëntorit.

7 të burgosur me në krye Admir Tafilin u arratisën nga burgu i Drenovës, por u arrestuan më pas nga policia.

Tahiri, Haxhinasto prezantojnë Paketën e re të Sigurisë Rrugore

tahiri-haxhinastoMinistri i Transporteve Edmond Haxhinasto dhe ai Brendshëm, Sajmir Tahiri kanë dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp, ku kanë prezantuar Paketën e Re për Sigurinë Rrugore. 

Në fjalën e tij Ministri Haxhinasto u shpreh se çdo drejtues mjeti do të kryejë një sërë testesh që të meritojë patentën e drejtimit të mjetit, por sipas ministrave, kjo paketë do të shmangë njëherë e përgjithmonë pagesat nën dorë.  

“Ndërhyrje në sigurinë rrugore, qëllimi i kësaj pakete është që të krijojmë një siguri më të madhe në rrugët e vendit dhe do të merremi me të gjithë elementët përbërës që e realizojnë këtë qëllim. Do të merremi me vetë rrugën, automjetin, drejtuesin e automjetet. Do vendosim një sistem të tillë cilësie që të mos korruptohet më. Do merremi me zbatimin e ligjshmërisë, aftësimin për ndërhyrje në raste emergjencash dhe me ndërgjegjësimin e publikut sepse mendojmë që para së gjithash kjo është një çështje me përmasa kombëtare. Kontroll të detyrueshëm edhe për elementë të tillë si cilësia e motorëve dhe për cilësine e gazrave. Do prezantojmë edhe një testim të domosdoshëm në procesin e aftësimit që është ai psikofizik, një mjet shumë i rëndësishëm për të dalluar aftësinë e individëve në funksion të aftësive të tyre për drejtimin e automjeteve dhe për të mos shkaktuar aksidente. Ndërhyrje do të ketë sa i takon sinjalistikës në rrugë dhe elementeve të tjera të sigurisë”, u shpreh Haxhinasto.
Sipas ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, qeveria është e vendosur të luftojë edhe shkaqet që shpien në aksidente, që nga sensibilizimi i drejtuesve, edukimin, masat që kanë të bëjnë me sigurinë e rrugës, sinjalistikën. Sipas ministrit të Brendshëm, Tahiri kjo është masa më drastike e marrë ndaj një drejtuesi mjeti. “Jemi të vetëdijshëm që këto rrezikojnë të mbeten në letër, nëse nuk kujdesemi për zbatimin e tyre. 10 ditë burg nëse do të kapesh duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.  Do të ndalet për të shmangur aksidentet me pasoja të rënda. Kur them tani, them menjëherë”, tha Tahiri.

 

Pollo: Qeveria Rama vazhdon shkarkimet e paligjshme

genc-pollo1Në një konferencë për median nga selia e PD-së, deputeti Genc Pollo, ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se, injoron vendimet e dhëna nga Gjykata Kushtetuese. Pollo theksoi se qeveria Rama, nuk është duke zbatuar vendimin e Kushtetueses rreth aktit normative për ligjin e nëpunësit.

“Qeveria Rama vazhdon të injorojë vendimin e Gjykatës Kushtetuse i cili i ka shpallur të paligjshme spastrimet  në administratë. Pak ditë më parë, është shkarkuar nga detyra, drejtoresha e Agjensisë së Prokurimit Publik, pa asnjë arsye, motiv apo referencë ligjore; pa i  vënë në dispozicion asnjë shkresë, apo dokument. Njihen botërisht reformat dhe rezultatet e arritura tek ne në fushën e prokurimit publik.

Nga janari i vitit 2009, 100 përqind e prokurimeve publike kryhen në mënyrë elektronike. Qeveria e PD, mori çmimin e dytë në Botë, dhënë nga Kombet e Bashkuara, për Shërbime Publike, me motivin: “Përmirësimi i transparencës, përgjegjshmërisë dhe gadishmërisë në shërbimin publik”.

Të gjitha këto arritje, u përmbushën falë përkushtimit të punonjësve të agjensisë, por dhe falë mbështetjes teknike e financiare të partnerëve, si Komisioni Europian apo USAID. Qeveria Rama, me shkarkimet e paligjshme, jo vetëm që nuk njeh këto rezultate, dhe ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, por thellon edhe më shumë paligjshmërinë duke mos respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që e detyron atë të ndalojë këto praktika”, deklaroi Pollo.

Sigurimet Shëndetësore, Beqaj: Ndryshimi i qeverive nuk ka sjellë pengesa

ilir beqjaMinistri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishte sot i pranishëm në analizën vjetore të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.  Gjatë fjalës së tij, ministri theksoi se qeveria është e angazhuar për sigurimin shëndetësor dhe ky institucion, të cilit ndryshimi i qeverisë nuk i ka sjellë pengesa, duhet të jetë paguesi i vetëm i këtij shërbimi.

Ministri Beqaj tha se, duhet shumë punë për të arritur aty ku qeveria ka bërë premtimet e saj, sepse rruga për të modernizuar spitalet është e gjatë.  “Rruga për të modernizuar spitalet është e gjatë. Në spitale mungojnë analiza efektshmërie të shërbimeve. Po përgatitemi për kontrata mirëmbajtjeje. Po përfundojmë listën e barnave spitalore”, tha Beqaj.

Në lidhje me barnat, ai deklaroi se nuk është cënuar marzhi i tregtimit, sikundër pretendojnë farmacistët. Ndër të tjera ministri theksoi se spitalet duhet të shkojnë tek shërbimi shëndetësor falas.

Shuhet “Artisti i Popullit” Skënder Sallaku, nesër homazhe në Teatrin Kombëtar

skender_sallakuNdërron jetë në moshën 79-vjeçare “Artisti i Popullit” Skënder Sallaku. Ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pasi prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Skënder Sallaku është njëri nga aktorët tanë më të mirë të humorit, autor skeçesh e parodish, etj. Është i njohur  për interpretimin e tij brilant në estradë dhe cirk.

Skënder Sallaku ka lindur me 25 janar të vitit 1935 në Tiranë.  Ai  ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës fizike ”Vojo Kushi” dhe ka kryer dy vjet specializim në akrobaci dhe humor në Kinë, pranë cirkut të Pekinit.

Ka punuar si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si klloun në cirk duke e ushtruar një profesion sa të vështirë aq edhe të bukur. Ka vazhduar paralelisht edhe në film, humor, dramë, etj.

Skënder Sallaku kishte një karrierë artistike gjashtëdhjetëvjeçare në skenë. Përveç çmimit “Artist i Popullit”, ai ka edhe titullin ”Artist  i Merituar”, “Mirënjohja e qytetit”, etj.

Homazhet në nderim të Skënder Sallakut do të mbahen nesër, nga ora 10:00-12:00 në Teatrin Kombëtar ndërsa më pas trupi i pajetë i ‘Artistit të Popullit’, do të përcillet për në banesën e fundit në Varrezat e Tufinës në Tiranë.

Ukrainë, BE thirrje për zgjedhje të reja

Katerine AshtonBashkimi Evropian ka bërë thirrje për formimin e një qeverie të re në Ukrainë, që duhet të pasohet nga organizimi i zgjedhjeve presidenciale të lira dhe të drejta. Por BE nuk bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Ukrainës. Protestat anti-qeveritare shpërthyen në nëntor pasi Presidenti Viktor Janukoviç hoqi dorë nga nënshkrimi i një marrëveshjeje tregtare me Bashkimin Evropian në favor të lidhjeve më të ngushta me Rusinë.

Barrikadat vazhdojnë të bllokojnë qendrën e Kievit ndërkohë që mosmarrëveshjet mes protestuesve dhe qeverisë hyn në javën e tyre të tretë.

Kërkesa e opozitës për dorëheqjen e presidentit Viktor Janukoviç mori mbështetje nga Bashkimi Evropian.

Në takimin e djeshëm në Bruksel, ministrat e jashtëm të BE-së lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën kërkohet formimin e një qeverie të re dhe miratimin e reformës kushtetuese që duhet t’i hapin rrugën organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të drejta presidenciale. Catherine Ashton është shefe e Politikës së Jashtme të BE-së.

“Ne jemi duke punuar ngushtë me udhëheqësit e shoqërisë civile me të cilat unë kam zhvilluar takime mbi çështjet dhe shqetësimet e tyre. Është e rëndësishme që të ndalohet çdo formë e dhunës, të sillen para drejtësisë ata që kanë kryer veprime të dhunshme, të përfundohet puna e  parlamentit mbi reformën kushtetuese e cila është një pjesë e rëndësishme në përpjekjet për të zgjidhur këtë krizë, dhe pastaj të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të drejta”.

Ndërkohë që BE-ja i ka ofruar lidhje më të ngushta tregtare, ajo nuk mori vendim për vendosjen e sanksioneve ndaj Ukrainës.

Por Orysia Lutsevych e Institutit të Politikave Chatham House me qendër në Londër thotë se BE duhet t’i vendos në shënjestër mbështetësit e pasur të udhëheqjes së Ukrainës.

“Oligarkët, njerëzit e biznesit. Nuk kemi nevojë vetëm për vendosjen e sanksioneve. Por duke shfrytëzuar bazën ekzistuese ligjore duhet të shqyrtohet mundësia e mbikëqyrjes së llogarive financiare në bankat evropiane të njerëzve që janë të lidhur me udhëheqjen politike. Dhe ne e dimë se zyrtarë të lartë të qeverisë në Ukrainë kanë depozituar pasuri financiare në bankat e Evropës, burimet e të cilave janë të dyshimta”.

Në nëntor të vitit të kaluar, Presidenti Janukoviç hoqi dorë nga nënshkrimi i një marrëveshje tregtare me Evropën, duke favorizuar një marrëveshje kredie me Moskën.

Vëmendja tani është kthyer nga Rusia, e cila është mikëpritëse e Lojërave Olimpike Dimërore. Pas mbarimit të tyre, shumë protestues në Ukrainë frikësohen nga një tjetër goditje nga autoritetet, që mbështeten nga Rusia.

Ndërkohë që shfaqja e rivaliteti gjeopolitik vazhdon, protestuesit thonë se nuk do të largohen nga barrikadat deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

OKB, KS: Vlerësohet progresi në marrëdhëniet Kosovë – Serbi

OKBSekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, e ka vlerësuar vitin 2013 periudhë të përparimit thelbësore në marrëdhëniet Kosovë- Serbi. Komentet e tij ishin pjesë e raportit mbi situatën në Kosovë në periudhën nga 16 tetori i vitit 2013 e deri më 20 janar të këtij viti, që u diskutuan në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në raportin e sekretarit të përgjithshëm thuhet mes të tjerash se “nisur nga marrëveshjet historike të arritura ndërmjet Prishtinës e Beogradit, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, viti 2013 ishte vit i ndryshimeve domethënëse dhe përparimit thelbësor politik sa i përket Kosovës”.

Debatet mbi raportin vunë theksin tek përfshirja në zgjedhjet për pushtetin lokal në Kosovë të komunave veriore të saj të banuara me shumicë serbe, përfshirë edhe sfidat që ndoqën këtë proces.  Pjesëmarrja e tyre në zgjedhje u bë e mundur me marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se marrëveshja e 19 Prillit të vitit të kaluar ka hapur kapitullin e ri të bashkëpunimit dhe paqes së ndërsjellë, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se Kosova ka respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani, ndërsa i bëri thirrje Serbisë që ta rrisë përkushtimin  e saj ndaj zbatimit të marrëveshjeve. Kryeministri Thaçi tha se Kosova pret hapjen e dyerve të Bashkimit Evropian për të.

“Integrimi i Republikës së Kosovës në Bashkim Evropian është synimi ynë parësor dhe i pa-alternativë, si rrugë e modernizimit dhe konsolidimit të rajonit në familjen evropiane. Ne jemi duke zhvilluar negociata me Komisionin Evropian për të përcaktuar përmbajtjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe të sigurojmë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë në vendet e Bashkimit Evropian, përkatësisht zonën Schengen”, tha ai.

Kryeministri Thaçi, bëri thirrje për njohjen e Kosovës e cila për pak ditë shënon përvjetorin e gjashtë të shpalljes së pavarësisë së saj të njohur nga mbi 100 vende të botës.

“Falënderoj të gjitha shtetet që e kanë njohur shtetin e Kosovës dhe gjithashtu iu bëj thirrje vendeve të tjera, duke përfshirë anëtarët e këtij Këshilli të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, që të marrin ketë hap dhe të bashkohen me botën demokratike në përkrahjen e Kosovës si anëtar i barabartë dhe i plotë i bashkësisë ndërkombëtare. Njohja formale e Kosovës do të ishte kontribut i drejtpërdrejtë i forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, tha kryeministri Thaçi.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, tha ndërkaq se në Kosovë, duhet krijuar kushtet për zbatimin e plotë të marrëveshjes së muajit prill të vitit të kaluar. Ai tha se hapja e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian është një dëshmi se Serbia ka përmbushur me kohë detyrimet për zbatimin e marrëveshjes. Ai tha se Serbia dëshiron paqe afatgjate, por që ajo të jetë e tillë, duhet të jetë e drejtë.

“Të jem tërësisht i qartë. Serbia është e gatshme për normalizim marrëdhëniesh dhe pajtim në rajon, para së gjithash në interesin e qytetarëve të zakonshëm. Serbia është po ashtu e gatshme në bisedime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse, por nuk është dhe nuk do të jetë e gatshme të pranojë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. I tërheqim vërejtjen Prishtinës që gatishmërinë e Serbisë për bisedime dhe kompromis të mos e interpretojë si dobësi dhe ta shfrytëzojë për afirmimin e pavarësisë së vetëshpallur”, tha kryeministri Dacic.

Ai kundërshtoi edhe çdo mundësi të shkurtimit të pranisë ndërkombëtare në Kosovë.

“Mendojmë se për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve është me rëndësi prania ndërkombëtare në Kosovë, për shkak të mungesës së besimit të ndërsjellë dhe kjo ka të bëjë edhe më Misionin e Kombeve të Bashkuara, KFOR-in, EULEX-in dhe misionet tjera ndërkombëtare. Çdo propozim për shkurtimin zvogëlimin apo ndryshimin e mandatit të tyre, duhet të jetë temë debatesh dhe marrëveshjesh serioze që të mos lihen pasoja për paqen e sigurinë në Kosovës dhe rrjedhimisht në të tërë rajonin”, tha ai, i mbështetur nga përfaqësuesi rus i cili përsëriti qëndrimin e Moskës për siç thuhet, ruajtjen e sovranitetit të Serbisë.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Samantha Power, vlerësoi përkushtimin e të dyja vendeve për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre, ndërsa nënvizoi se bisedimet mbeten thelbësore për qëndrueshmërinë në rajon. Ajo ritheksoi mbështetjen amerikane për pavarësinë e Kosovës.

“Ne i nxisim vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, që të shtojnë përpjekjet duke ju bashkuar mbi 100 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara për të njohur realitetin e një Kosovë të pavarur”, tha ajo.

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, të mërkurën pritet të vazhdojnë raundin e ri të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve. Të dy kanë shfaqur besimin se procesi i bisedimeve nuk do të pësojë nga zgjedhjet e parakohshme serbe që mbahen më 16 mars e as nga zgjedhjet e reja parlamentare që pritet të mbahen në Kosovë gjatë këtij viti.