Basha, thirrje popullit për protestë kundër qeverisë më 20 shkurt

50

basha2-1024x694Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë thirrje që në datën 20 shkurt në 23 vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, të mbahet një protestë kundër qeverisë, kundër përkeqësimit të situatës ekonomike dhe varfërisë.

“23 vjetori i rrëzimit të monumentit nuk do të jetë vetëm një ditë kujtimi, por do të jetë edhe një protestë një marshim kundër varfërisë, kundër përkeqësimit të gjendej ekonomike. PD  thërret në këtë marshim, të gjithë ata që janë mashtruar nga premtimet e Ramës, ata që janë hequr nga puna. Thërrasim të gjithë ish të përndjekurit, ish-pronarët, pensionistët”, theksoi Basha në fjalën e tij. Pas ngritjes së komisionit hetimor, theksin e fjalës tonë tani do e vëmë tek ekonomia.

Varfëria është ulur këmbëkryq në Shqipëri dhe për këtë mjafton të shikosh shifrat e institucioneve zyrtare. Kriza ekonomike është duke u thelluar. Pas ardhjes së qeverisë së re, është shtuar numri i qytetarëve që janë të papunë. Këto janë vetëm efektet e para të paketës së tyre fiskale. Kreu i PD-së ka folur edhe për vizitën e fundit e Presidentit Bujar Nishani në SHBA dhe sipas tij është një sinjal i mirë për marrëdhëniet mes dy vendeve. “Marrëdhëniet mes dy vendeve kishin nevojë për këtë vizitë të Presidentit të Shqipërisë. Një vizitë e ngrohtë në takimet jo protokollare të zhvilluara nga presidenti dhe sot dua të falenderoj presidentin Nishani për këtë vizitë”, deklaroi në fjalën e tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha.