Manifestues në Madrid kundër mbylljes së fabrikave të Coca-Cola-s

COCA COLAMijëra persona manifestuan sot në Madrid kundër mbylljes së katër ndër 11 fabrikat e Coca Cola-s në Spanjë, në kuadrin e një plani ristrukturimi që prek rreth 1 250 punonjës.

Manifestuesit mbanin parrulla ku shkruhej “As mbyllje, s pushime nga puna!”, “Bojkotoni Coca Cola-n” apo edhe ”Zero shkurtime”. Disa vinin nga qytete të tjera të Spanjës.
Duke sjellë si argument rrezikun për vijimësinë afatshkurtër të ndërmarrjes, Coca-Cola Iberian Partners, ndërmarrja e vetme e ambalazhimit të shumëkombëshes në Spanjë, u paraqitit në fund të janarit sindikatave një plan ristrukturimi që parashikonte mbylljen e katër nga 11 fabrikat në Fuenlabrada, pranë qyteteve Madrid, Palma de Majorka, Oviedo dhe Alikante.
Ristrukturimi prek rreth 1 250 punonjës, ose 30 për qind të efektivave. Rreth 750 vende pune do të mbyllen dhe 500 punonjës do të shpërndahen në fabrikat e tjera.
Të premten e ardhshme do të marrë fund afati legal i bisedimeve mes drejtorisë dhe sindikatave, por dialogu është ndërprerë sepse sindikatat kërkojnë tërheqjen e planit të ristrukturimit si kusht paraprak përpara çdo lloj bisedimi, gjë që drejtoria nuk e pranon.

KESH: Përmirësohet situata hidrike në vend

hidrocentral_4Korporata Elektro Energjitike (KESH) bëri të ditur të premten se, situata hidrike në liqenet e hidrocentraleve mbi lumin Drin është përmirësuar ndjeshëm nga reshjet që kanë rënë gjatë ditëve të fundit në vend.

Sipas të dhënave nga KESH, Fierza ka një kuotë rezerve prej 8 metrash ndërsa Vau i Dejës dhe Komani prej 3 metra. Aktualisht, niveli në liqenin e Fierzës është 276.8 metra ndërsa prurjet në 223 metër kub ujë në sekondë.

Niveli në liqenet e Komanit dhe Vaut të Dejës është përkatësisht 171.4 dhe 74.2 metra, ndërsa prurjet anësore janë në vlerat e 190 dhe 294 metër kub ujë në sekondë. 15 milionë kilovatorë në ditë po prodhohen nga hidrocentralet e vendit dhe po në të njëjtat nivele është konsumi energjetik.

Sarandë, aty ku jetimët presin me padurim te integrohen

Shtepia-e-Femijes-ne-qytetin-e-SarandesTelnis Skuqi

Kur Fatjona, vajza jetime, gjeti fatin e saj në moshën 23 vjeçare, askush nuk foli për të, por kur u divorcua pas katër muajsh, disa fajësuan administratën e jetimores së Sarandës për “mblesëri të gabuar”. “Nuk mund të bëjmë pazar me jetën e jetimeve”, thotë Adriana Kushta, drejtoresha e shtëpisë së fëmijës. Ajo tregon se Fatjona ka pasur një prapambetje të moderuar mendore, si dhe është braktisur nga të dy prindërit qysh në lindje. Në shkollë, tregon Adriana, ka qenë një nxënëse mesatare, ndërsa në moshën 16 vjeçare i duhej të largohet nga jetimoria. “Fatjona ishte fatlume që shkollën e mesme ekonomike ta vazhdonte në Sarandë, por nuk tregoi interes”, thotë Adriana.

Administrata e gjetur përpara një fakti të tillë, vendosi ta mbajë si vullnetare në jetimore, pasi nuk kishte vend tjetër për të. Qëndrimi i saj, në fillim me dokumentacion të rregullt, i tha mundësi Fatjonës të aktivizohet me punët e institucionit derisa një ditë vlerësohet nga një inspektor i shërbimit social si e parregullt.

“Një inspektor i Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH) e ka cilësuar si shkelje ligjore”, thotë Adriana. Administrata e ndodhur para një fakti të tillë, nisi procedurat e largimit, por asnjë institucion social nuk e pranonte Fatjonën. “Ne kishim një detyrim moral që vajzen mos ta lëshonim në rrugë dhe kështu vendosëm ta martojmë me një djalë nga Delvina, pasi prindërit e tij treguan interes për të”, thotë Adriana. Nga jetimorja iku si nuse. Një dasëm u bë për Fatjonën, madje u desh një automjet për pajën. Por, pas katër muaj martesa mori fund. Vjehrra dhe burri e kthyen mbrapsht Fatjonën. “Që prej fundjanarit, Fatjona qëndron në Shtëpinë e Fëmijës me një urdhër nga pushteti vendor për një afat 10- ditor derisa të sigurohet një strehë për të”, specifikon Adriana.

Tashmë për Fatjonën dhe Adrianën kanë nisur problemet. Drejtoresha është e detyruar ta largoje nga jetimorja, ndërsa vajza 24 vjeçare është në kërkim të një institucioni social. Adriana thotë se Fatjona është rast i veçantë, ajo përfiton një asistencë sociale, por nuk ka strehë dhe punë.Jorgo Mitro Nenkryetar i bashkise Sarande Foto Telnis Skuqi ATSH

Sipas ligjit ekzistues, jetimët trajtohen në institucione sociale deri në moshën 16 vjeç, më pas vendosen në shkollat profesionale. “Shteti harxhon miliona lekë për rritjen e tyre dhe në moshën më delikate i lëshon në rrugë”, thotë Adriana e shqetësuar. Për rastin e Fatjonës, rrëfen Adriana, i kam shkruajtur letër Shërbimit Social Shtetëror dhe përgjigja ka qenë: “Të kujdeset pushteti vendor”. “Shteti duhet të japë zgjidhje”, thotë Adriana, duke shtuar se “Bashkia nuk ka asnjë mundësi ligjore që ta bëjë këtë”, shton ajo. Sipas Adrianës, shteti prej 24 vitesh nuk ka asnjë politikë për integrimin e jetimëve.
Sivjet, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë (MMSR), ka vendosur të rishikoje legjislacionin për të gjithë jetimët në vend, duke pasur parasysh edhe sugjerimet që kanë bërë vitet e fundit shoqatat për mbrojtje të tyre. Siç është bërë e ditur nga MMSR, 400 fëmijë që janë vendosur të institucionet e përkujdesit, nuk do të largohen pa mbushur 18 vjeç. Për jetimët dhe shtetin është një lajm i mirë, pasi do të ketë më shumë kohë për të menduar një zgjidhje për strehimin, arsimimin apo dhe punësimin e tyre. Drejtoresha e jetimoresh së Sarandës, Adriana Kushta, mendon se kjo është një zgjidhje e mirë, por e përkohshme. “Çfarë do të bëhet me këta jetime pas katër vitesh, ku do të strehohen, punësohen apo integrohet këta jetime pas moshës 18 vjeç”, pyet Adriana.

Nga 40 fëmijë jetime që jetojnë në Shtëpinë e Fëmijës Sarandë, 5 apo 6 prej tyre nuk kanë perspektivë të integrohen, sidomos vajzat. “Djemtë për shkak të natyrës kanë prirje të integrohen më shpejt, ndërsa vajzat janë më të brishta”, specifikon Kushta. Këtë mendim ndan edhe nënkryetari i bashkisë së Sarandës, Jorgo Mitro, i cili ka ndjekur hap pas hapi rastin e Fatjonës. “Si Fajtona ka shumë Saranda”, shprehet Mitro. Sipas tij, jetimora e qytetin bregdetar, në jug të vendit, ka një varësi të dyfishtë. “Sipas ligjit, bashkia ka vetëm rol rregullator, ndërsa politikat dhe rregulloret janë të caktuara nga ministria”, thotë Mitro. Nënkryetari i bashkisë është i vetdijshëm që ka nxjerrë një urdhër të “nxituar”, por, siç thotë ai, më mirë një fëmijë më shumë në jetimore, se sa një vajzë në duart e trafikanëve të “mishit të bardhë”. “Realisht pushteti vendor s’ka asnjë mundësi për ta sistemuar Fatjonën. Në fakt jetimët i kanë rrugët shumë të vështira, pasi nuk ekzistojnë politika të qarta për raste të tilla”, nënvizon Mitro. “E gjithë kjo procedurë është një zinxhir i këputur. Shteti duhet të hartojë politika të qarta dhe taksative”, shton ai.
Ilir Çumani, drejtori i përgjithshëm i Institutit Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë (IKIJSH), e vlerëson problematike “Statusin e Jetimit”.Ilir Cumani Drejtor i Institutit Foto Telnis Skuqi ATSH

“Shqetësimi për këtë problem është ngritur nga drejtuesit e institucioneve që merren me mbrojtjen e të drejtave të kësaj kategorie, të cilët do të kërkojnë ndryshim të ligjit aktual”, thotë Çumani. Hartimi i një ligji të plotë, bashkëkohor, konform standardeve të Bashkimit Europoia, vijon Çumani, do të garantojë një status të avancuar social për jetimët. Sipas tij, synimi është që ligji t’u vijë në mbrojtje fëmijëve jetime në drejtim të punësimit, të arsimimit, të integrimit dhe të strehimit. Çumani thotë se shumë jetimë pasi tejkalojnë të 18-tat, shteti i braktis dhe shpesh janë fëmijë të harruar. “Në fakt “Statusi i Jetimëve” nuk ka të përcaktuar qartë kompetencat që ka qeveria qendrore dhe ajo vendore në respektimin e të drejtave të tyre”, nënvizon Çumani, ndërsa shton se zyrtarisht në Shqipëri numërohen 21 mijë jetimë.

Shkodër: Bilanc pozitiv i prokurorisë për vitin e kaluar

prokuroria shkoderAnaliza e punës njëvjeçare e Prokurorisë së Shkodrës e zhvilluar sot, me shifrat e ofruara ka rezultuar me një binca pozitiv të punës së këtij sektori.  Kryeprokurori i Qarkut Shkodër, Besnik Cani, tha se për vitin 2013 pranë organit të Prokurorisë së rrethit Shkodër janë regjistruar 2087 kallëzime të reja, ku 71,4 për qind kana si burim policinë e shtetit, 11.5 për qind kanë vetë shtetasit dhe 4.5 për qind nga institucione të tjera. “Në krahasim me një vit më parë, rezulton se janë regjistruar rreth 664 kallëzime më shumë, shifër kjo që tregon qartë për gjendjen e kriminalitetit, por në të njëjtën kohë tregon edhe për përformancen e shërbimeve të policisë dhe prokurorisë duke rritur besimin e publikut në zbatimin e ligjit”, theksoi ai.
Ndersa drejtuesja e Prokurorisë së rretheve, Besa Nikhasani, bëri të ditur se për vitin 2013, në Prokurorinë e Apelit Shkodër jane trajtuar  858 çështje penale me 746 të pandehur.  Nga këto çështje, 557 janë përfaqësuar nga prokurorët e kësaj prokurorie dhe vetem një prej tyre nga prokurorët e rrethit përkatës. Në evidencen e saj ajo përmendi  207 masa sigurie, 156 masa administrative penale të trajtuara nga prokurorët e institucionit që ajo përfaqëson.

Thirrje anti-shqiptare në Himarë

arrestimPolicia e Vlorës ka prangosur një të ri i dyshuar për shpërndarje fletushkash anti-shqiptare në Himarë.

I arrestuari është një 28-vjeçar, shtetas grek i cili akuzohet se ka shpërndarë fletëpalosje me thirrje kundër shqiptarëve. Policia sekuestroi edhe një automjet me targa greke të të riut, brenda të cilit u gjetën kopje të fletëpalosjeve anti-shqiptare.

Fletëpalosjet mbajnë vulën “Vorio Epir 1914”. Në to shkruhet në greqisht: “100 vjet më parë, të parët tanë vepruan. Po ne cfarë bëjmë sot?” dhe “skllav është ai që pret lirinë nga të tjerët”.

Policia e Vlorës ka nisur hetimet, ndërkohë që për ngjarjen nuk ka ende një njoftim zyrtar.

FIFA mund t’ia heqë Botërorin Katarit

fifaOra po ecën mbrapsht për Katarin, i cili fitoi të drejtën për organizimin e Kupës së Botës 2022. Përfaqësuesit e FIFA-s janë të shqetësuar nga vdekjet e shumta të punëtorëve, që punojnë për ndërtimin e stadiumeve.

Unionet tregtare janë duke i bërë presion FIFA-s që të bëjë një tjetër votim për të drejtën e organizimit të Kupës së Botës 2022, çka do të thotë se Katari me shumë mundësi do ta humbasë këtë të drejtë.

“FIFA nuk mund të bëjë një sy qorr përpara kësaj situate. Shumë punëtorë kanë vdekur duke punuar për ndërtimin e stadiumit dhe duhet të gjenden përgjegjësit”, tha dr Theo Zwanziger, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s.

“Situata është e papranueshme. Duhet të ketë përmirësime të kushteve të punës dhe për punëtorët e huaj”, tha ai më tej. Më pas, ai shtoi se Parlamenti Europian do të ketë edhe një seancë dëgjimore lidhur me këtë çështje.

Opozita: Të gatshëm për evakuimin të bashkisë së Kievit

ukraine 2Opozita është e gatshme të evakuojë ndërtesën e bashkisë së Kievit, e okupuar që nga dhjetori nga manifestuesit, pas lirimit të të gjithë protestuesve të arrestuar gjatë demonstratave, njoftoi sot një deputet i partisë opozitare ‘Svoboda’, që kishte nën kontroll ndërtesë.
Evakuimi i bashkisë është një prej kushteve të zbatimit të ligjit të amnistisë lidhur me 234 manifestuesit që janë liruar, të cilët vazhdojnë të ndiqen penalisht për krime të dënueshme deri në 15 vjet burg.
”Partia nacionaliste ‘Svoboda’ që ka nën kontrollon bashkinë është e gatshme ta lirojë ndërtesën në çdo moment dhe i gjithë veprimi mund të kryehet brenda gjysmë ore”, deklaroi Juri Syrotiouk, numri dy i partisë ‘Svoboda’

Amerikanët të pa informuar, nuk dinë që Toka rrotullohet rreth Diellit

sole e terraNjë studimi tronditës tregon njohuritë e mangëta të amerikanëve në shkencë. Vetëm 74% e amerikanëve të pyetur, e dinë që Toka rrotullohet rreth Diellit.

Ndërsa pak më pak se gjysma e tyre nuk kanë dijeni që njerëzit kanë evoluar nga specie të mëparshme.

Në sondazh janë pyetur 2 200 njerëz dhe është realizuar nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës.

Në pyetësor u përfshinë 10 pyetje për fizikën dhe biologjinë. Përgjigjet e sakta ishin mesatarisht 6.5 të sakta. Kjo do të thotë se amerikanët mezi kalojnë klasën.

Sondazhi tregon se, vetëm gjysma e amerikanëve refuzojnë astrologjinë. Ata besojnë se horoskopi është “shkencë”.

Në këtë pikë përqindja më e lartë u arrit në 2004, kur 66% e amerikanëve e cilësonin astrologjinë tërësisht të pakuptimtë.

Por, ndërsa vitet kalojnë amerikanët pak nga pak e kanë humbur lidhjen e trilluar mes yjeve dhe njerëzve. Në kontrast, 92% e amerikanëve e cilësojnë horoskopin si të pavërtetë.

Priten kangjellat e Presidencës

PREESSdfffGjatë paradites së ditës së sotme janë prerë kangjellat te Presidenca, fill pas këtij veprimi ka reaguar Artan Shkreli si dhe Artan Lame.

Sipas Lames, reagimi i tyre vjen në emër të “Forumit për trashëgiminë”, pasi prishja e kangjellave sjell shkatërrim të një objekti që përmban vlera historike dhe monumentale.

Ndërkaq duke folur për këtë çështje, Artan Shkreli tha se, është gjetur dita e shtunë për të hequr kangjellat.

“Presidenti besoj nuk e di që po shkatërrohet. Është zgjedhur dita e shtunë dhe pasi u shkatërrua një pjesë, po hiqet dhe rrethimi vetë. Nëse duhej hequr rrethimi duhej lajmëruar edhe drejtoria e Institutit të Mbrojtjes së Kulturës, që ka në mbrojtje bulevardin”, – u shpreh Artan Shkreli.

 

Gjosha: Përmes LGI të promovojmë gruan në të gjithë vendin

gjosha2Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, në cilësinë e kryetares së Lëvizjes së Gruas për Integrim, u shpreh mbrëmë, gjatë një takimi me gratë e kësaj strukture në qytetin e Shkodrës, se përmes forcimit të LGI-së synojmë të promovojmë gratë në Shkodër dhe në të gjithë vendin.

Duke vlerësuar punën e bërë nga  strukturat e LSI-së, përfshirë edhe atë të gruas, në qytetin verior, si dhe rezultatet e arritura në zgjedhje, Gjosha tha se “LSI do të vijojë të forcohet jo vetëm për arsye partiake dhe vote, kur është momenti, por edhe për të zhvilluar gruan, ta emancipojë dhe ta forcojë atë si strukturë dhe nëpërmjet saj, të arrijmë të promovojmë gjithë gratë e Shkodrës dhe të Shqipërisë”.

E pranishme në takim, zv/ministrja e Arsimit dhe anëtare e LGI-së, Nora Malaj, tha se në programin e LSI-së, I rëndësishëm është edhe riorganizimi, duke i dhënë gruas disa prioritete për zhvillimin e mëtejshëm të saj. “Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave, është një prioritet i madh i vete Lëvizjes Socialiste për Integrim”, tha Malaj.

Pas takimit, gratë dhe vajzat shkodrane të LGI-së, morën pjesë në një mbrëmje argëtuese në Grand Hotel Europa, në qytetin e Shkodrës