Ministri Veliaj shpall martesën në korrik

veliaj-ajolaMinistri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka vendosure të kurorëzojë me martësë gjatë muajit korrik, lidhjen me Ajola Xoxën, ish-këngëtaren që tani punon si avokate.

Çifti simpatik, jeton prej më shumë se shtatë vitesh një bashkëjetesë të lumtur, e cila do të kurorëzohet me martesë më 5 korrik të 2014-ës në Gjirokastër, qytet të cilin të dy e duan shumë.

Veliaj është deputet i zonës, ndërsa ajo mendon se Gjirokastra është vendi ideal për të kaluar pushimet. Kjo është arsyeja kryesore pse kanë zgjedhur që celebrimin e dashurisë së tyre ta bëjnë në qytetin e gurtë.

“Nuk ka lidhje me politikën. Mendoj që është mirë që të gjithë të shkëputemi pak një fundjavë atje. Nuk besoj se do të bëj pushime mjalti”, ka thënë Erion Veliaj një javë më parë, në rubrikën e Mira Kazhanit. /Bluetooth/

 

Tomtato, bima që prodhon domate dhe patate

tomatatoNjë bimë që prodhon patate dhe domate është eksperimentuar në Britaninë e Madhe. Bima e quajtur “TomTato” mund të rrisë deri në 500 domate të vogla, ndërkohë që nën dhe prodhon patate të bardha.

Një bimë e tillë kushton 18 euro, ndërsa është e shartuar dhe jo prodhim gjenetik. Kjo është hera e parë që një bimë e tillë shitet në treg, transmeton Shekulli.

Drejtori për Kopshtarinë në kompaninë “Thompson & Morgan”, Paul Hansord, thotë se ka pasur një ide të tillë 15 vjet më parë, kur pa që dikush në SHBA kishte mbjellë patate nën një rrënjë domateje për të bërë shaka.

Një bimë e njëjtë që prodhon domate dhe patate ka dalë në shitje edhe në Zelandën e Re dhe quhet “Patato Tom”.

MB: Policia është kthyer në krye të detyrës

ministria e brendshmeSipas raportit të publikuar nga Ministria e Brendshme për punën e zhvilluar nga Policia e Shtetit gjatë muajit janar 2014 dëshmohet qartë rritja e treguesve pozitiv të punës së policisë në zbardhjen e krimeve kundër personit apo krimit ekonomik.

Në buletinin mujor të publikuar gjatë kësaj jave nga Ministria e Brendshme vihet re qartë rritja e forcës së Policisë së Shtetit.
Sipas të dhënave, zbulueshmëria e krimeve kundër personit është në masën 92%. Janë sekuestruar 3,583 kg marihuanë. 51 persona janë proceduar për trafiqe të paligjshme. Janë kapur 242 persona në kërkim, 15 prej të cilëve në kërkim ndërkombëtar. 245 është numri i të arrestuarve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe 49,958 janë masat administrative të marra për këtë shkelje. Përparësi i është dhënë luftës kundër krimit të organizuar që shënoi 43 të arrestuar, ndërsa 79 persona janë proceduar për veprën penale të korrupsionit. Policia e Shtetit ka administruar 13,694 telefonata nga publiku në numrin 129 dhe ka kryer 48,683 kontrolle mjedisesh e mjetesh.

Gjatë një manifestimi kundër ligjeve homofobe të Putin në Londër

Gjatë një manifestimi kundër ligjeve homofobe të Putin në Londër (Neil Hall, Reuters/Contrasto)
Gjatë një manifestimi kundër ligjeve homofobe të Putin në Londër (Neil Hall, Reuters/Contrasto)
Gjatë një manifestimi kundër ligjeve homofobe të Putin në Londër (Neil Hall, Reuters/Contrasto)

Ukraina liron të gjithë protestuesit e ndaluar

ukraina2Ukraina ka liruar të ndaluarit e fundit nga grupi i 243 protestuesve të arrestuar pas fillimit të demonstratave anti-qeveritare të nëntorit.

Ky akt u realizua në kuadër të një ligji të miratuar muajin e kaluar për të liruar demonstruesit që mbaheshin nga policia. Por akuzat penale do të hiqen vetëm pasi demonstruesit të lirojnë ndërtesat qeveritare që kanë uzurpuar.

Aktivistët e opozitës thonë se do të lirojnë rrugën kryesore që të çon në ndërtesat qeveritare në kryeqytet, por nuk kanë thënë se kur do të largohen nga ndërtesat.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Marie Harf e cilësoi lirimin e protestuesve si një hap të rëndësishëm të uljes së tensioneve në Ukrainë dhe përparimit drejt një zgjidhjeje paqësore të krizës në vend.

Raporti i PE-së: Politika e Trojkës shkaktoi një cunami social

Parlamenti Europian/ Albaniaplus foto/

Parlamenti Europian/ Albaniaplus foto/Humbja e konsiderueshme e vendeve të punës, zhdukja masive e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe shtimi i popullsisë që jeton pranë limitit të varfërisë, janë tre pasojat më të rëndësishme të politikës së masave shtrënguese që imponoi Trojka në Greqi, në Irlandë, në Portugali dhe në Qipro.

Ky është konkluzioni kryesor i raportit të Parlamentit Europian për rolin e Trojkës në vendet ku u zbatua memorandumi, raport që u miratua me shumicë votash në komisionin e punësimit dhe çështjeve sociale të PE, në Bruksel.

Në një konferencë për shtyp, raportuesi Alejandro Serkas, iu referua “një cunami social” që shkaktoi politika e trojkës në vendet që u përfshinë në programin e përshtatjes ekonomike dhe financiare.

Gjendet trupi i pajetë i një personi

policiaTrupi pajetë i një personi, ende i paidentifikuar, është gjetur mëngjesin e sotëm në Korçë.

Viktima I seksit mashkull, rreth 50 vjeç është gjetur sot nga punonjësit e pastrimit të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat pasi kanë kqyrur viktimën e kanë të dërguar në morg ku do t`I bëhet edhe eskpertiza për të vërtetuar edhe shkaqet e vdekjes.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes .

Shkup, protestë kundër devijimit të lumit Radika

radikaNë Shkup do të mbahet sot një protestë kundër ndërtimit të projektit hidroenergjetik “Fusha e Lukovës” dhe devijimit të lumit Radika.

Protesta mbahet në mesditë në afërsi të sheshit “Skenderbeu” , në organizim të shoqatave qytetare të rajonit të Dibrës, diasporës dibrane, shoqatave ekologjike të Shqipërisë dhe shoqatave të tjera.

Protestuesit theksuan se do të kërkojnë ndërprerjen e këtyre projekteve që dëmtojnë rajonin e Dibrës.

“Të jemi bashkë dhe të vazhdojmë atë që nisën mërgata jonë. Radika ju bënë thirrje për protestë masive në Shkup. Të tregojmë se Radika nuk është as e Qeverisë së Maqedonisë, as e ndërmarrjes ELEM,  por Radika është e banorëve dibran dhe të Rekës dhe do të jetë ashtu siç është”, theksohet në thirrjen e protestës.

Në mbështjetje të protestës këtyre ditëve u deklaruan disa shoqata shqiptare në Maqedoni.

Basha në Kavajë, takim me mbështetësit e PD-së

basha2-1024x694Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në orën 11:00 do të zhvillojë një takim me demokratët e Kavajës.

Basha pritet t`i bëjë thirrje mbështetësve të Partisë Demokratike të marrin pjesë në protestën e 20 shkurtit.

Opozita ka organizuar marshim – protestë më 20 shkurt në orën 14:00, në ditën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.

Çdo qytetar shqiptar, sipas zotit Basha, ka arsye të mjaftueshme për t’ju bashkuar me 20 shkurt marshimit të protestës.

“Për ti thënë ndal abuzivizmit, arrogancës, korrupsionit, varfërisë, papunësisë, taksave të larta, çmimeve të larta, me 20 shkurt në orën historike 14.00 në sheshin historik Skënderbej, në marshin tonë të protestës popullore. Të gjithë së bashku në luftën e drejtë opozitare për të shembur nga themelet antivlerat që po na i imponon ky pushtet” është shprehur më herët lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Toksikohen nga gazi i shkollës 44 studentë

ambulance.31Burimet zyrtare na konfirmojnë se është rritur numri i nxënësve, por edhe i mësuesve të shkollës së mesme ekonomike “Gostivar”.

Të dhënat raportojnë se nga gazi helmues në këtë shkollë, janë helmuar 44 persona. Ndërsa bëhet me dije se,14 persona janë dërguar në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup.

Ndërkohë, deri në orën 20:50, numri i atyre që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka qenë 32 persona, 7 janë profesorë, një pjesëtar i sigurimit të shkollës dhe pjesa tjetër nxënës të shkollës.

Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Ferit Muça tha se 5 profesorë, 4 nxënës dhe një pjesëtar i sigurimit të shkollës po trajtohen në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup.

“Gjendja e pacientëve që janë pranuar në spitalin tonë, nuk është e rëndë dhe se po kryhen trajtimet mjekësore. Te pacientët që kemi në Shkup nuk ka komplikime të rënda. Jemi duke ndjekur në çdo minutë situatën, dhe jemi gati që të ndërhyjmë për çdo komplikim të mundshëm”, – u shpreh drejtori.

Ngjarja fillestare

Hidhet gaz helmues nga persona të panjohur në objektin e shkollës së mesme ekonomike në Gostivar nga ku, sipas informacionit të fundit të siguruar nga “Zhurnal”, të helmuar kanë mbetur 32 nxënës e profesorë shqiptarë.

Në mesin e helmuarve janë 7 profesorë, 1 person është i sigurimit të shkollës dhe pjesa tjetër janë nxënës të shkollës. Ndërsa 5 profesorët, 4 nxënës dhe personi i sigurimit janë dërguar në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup.

Burimet bëjnë me dije se, persona të panjohur sonte në mbrëmje rreth orës 18.30 minuta kanë hedhur gaz helmues në hapësirën e shkollës së mesme ekonomike, si pasojë e të cilit kanë mbetur të helmuar 32 persona.

“Zhurnal” raporton se, se përpos nxënësve të shkollë është helmuar edhe edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.