FIFA mund t’ia heqë Botërorin Katarit

60

fifaOra po ecën mbrapsht për Katarin, i cili fitoi të drejtën për organizimin e Kupës së Botës 2022. Përfaqësuesit e FIFA-s janë të shqetësuar nga vdekjet e shumta të punëtorëve, që punojnë për ndërtimin e stadiumeve.

Unionet tregtare janë duke i bërë presion FIFA-s që të bëjë një tjetër votim për të drejtën e organizimit të Kupës së Botës 2022, çka do të thotë se Katari me shumë mundësi do ta humbasë këtë të drejtë.

“FIFA nuk mund të bëjë një sy qorr përpara kësaj situate. Shumë punëtorë kanë vdekur duke punuar për ndërtimin e stadiumit dhe duhet të gjenden përgjegjësit”, tha dr Theo Zwanziger, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s.

“Situata është e papranueshme. Duhet të ketë përmirësime të kushteve të punës dhe për punëtorët e huaj”, tha ai më tej. Më pas, ai shtoi se Parlamenti Europian do të ketë edhe një seancë dëgjimore lidhur me këtë çështje.