KESH: Përmirësohet situata hidrike në vend

87

hidrocentral_4Korporata Elektro Energjitike (KESH) bëri të ditur të premten se, situata hidrike në liqenet e hidrocentraleve mbi lumin Drin është përmirësuar ndjeshëm nga reshjet që kanë rënë gjatë ditëve të fundit në vend.

Sipas të dhënave nga KESH, Fierza ka një kuotë rezerve prej 8 metrash ndërsa Vau i Dejës dhe Komani prej 3 metra. Aktualisht, niveli në liqenin e Fierzës është 276.8 metra ndërsa prurjet në 223 metër kub ujë në sekondë.

Niveli në liqenet e Komanit dhe Vaut të Dejës është përkatësisht 171.4 dhe 74.2 metra, ndërsa prurjet anësore janë në vlerat e 190 dhe 294 metër kub ujë në sekondë. 15 milionë kilovatorë në ditë po prodhohen nga hidrocentralet e vendit dhe po në të njëjtat nivele është konsumi energjetik.