Grabitje me armë e maska, ikin dy autorët

Grabitje-me-maska-e-armeGrabitet një pikë lojërash fati në Gjirokastër. Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:20 të mbrëmjes së të shtunës në lagjen ’18 Shtatori’ pranë spitalit rajonal, ku dy persona me maska janë futur në një pikë lojërash fati të licencuar në pronësinë e shtetasit me iniciale A.N dhe në kërcënimin e armëve kanë arritur të marrin një shumë parash nga xhiroja e biznesit dhe janë larguar me pas në drejtim të paditur.

Në vendgjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët gjatë orëve të natës kanë bërë shoqërimin e 15 personave ku po merren në pyetje lidhur me ngjarjen. Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të grabitjes me armë.

Basha ftesë qytetarëve: Në shesh kundër mashtrimeve

basha lulAktivi i Tiranës ka qenë ndalesa e radhës e kreut të Partisë Demokratike për të përcjellë edhe një herë thirrjen ndaj qytetarëve për t’iu bashkuar protestës së 20 shkurtit. Me një fjalim të shkurtër, ndryshe nga takimet e tjera, Bashës i ka mjaftuar për ti kujtuar rivalit të tij politik se gjendet në mesin e strukturave të degës së PD së Tiranës me të cilat në 2011 i mori Bashkinë, e që sipas tij edhe sot vazhdon të mbetet makthi i kryeministrit Rama.

“Dua të ndalem për të prekur dhe konstatuar përmes jush një lajm të gëzuar, faktin se një numër gjithmonë e më i madh të rinjsh dhe të rejash nga Tirana kanë vendosur të bëhen pjesë e PD, partisë së lirisë, për tu dalë zot sfidave të kohës, për të përgatitur alternativën e fitores.Ne nuk jemi parti e numrave, por e njerëzve të lirë.Kjo është shtëpia e përgjegjësisë. Nukjemi në pushtet, nuk jemi afër zgjedhjeve të shpallura, ndaj kjo i jep më shumë thelb vërshimit të të rinjve në PD”tha ai.

Më tej lideri i opozitës tha se nuk mund të lejojmë zhbërjen e arritjeve të mbi 20 viteve demokraci. Basha ftoi qytetarët të bëhen pjesë e protestës së 20 shkurtit kundër mashtrimeve kolosale të qeverisë Rama-Meta.

“Kush kërkon të mësoje dhe të kuptoje se përse po bëhet keq e më keq çdo ditë e çdo jave me këtë qeveri përgjigjen e gjen të mashtrimet qeveritare dhe dështimet e saj. Të enjten në 23 vjetorin e rrëzimit të Enver Hoxhës kemi thirrur marshimin e protestës popullore kundër mashtrimeve dhe dështimeve të Ramës dhe Metës. 20 shkurti është gdhendur si dita e madhe e Tiranës demokratike, që bëri e para ndarjen e madhe. E tillë do të jetë dhe duhet të jetë kjo ditë brez pas brezi. Të gjithë në sheshin e historisë për të përkujtuar ngjarjen e madhe dhe mesazhet e saj të gjalla e të pa vdekshme. Janë garancia që me popullin nuk mund të luhet nuk mund të mashtrohet nuk mund të nëpërkëmbet. Të gjithë për ti përciellë zërin e fuqishëm të bashkimit qeverisë Rama- Meta. Tiranën e zgjodhën kryeqytet të parët tanë kryeqytet, të parët në shesh në 20 shkurt”- deklaroi ai.

Sejdiu: Pavarësia ishte premtim i presidentit Bush

sejdiuPavarësia e Kosovës ishte premtim i Presidentit amerikan, Xhorxh Bush, një vit para se të ndodhte kjo ngjarje e rëndësishme. Në 6-vjetorin e pavarësisë së Kosovës ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka rrefyer disa nga prapaskenat që çuan deri në ditën e shumpritur për kosovarët.

“Unë kam pasur takime atëherë me sekretaren e shtetit Condoliza Rise dhe natyrisht përmes saj kam pritur mesazhet e presidentit Bush. Aty ka qenë edhe ekipi i unitetit. Na është thënë shumë qartë se SHBA-të janë thellë të përkushtuara që ky proçes të përfundoië mirë, se kemi zgjedhur diplomatët më të mirë që ka Amerika për të kryer kete punë. Na thanë se kishin besimi te ne. Na është thënë qartë edhe porosia e presidentit Bush se “është dashur të përfundojmë këtë punë sepse u kam premtuar kosovarëve se kjo punë do të kryhet”, kjo na është thënë edhe në takimin me Sekretaren Rise në fillim të vitit 2007, do të thotë gati një vit para shpalljes së pavarësisë”.

Sejdiu ka rrefyer me tej se ishte nje opsion edhe 28 nentori, si datë për shpalljen e pavarësisë, por duket se kjo nuk është mirëpritur nga ndërkombëtaret.

“Për 17 shkurtin ishte vendosur dy javë para shpalljes së pavarësisë, opsion ka qenë edhe 28 nëntori. Këtu pat insistuar kryeministri Agim Çeku, por edhe Veton Surroi që ka qenë në ekip të unitetit. Por, paralelisht kemi pasur edhe këshillën se është mirë që të përcjellim edhe disa procese që lidhen me rajonin Ne e kemi ditur kontekstin kohor saktësisht në dy javët e fundit”.

Sejdiu ka qenë personi i parë që ka hdhur firmën e tij në dokumentin e shpalljes së pavarësisë dhe këtë e cilëson si momentin më të mirë të jetës së tij, por duhet se i ka mbetur merak fakti që nuk ka arritur ta siglojë atë dokument me një stilolaps që kishte marrë dhuratë nga Papa Benedikti XVI.

“Atë ditë që është bërë nënshkrimi i Deklaratës së Pavarësisë dhe që kam qenë i pari që e kam bërë këtë, unë e kam marrë me vetë atë stilolaps të dhuruar nga Papa Benedikti XVI që të nënshkruaja me të, por më është sugjeruar që të nënshkruhet me një stololaps specifik që do ti qëndronte kohës”.

Ndërkaq Sejdiu tregon se flamuri i Kosovës ishte përcaktuar nje muaj para shpalljes së Pavarësisë.

Lirohet pas dy muajsh bashkia e Kievit

KievProtestuesit antiqeveritarë, të cilët kanë pushtuar administratën e qytetit të Kievit për më shumë se dy muaj, kanë thënë se do të transferojnë kontrollin e ndërtesës te qeveria.

Udhëheqësit e protestës i kanë thënë se janë të gatshëm të lirojnë ndërtesën si shenjë e vullnetit të mirë, pasi autoritetet kanë liruar të gjithë protestuesit e burgosur në Kiev.

Pavarësisht kësaj lëvizjeje, ish-kryeministrja e burgosur e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, ka thënë se protestuesit nuk do të jenë të kënaqur me asgjë, përpos dorëheqjes së presidentit Viktor Yanukovych.

Ndërkohë një tubim tjetër antiqeveritar është thirrur për sot në Kiev.

Avokati i Mëhillaj, Andoni tentoi vetëvrasjen

mehillajI konsideruar si sekser i vrasjeve dhe shpërthimeve me minë të telekomanduar, Adnon Mëhillaj ka tentuar të vetëvritet në ambientet e burgut 302, ku ndodhet në paraburgim. Lajmi është konfirmuar për Ora News, nga avokati mbrojtës i tij, Lazer Sokoli.

Sipas avokatit ngjarja është shënuar pasditen e djeshme, ku 38-vjeçari ka tentuar të presë damarët,ndërsa nuk ka dhënë më shumë sqarime se si dhe me çfarë mjetesh ka tentuar të kryejë një veprim të tillë.

Avokati, Lazer Sokoli, tha se klienti i tij Andon Mëhillaj ka kërkuar ta takojë dhe të dërgohet në spital, por nuk është lejuar nga autoritetet e burgut, ndërsa ka mundur ti dërgojë atij disa ilaçe në qelinë e paraburgimit.

Andon Mëhillaj u vetëdorëzua në polici pak ditë më parë, ndërsa avokati i tij mbrojtës deklaroi se është i pafajshëm dhe se nuk qëndrojnë akuzat ndaj tij si ndërmjetës apo porositës për disa vrasje me pagesë.

Avokati gjithashtu bëri të qartë se Andon Mëhillaj kishte pritur deri tani për tu dorëzuar për të siguruar familjen e tij. Ndërkaq mbetet në kërkim kushëriri i tij,Genis Mëhillaj, për të njëjtat akuza, “akte terrorizmi” dhe “financim të terrorizmit”.

Aksident në Fier, plagosen 3 persona

aksident i rendeParaditen e ditës së sotme, në aksin rrugor Lushnjë-Fier ka ndodhur një aksident.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Vajkan. Në makinën tip “Benz” me targa Tr 3757 I në të cilën udhëtonin 3 persona, drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë. Kurse dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

Burimet raportojnë se, jashtë rrezikut për jetën është djali i drejtuesit të mjetit, 12-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga autoritetet përkatëse.

 

“Vejusha e zezë”: Unë e vrava biznesmenin grek

Evangeli ZhangaShqiptarja Evangeli Zhanga ka pranuar para gjykatës greke se ka vrarë biznesmenin Tasos Tsagaropoulos dhe më pas e ka murosur në vaskë.

Mësohet se Evangeli Zhanga ka vepruar me dy bashkëpunëtorë për realizimin e këtij krimi, njëri prej të cilëve ishte shqiptar. Evangeli Zhanga njihet me disa emra, dhe është e kërkuar nga Interpol Tirana.

Po kështu, shqiptarja Evangeli Zhanga akuzohet edhe për vrasjen e bashkëshortit të saj në Sarandë, si dhe njihet si “vejusha e zezë” për mashtrime dhe vrasje të burrave.

Koha për drejtësi ka arritur për të ashtuquajturën “Vejusha e zezë”, minoritares shqiptare që vret e mashtron burra, pasi dje në gjyqin ndaj saj ishte e pranishme nëna e biznesmenit të murosur grek.

Eva (Evangeli) Zhanga, 52-vjeçarja nga Saranda, është akuzuar për vrasjen e 42-vjeçarit Tasos Tsagaropoulos, të cilin me ndihmën e një tjetër greku dhe një shqiptari, e kishte çimentuar.

 Nëna e grekut në gjyq 

Në mesin e dhjetorit mediet greke shkruanin në lidhje me një prej seancave ku ishte paraqitur në gjyq edhe nëna e viktimës. “Në bankën e të akuzuarve u ul e qetë, e veshur me një jelek antiplumb, Eva Zhanga,

gruaja nga Shqipëria, e akuzuar për vrasjen, që, sipas aktakuzës, e ka kryer më 24 maj 2009, duke pasur si bashkëpunëtor partnerin A,P, që vdiq disa muaj më vonë nga “kanceri” dhe një bashkëpatriot të sajin nga Shqipëria  me inicialet N. K, i akuzuar për ndihmë në aktin makabër.

Gjykimi filloi me rrëfimet e dëshmitarëve, ku numërohen plot 16 të tillë. Dje në gjyq dhanë dëshmitë e tyre 3 persona, ku mes tyre ishte edhe nëna e viktimës.

Sipas aktakuzës, 52-vjeçarja, fillimisht i hodhi qetësues biznesmenit grek në lëngun e portokallit dhe bashkë me partnerin e saj, e goditi Tason tri ose katër herë në kokë me një çekiç dhe më pas në qafë. Më pas, Eva, A.P dhe shqiptari N. K, e kanë murosur në vaskë.

Cila është “Vejusha e Zezë” 

Në regjistrat e gjendjes civile të Komunës së Dhivrit, ajo figuron me emrin Panago. Më tej është transformuar në Evangjelia, për të pësuar shndërrimin e fundit në Greqi, ku më së shumti njihet thjesht Eva.

Është person në kërkim nga policia shqiptare dhe Interpol Tirana. Pasi vrau të shoqin në Sarandë dhe iku në Greqi, shkoi në Amerikë, ku gjeti një burrë të pasur me të cilin u martua e fitoi shumë para. E bindi

burrin e radhës që të kthehen në Greqi, ku e braktisi në një azil pleqsh. Mbi të rëndojnë denoncime për rrëmbim pasurie nga familjarë të 13 burrave pleq në Kretë, Volos, Selanik dhe Peloponez.

Bëmat e Eva Zhangës vërtiten sa në instinktin e vrasëses, aq edhe në vesin e mashtrimit. Ndërkohë ajo kishte aftësinë të “ngjiste” shkallët e shoqërisë, duke ofruar trupin për njerëz të moshuar dhe të pasur derisa të paktën dy prej tyre rezultojnë të vrarë nga vetë ajo.

 

Rama violinë e fundit?

edi rama 6Nga Reldar DEDAJ

Konsensusi një superfuqi? Kjo nuk është edhe aq e sigurtë…Dje, ndërkohë që lidhjet e pozitës me opozitën ende nuk ishin këputur përfundimisht, anipse, të brishta, të ngadalta, belbëzuese, komunikimi mes tyre, me siguri pararendës i vlerave demokratike, duhet të ndriçojë po aq sa konsensusi në vetvete, liria dhe ndoshta kursi i politikës së vjetër edhe pse është hedhur në det me anije të re, duhet të ndryshojë përfundimisht kah; nga sa më parë.

Sot, “Qeveria konstruktive” që pretendon se zotëron kryeministri Rama, nuk duhet të hedhë në erë çdo urë komunikimi mes saj dhe opozitës. Ajo, për më tepër, nuk duhet të projektohet me imazhin e babushkave ruse. Një babushkë e re, e madhe, pret të mbledhë nën vete babushka të vogla si karavidhe për të bindur vetveten dhe shqiptarët për vlerat e saj profesionale dhe ligjore që po rreket të zbatojë këto kohët e fundit.

Ndërkaq, jo krejt vetvetiu, ka dalë në skenë një ide që po spikat pa masë në lidhje me pseudo profesionalizmin që po përdoret nga qeveria për emërimet në administratë. Ka fakte të shumta, të pa lëkundshme se po hiqen njerëz me arsim të lartë, të kualifikuar, me përvojë pune brenda dhe jashtë vendit, dhe po zëvendësohen thjeshtë me militant partiakë, pa arsim përkatës, madje edhe pa të fare, por me të vetmin kriter se ka valvitur flamurin e PS-së gjatë mitingjeve të ndryshme të partisë.

Kjo nuk do të thotë se e gjithë administrata e mëparshme ishte në nivele të tilla profesionale, jo, në shumë sektorë të saj ka qenë mizerabël, dhe vazhdon të jetë e tillë, por problemi qëndron në heqjen e disa specialistëve të mirëorganizuar në sektorët e tyre të punës, të kualifikuar, adekuatë me çdo vlerë profesionale dhe njerëzore.

Humbja e tyre është edhe humbje e shoqërisë. Andaj, Edi Rama në vrapimin e tij të vrullshëm në tokën e pakët dhe të lëvizshme të Shqipërisë, duhet të marrë me mend çdo hap që hedh, çdo herë që kthen shikimin nga kundërshtari: krijimin e një kontradikte të re që sapo ka lindur. Rruga që Rama ka përzgjedhur të nisë, bashkë me avantazhet e menduara, me kriteret e sinqerta, e tradhton jo se është e pamundur, por nuk e ndjek dot.

Tradhtia e saj është e pashmangshme, fryt i një gabimi të madh në vlerësimin e bazave mes tij dhe Ilir Metës dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Ai nuk mund të sillet me votuesit e vet, me idenë e një marrëdhënie që është e bazuar thjeshtë tek preferenca partiake dhe angazhimi vullnetar. Jo! Këtë e dimë mirë të gjithë, pa përjashtim. Ata kanë rrudhur muskujt se tashmë ndjehen të zhgënjyer. Të Ilirit po presin të gjejnë çastin e volitshëm për të rrjepur çdo gjë që ju del përpara. Ndërsa të ndershmit, ata që e kanë shumë të vështirë të trokasin në derë dhe të kërkojnë diçka për kontributin e tyre, kanë mbetur duke u ngrohur në diellë. Por me shpresë ama.

Gjithsesi, Edi Rama duhet të ndërtojë një urë komunikimi me Lulzim Bashën dhe jo ta injorojë atë. Ai nuk duhet ta paraqesë këtë marrëdhënie të ngrirë, e mbi të gjitha jo reale, me kinse idenë se kryetari i të djathtës nuk është Lulzim Basha, por Berisha. Kjo nuk çon ujë në mullirin e tij, përveçse sa bën akoma edhe më qesharake çdo levizje të tillë.

Duke shkëmbyer ide dhe pikëpamje me kundërshtarin z.Rama na tregon që nuk ka rënë në kurthin e një politike të vjetër e veshur me rroba të reja. Ai dëshmon, më në fund, se ka gjetur mënyrën për të zvogëluar rrëziqet e një autoriteti të çuditshëm në parti që dikton me dorë të hekurt. Ai dëshmon, se shqiptarët nuk duhet të trajtohen me ngjyrat e partive përkatëse, por sipas meritokracisë dhe vlerave profesionale të gjithsecilit.

Kjo është një rrugë e re që nuk e hedh në mjedise të vjetra, por nuk e çon as në destinacione të reja, e qarkullon sa në vendet e vjetra sa në destinacionet e reja, duke mos e ndalur kurrë as tek njëra dhe as tek tjetra. Me qëllimin për t’i kujtuar atij se rruga që po përshkron është thjeshtë diçka që duhet bërë. Asgjë më shumë se kaq.

TURQI, Qeveria ia arrin miratimit të ligjit që forcon kontrollin mbi drejtësinë

BE-TurqiQeveria turke bëri që të votohet sot nga deputetët, mes goditjeve me grushta, reforma gjyqësore e destinuar të forcojë kontrollin mbi gjykatësit, e cila u denoncua menjëherë si një mjet tjetër për të mbytur skandalin e korrupsionit që po e trondit.
Në përfundim të një debati mjaft të tensionuar i karakterizuar nga goditje me grushta mes të zgjedhurve rivalë, parlamenti miratoi pa habi projektligjin e mbështetur nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e kryeministrin Recep Tayyip Erdogan, me 210 vota pro dhe 28 kundër.
Ndër të tjera, ky dokument autorizon Ministrinë e Drejtësisë të nisë hetime rreth anëtarëve të Këshillit të Lartë të gjykatësve dhe prokurorëve (HSYK), një nga instancat më të larta gjyqësore në vend e ngarkuar me emërimin e gjykatësve më të lartë. Ai i lejon gjithashtu ministrit t’i imponojë HSYK-ut rendin e ditës.
I paraqitur në janar në mes të krizës së shkaktuar nga një skandal politiko-financiar i paprecedentë, kjo reformë shkaktoi kritika nga opozita dhe paralajmërime të përsëritura nga Bashkimi Evropian, që shqetësohet për një rivënie në dyshim të pavarësisë së drejtësisë.
I ndodhur nën presion, Erdogani ra dakord të “ngrinte” për një farë kohe nenet më të shumëpërfolura të projektligjit. Por, sigurisht me mazhorancën e tij absolute në parlament, ai vendosi të premten të kalojë në parlament një version të sapomodifikuar , që ligjëron kontrollin e pushtetit politik mbi vendimet e Këshillit të Lartë.

Kapet mafia shqiptare e lidhur me “Ndragheta”

carabinieri-arrestoNjë bandë shqiptare që merrej me trafikimin e drogës dhe prostitucion është kapur sot nga policia italiane. Banda kishte shtrirë aktivitetin e saj të paligjshëm në Bergami, Reggio Emilia dhe Parma.

Hetimet që çuan në arrestimin e dy shqiptarëve nisën në dhjetor të vitit 2012. Operacioni i policisë për kapjen e tyre quhej “Vajzat”.

Shqiptarët K.A., 33 vjeç, dhe D.D., 38 vjeç u kapën me 3 kg kokainë.

Operacioni i policisë italiane i quajtur në gjuhën shqipe, ishte vazhdimi i operacionit të vitit 2012 ku mbetën të arrestuar dy shqiptarë të tjerë.

Armand Keçi, 37 vjeç, Alket Ajdini, 31 vjeç u arrestuan në dhjetor të 2012. Arrestimi i tyre çoi në kapjen e rreth 40 kg kokainë në muajt e fundit.

Lidhja me “Ndragheta”-n

Kjo bandë shqiptarësh kishte një aktivitet të gjatë në Itali, ku kanë formuar dhe një aleancë me mafien e njohur italian “Ndragheta”.

Mafia shqiptare ka vepruar në një trafik të gjatë në prostitucion, duke bashkëpunuar shpesh me shtetas rumunë. Ata gjithashtu janë marrë dhe me trafikimin e heroinës.

Mediet italiane raportojnë se Shqipëria, vitet e fundit është bërë një “magazinë” për kokainën që vjen nga Amerika e Jugut dhe për prodhimin e marijuanës.