Basha nga Korça: Nesër të gjithë në shesh kundër padrejtësive

bashaNga juglindja e vendit, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ftuar qytetarët ti bashkohen nesër protestës së PD dhe opozitës. Gjatë takimit me aktivin e PD në Korçë, Basha theksoi se të enjten është dita që të dëgjohet zëri i bashkuar i njerëzve të lirë kundër mazhorancës që po vepron në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën.

“20 shkurti i 2014 thërret në sheshin Skëndërbej çdo qytetar të lirë të këtij vendi të ngrihet kundër padrejtësive që po bëhen nga qeveria Rama-Meta. Qytetaria shqiptare që tashmë është europiane do të thotë fjalën e saj.Shqetësimin ynë pse therrasim protestën, eshtë per të sotmen dhe të ardhmen.Qeveria Rama-Meta ka marrë revanshin kundër Kushtetutës, konsensusit, pronës legjitime qytetare që është produkti i vetëm i qeverisë Rama-Meta. 23 vite më parë, veç rrëzimit të bustit spastruan edhe veset e diktaturës. Kjo qeveri po sjell vegla të atij regjimi, paligjshmërinë dhe mashtrimet e tij. Politikat qeveritare janë kundër interesave të qytetarëve dhe te te gjithe vendi.Sulmi ndaj administartës publike, pushimet masive, goditja e institucioneve të pavarura, sulmi i papreçedent ndaj policisë së shtetit- të gjitha këto janë deshmi se si dhe sa shpejt degradon një strukturë shteterore” u shpreh ai.

Sikundër ishin të rinjtë ata që 23 vite më parë do të rrëzonin bustin e ish-diktatorit Hoxha, Basha edhe në prosten e nesërme shpresat i ka po tek të rinjtë, që sipas tij janë dyndur si asnjëherë tjetër në radhët e PD. Shefi i demokratëve tha se do jenë pikërisht të rinjtë që do t’i mësojnë politikës se janë gati të përballen me antikushtetueshmërinë.

“Askush nuk mund ta zhbëjë perspektivën tonë, bashkimi ynë kërkon përkushtim. Politikat e kësaj Qeveria po vështirësojnë punësimin e të rinjve. Më 20 shkurt ne do ta evokojmë këtë ngjarje të madhe, historike për Kombin. Marshimi i protestës që kemi thirrur nesër ka në themel këtë ngjarje historike, por kjo do të ishte e pamjaftueshme.Ai eshte një marshim kundër paligjshmërisë, antikushtetueshmërisë, dhe t’i kujtojë dyshes Rama-Meta nuk janë sundues të këtij vendi por punonjës të tij. Nesër në shesh, jo vetem demokratët, por mijëra qytetarë që i janë përgjigjur thirrjes tonë, për t’i dhënë mashtruesve një mesazh të fortë, së mashtrimi nuk durohet, nuk gëlltitet nga njerezit e qytetëruar”, deklaroi kreu i PD-së.

Berisha: Rama shpalli votën si shuplakë për opozitën

BerishaVetëm një ditë para marshimit protestë të paralajmëruar nga opozita, në përkujtim të përvjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një analizë të ngjarjeve të fundit të ndodhura në vend, duke shpjeguar dhe arsyet e protestës. Berisha tha se kryeministri Rama po noton në të njëjtat ujëra me paraardhësit e tij, duke e akuzuar se që në ditën e tij të parë të instalimit si Kryeministër i shpalli luftë opozitës . Sipas tij, 5 muaj qeverisje kanë faktuar se Rama dhe qeveria e tij çdo gjë e bazojnë mbi mashtrimin, fallsitetin dhe dhunën ndaj opozitës dhe qytetarëve.

“Ata që përmbysën me 20 shkurt të ’91, ata votën e konsideronin plumb për armikun. Në atë sistem vota e qytetarëve shpallet me parulla të mëdha si plumba për armikun. Për ironi të fatit por jo pa lidhje, 23 vjet më vonë forca politike që fitoi zgjedhjet në 23 qershor dhe kryetari i saj shpalli votën pro tyre si shuplakë për opozitën. Ishte më i njerëzishëm nuk e quajti plumb, por shuplakë. Mbi bazën e 1 milion shuplakave bazoi qëndrimin dhe strategjinë ndaj opozitës dhe kur konsideron votën pro teje shuplakë ndaj kundërshtarit, automatikisht kundërsharin e ke armik, ka vetëm një platformë, vereviktis( mjerë i munduri). Kjo është platformë e pushtuesve në kohërat e hershme, kjo është platforma që adaptoi Edi Rama që ditën e parë të instalimit të tij në pushtet. Populli opozitar, demokratët , u përballën me një platformë e cila në shumë aspekte ngjasonte me platformën e regjimit komunist ndaj opozitës. Ne në opozitë pranuam humbjen në mënyrë më të civilizuar, bëmë rrotacionin e pushtetit, shfaqëm vullnetin tonë për një bashkëpunim pa kushte në projektin numër një të shqiptarëve , integrimin.Por ne një afat kohor më pak se 5 mujor, Edvin Krisraq Rama, është faktuar sëbashku me qeverinë e tij një kryeministër që bazon çdo gjë mbi mashtrimin, fallsitetin dhe dhunën ndaj opozitës dhe qytetarëve. Kanë ndodhur shumë gjëra, por më kryesore është mashtrimi që Edi Rama u bëri qytetarëve shqiptarë duke përmbysur platformën e tij elektorale dhe duke vepruar në drejtim të kundërt. Këtu fillon delitigjimimi i shpejtë dhe i sigurtë i kësaj qeverie. 23 vjet më parë përmbysëm shtatoren e diktatorit dhe bustet e gjalla pasi në 45 vite çuan në mjerim të paimagjinueshëm sot një popull përmes terrorit dhe mashtrimit. Asgjë nuk lëndon, rrënon më shumë dinjitetin e njeriut sesa mashtrimi” tha ai.

Berisha tha se Rama po vendos me shpejtësi të rrufeshme monopolet dhe familjes dhe të klanit të tij dhe po e kthen në Shqipërinë në Republikën e Skafeve.

“Vendimi i qeverisë për ndalimin e furgonëve taksi ka për qëllim të fusë monopolin e Koços në transportin e furgonëve. Katandisi Shqipërinë si të ishte Republika e skafistëve. Nëse nuk ngrihemi për të vendosur dinjitetin tonë Shqipëria kurrë zgjedhje nuk do të jenë më. Do të jenë thjesht panair i mashtrimit, do i fitojë ai që gënjen në shumë”- tha Berisha duke ftuar në protestë popullin opozitar por edhe atë të zhgënjyerit nga qeverisja e kryeministrit Rama për t’u bërë pjesë e protestës së nesërme antiqeveritare që është parashikuar të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”.

Ish-Kryeministri akuzoi shefin e qeverisë, Edi Rama, se e ka kthyer kryeministrinë në klinikë për t’u shëruar.

” U dha poste burrave e grave të tij. Burri i Belinës bëhet ministër. Burri i Lindës emërohet drejtor i rëndësishëm në një firmë të Ahmetit. Kryeministrinë e ka shtëpinë e Kristaqit.Zotëria mendon si kryeministër kryeministria dhe shteti është pronë e tij. Ka 6 muaj që punon dhe gdhend zyra, hap klinika brenda kryeministrisë sepse e ka të rëndë të kurohet aty ku kurohen të tjerët. Po vendos me shpejtësi të rrufeshme monopolet dhe familjes dhe të klanit të tij”- tha Berisha.

Kombëtarja do të luajë në Elbasan

rama platiniKryeministri Edi Rama priti sot në një takim në selinë qendrore të qeverisë, presidentin e UEFA-s Mishel Platini. Në përfundim të takimit, Rama bëri të ditur për mediat se në fokus të bashkëbisedimit me presidentin e UEFA-s, ishte ndërtimi i stadiumit të ri dhe futja në shkolla e një programi të posaçëm  për futbollin. Rama më tej tha se me kreun e UEFA-s diskutoi edhe mbi të ardhmen e kombëtares.

Ndërsa Platini, i cili mbërriti sot në Tiranë për vizitë e mbështeti Ramën në idenë e programit të futbollit në shkolla. Sipas Platini, ky program ndihmon në krijimin e talenteve të reja në futboll. Ai shprehu mbështetjen e organizmit më të lartë botëror të futbollit, për ndërtimin e një stadiumi në Shqipëri sipas parametrave ndërkombëtare.

Kryeministri Rama bëri me dije se në muajin shtator kombëtarja shqiptare e futbollit do të ketë një stadium të ri. Platini pret të takohet edhe me kreun e FSHF-së, Armand Duka si dhe me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla.

Rama: “Është gjithmonë kënaqësi, kur një kampion i madh, një hero i madh i fëmijërisë së shumë prej nesh, rikthehet në Tiranë. Për mua është një kënaqësi e dyfishtë sepse fati ka dashur, që për shkak të detyrës, ta njoh Michel Platini prej kohësh dhe ta konsideroj mik. Është një mik që është vazhdimisht i vëmendshëm për mbarëvajtjen  e futbollit  në Shqipëri.

Sot ne u takuam dhe diskutuam për përgatitjet  e sezonit të ardhshëm të skuadrës kombëtare. E informova me kënaqësi që jemi të angazhuar dhe jemi të bindur që në shtator do t’i dhurojmë Kombëtares sonë, por edhe për pjesën tonë të kompeticionit, një stadium që do të jetë në lartësinë e imazhit që duam për Shqipërinë, në Elbasan.

Në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, Qeveria do të financojë këtë operacion. Ndërkohë folëm dhe për të ardhmen e Stadiumit Kombëtar, i cili fatkeqësisht sot është jashtë standardeve për të mikpritur një ndeshje ndërkombëtare. Po ashtu ndamë përsëri të njëjtën pikëpamje të kahershme, që ajo çka nuk duhet ta harrojmë asnjëherë është se futbolli është  një sport që është në radhë të parë i fëmijëve, i të rinjve dhe është mbi të gjitha një instrument i pazëvendësueshëm social. Për këtë arsye, unë dua ta falënderoj Michelin sepse është  realisht, jo vetëm një promotor i mbarëbotshëm i kësaj ideje të madhe të sportit për të gjithë, por edhe një mbështetës i drejtpërdrejtë i vetë iniciativave tona.

Dua ta siguroj se qeveria jonë do të vazhdojë të jetë, pranë federatës, pranë futbollit, pranë sportdashësve. Ambicia jonë dihet; Ne duam që stadiumet të jenë vendi, ku nuk shkojnë thjeshtë pak tifozë të zjarrtë, por ku të fillojnë të shkojnë dhe familjet, të fillojnë të shkojë dhe fëmijët, ku të ketë gjithmonë e më shumë dhe gra edhe vajza.

 

Platini: “Jam i kënaqur që ndodhem këtu së bashku me delegacionin e UEFA-s. Jemi të mendimit se sporti i futbollit ndodhet në duar të sigurta, nga Kryeministri dhe Presidenti i FSHF Armando Duka. Gjykojmë kështu, sepse ata janë dy persona që e duan futbollin, njihemi prej vitesh, e di se çfarë duan të bëjnë, e di se çfarë mund të bëhet, e di edhe se çfarë nuk mund të bëhet, sepse nuk është e lehtë për të bërë gjëra të mira.

Folëm për stadiumin e ri, diçka që Kryeministri e ka konsultuar se bashku me Presidentin Armando Duka, e që do të realizohet sapo të jenë krijuar të gjitha kushtet. Stadiumi i ri do të ndërtohet në Elbasan, rreth 40 kilometra nga këtu, dhe do të jetë shumë i rëndësishëm për zhvillimin e ndeshjeve në rang ndërkombëtar. Po ashtu, për krijimin e një vizonit të ri për sportin e futbollit, në Shqipëri, pasi duke filluar nga shtatori, të gjitha ndeshjet në Shqipëri, do të ndiqen nga  e gjithë bota.

Ajo që është realizuar këtu, edhe me kontributin dashamirës të UEFA, është ajo që Kryeministri në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit kanë bërë për zhvillimin e sportit të futbollit në shkolla. Kjo është një gjë shumë e bukur. Kryeministri do të ndihmojë në këtë drejtim, Federata Shqiptare po ashtu, gjithashtu edhe ne të UEFA-s do të ndihmojmë nëpërmjet sjelljes së bazës materiale, ekspertëve të ndryshëm, duke ndihmuar kështu zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Më pas, është merita juaj të na nxirrni kampionë të mëdhenj, këtu nuk mund t’u ndihmojmë. Por, siç u shpreh Kryeministri, e rëndësishme është që rinia juaj, fëmijët të argëtohen me këtë sport dhe një ditë ndoshta prej tyre do të dalë një Ronaldo, një Messi, që do të jetë diçka e bukur për Shqipërinë.

Ju faleminderit për pritjen Edi, faleminderit Armando! Ne të UEFA-s jemi të kënaqur për ecurinë e futbollit këtu në Shqipëri, mbi të gjitha me dy personazhe të rëndësishëm që e duan shumë këtë sport. Edhe basketbollin, por kjo është çështje tjetër. Ju falënderoj!

Djali vret babanë për paratë e drogës

policiaZbardhen shkaqet dhe motivet e krimit brenda familjes, i cili ndodhi në kryeqytet të mërkurën e kaluar, ku djali vrau babin e tij. Autori i ngjarjes, Ardian Thaçi, ka dalë para gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë, ku në fund të seancës u vendos për ta lënë në “burg pa afat”.

23-vjeçari në seancën me dyer të mbyllura, është penduar për krimin e tij, duke shfaqur edhe momente humori në sallë, duke kërkuar falje dhe qarë për vrasjen e babait. Djali ditën e mërkurë ka patur një debat me babain e tij, e në zënke e sipër ai e ka goditur me grusht, e si pasojë Fatos Thaçi është përplasur më kokë duke mbetur i plagosur rëndë, e më pas duke gjetur vdekjen në spital.

Autori njihej gjërësisht si përdorues dhe shpërndarës droge dhe ishte i dënuar me shërbim prove. Ndërsa debati mes babë e bir ka qënë pikërisht për një shumë parash, të cilën mendohet se do ta përdorte për të blerë lëndë narkotike.

Ndoshta këtu del edhe problem i më i madh i gjithë kësaj historie që përfundoi me një person të vdekur. Shërbimi i provës pavarësisht se shërben si një alternative, duhet ti ketë të dënuarit e tij gjithmonë në monitorim, për shkak të rrezikut që mund të paraqesin personat që vuajnë dënimin në këtë formë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 12 shkurt në zonën e Xhamllikut në kryeqytet,në rrugën “Petro Çani”. Fillimisht u raportua se ishte një aksident shkaku i plagosjes së Fatos Thaçit, por pas hetimeve u arrit në përfundimin se 23-vjeçari kishte plagosur për vdekje pikërisht babain e tij.

Rihanna darkon thjesht me rrobabanjo në restorant

rihana-2-620x752Ajo shquhet për paraqitjen e saj ekstravagante, por duket se këtë radhë i ka lënë pas të gjitha standardet dhe normat. Këngetarja nga Barbadosi u fotografua teksa shkonte në një restorant e veshur me një palë ‘rrobabanje’ sipër të cilave kishte hedhur vetëm një pelerinë  të gjatë shumëngjyrëshe.

25 vjeçarja zgjodhi të provokonte në këtë mënyrë teksa do të darkonte me miqtë në një restorant italian në Los Angeles që është një nga të preferuarit e saj.

 

 

 

 

 

 

rihana-1-620x860

 

Korrupsioni, arrestohet kreu i Asamblesë së Pajtimit

euroArrestohet kreu i Asamblesë Kombëtare të Misionarëve të Pajtimit Mbarëkombëtar, N. Prenga, dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, T. Marena dhe P. Ndoj.

Arrestimi i tre personave të mësipërm ka ardhur në zbatim të vendimit të gjykatës, pas kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të akuzuarit për “korrupsion pasiv në sektorin privat” dhe “falsifikim dokumentesh”.
Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria, të tre këta shtetas lëshonin dokumente fiktive për të interesuarit në këmbim të shumave që varionin nga 300 deri në 100o euro.

Dokumentet në fjalë, në të cilat personat që kishin paguar paraqiteshin si të rrezikuar nga gjakmarrja, përdoreshin nga këta të fundit tek autoriteteve të huaja për përfitim të lejeve të qëndrimit, kryesisht në zonën Shengen.

Komisioni i Ligjeve miraton shkarkimin e Xhukës, opozita: Sulm i turpshëm ndaj ILDKP-së

zana-xhuka-03-2Komisioni i Ligjeve miratoi sot kërkesën e nënshkruar nga 51 deputetë të maxhorancës për shkarkimin e Inspektores së Përgjithshme të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive(ILKDP), Zana Xhuka.

Komisioni kishte parashikuar dhe një seancë dëgjimore me Inspektoren e Përgjithshme, por Zana Xhuka nuk ka qënë e pranishme në mbledhje.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj u shpreh se Xhuka ishte njoftuar zyrtarisht për mbledhjen dhe se ‘nuk ka njoftuar se nuk do të merrte pjesë’.

Shkarkimi i saj u miratua vetëm me votat e mazhorancës, pasi përfaqësuesit e opozitës në këtë komision e kanë braktisur mbledhjen. Sipas Oerd Bylykbashit, ky është një sulm i turpshëm mbi ILDKP.

“Kjo është një përpjekje për herë të dytë për të shkarkuar Xhukën. Por shkarkimi i saj është një tentativë e paligjshme. Kontrolli që bëri komisioni i Ligjeve në ILDKP ishte i paligjshëm”, tha ai.

Sipas përfaqësuesit të PS-së në komision, Armando Subashit, ILDKP ka kryer punë të dobët nën drejtimin e Xhukës. “Zana Xhuka nuk ka përfillur Kuvendin. Nuk bashkëpunoi me Kuvendin për 2 dekretet e presidentit”, tha ai më tej.

Po sipas Subashit, emërimi i saj nuk ka plotësuar dy kritere artë të arsimit dhe vjetërsisë në punë.

Maxhoranca, pak kohë më parë, ngriti një grup kontrolli për të verifikuar punën në ILDKP, pas ankesave të punonjësve të këtij institucioni, për mangësi dhe shkelje në drejtimin e tij. Raporti i hartuar nga ky grup kontrolli, i cili u bojkotua nga opozita, konstatoi shkelje në ILDKP, ndërsa veprimet e inspektores Xhuka i konsideroi penalisht të dënueshme dhe në shpërdorim të detyrës, duke propozuar shkarkimin e saj nga ky post.

Lame: Legalizimet, rastet abuzive në prokurori

Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame në një konferencë për mediat me teme “Legalizmiet dhe korrupsioni” bëri me dije shumë raste ku legalizimit janë bërë në kundërshtim me ligjin.

“Në sportelet tona ka rreth 1680 këkresa në javë, kjo një shifër jashtë cdo kapaciteti dhe faji është i administratës së shkuar, që në 8 vite ka prodhuar vetëm probleme”.

ARTAN-LAMESipas Lames për tu vecuar është viti 2013-të, ku shkeljet janë mëse flagrante. Në cdo dosje ka mbi 20 shkelje, tha ai.

“Janë dhënë leje abuzive sidomos ato të dhëna në 2013. Këtu ka shkelje pafund Rastet më flagrante do ti dërgohen prokurorisë”, vijoi Lame.

Lame shtoi se në 6 vite janë legalizuar edhe sipërfaqe ku nuk ka fare objekt, ka legalizime në parqe kombëtare, në zona të mbrojtura historike, në zona bregdetare, në oborre shkolle, spitali etj. “Jemi përballë një situate të paparashikuar”, shtoi ai.

Që të frenohet rrënimi i mëtejshëm, Lame u shpreh se janë larguar nga puna krerët e ALUIZNI-t në rrethe, e punonjës të tjerë, të cilët PD do t’i rikthejë në punë, sipas tij.

“Kjo është lista me emra që na kërkojnë ti kthejmë në punë. Le të thonë cilin duan të rikthejnë në punë, por janë me mijëra qytetarët që iu dridhet mishi për ato që kanë hequr në vite nga këta punonjës”, tha Lame duke i cilësuar të drejta vendimet për ti larguar nga detyra.

Mbi 140 fëmijë të trafikuar për abuzim seksual në Britani, shumica nga Shqipëria

Pedofilia, ilustrimMë shumë se 140 fëmijë janë identifikuar si të trafikuar për abuzim seksual vitin e kaluar në Britani. Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka thënë se pjesa më e madhe e këtyre fëmijëve të trafikuar vijnë nga Shqipëria.

Sipas të dhënave rreth 88 fëmijë janë sjellë në Britani përmes detit, ku shumica e këtyre rasteve janë sjellë nga Vietnami dhe nga Shqipëria.

NCA tha se 1746 viktima të trafikut vijnë nga 112 vende të ndryshme, ku sipas të dhënave ka pasur një rritje prej 47% gjatë vitit 2013 në krahasim me vitin e kaluar. Persona e trafikuar janë përdoruar për arsye të ndryshme, si shfrytëzimin seksual dhe punë.

NCA ka bërë të ditur se 64 % e viktimave ishin femra, 36 % ishin meshkuj, ndërsa 26 % janë nën moshën 18 vjeç.

vijon…