Basha nga Korça: Nesër të gjithë në shesh kundër padrejtësive

53

bashaNga juglindja e vendit, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ftuar qytetarët ti bashkohen nesër protestës së PD dhe opozitës. Gjatë takimit me aktivin e PD në Korçë, Basha theksoi se të enjten është dita që të dëgjohet zëri i bashkuar i njerëzve të lirë kundër mazhorancës që po vepron në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën.

“20 shkurti i 2014 thërret në sheshin Skëndërbej çdo qytetar të lirë të këtij vendi të ngrihet kundër padrejtësive që po bëhen nga qeveria Rama-Meta. Qytetaria shqiptare që tashmë është europiane do të thotë fjalën e saj.Shqetësimin ynë pse therrasim protestën, eshtë per të sotmen dhe të ardhmen.Qeveria Rama-Meta ka marrë revanshin kundër Kushtetutës, konsensusit, pronës legjitime qytetare që është produkti i vetëm i qeverisë Rama-Meta. 23 vite më parë, veç rrëzimit të bustit spastruan edhe veset e diktaturës. Kjo qeveri po sjell vegla të atij regjimi, paligjshmërinë dhe mashtrimet e tij. Politikat qeveritare janë kundër interesave të qytetarëve dhe te te gjithe vendi.Sulmi ndaj administartës publike, pushimet masive, goditja e institucioneve të pavarura, sulmi i papreçedent ndaj policisë së shtetit- të gjitha këto janë deshmi se si dhe sa shpejt degradon një strukturë shteterore” u shpreh ai.

Sikundër ishin të rinjtë ata që 23 vite më parë do të rrëzonin bustin e ish-diktatorit Hoxha, Basha edhe në prosten e nesërme shpresat i ka po tek të rinjtë, që sipas tij janë dyndur si asnjëherë tjetër në radhët e PD. Shefi i demokratëve tha se do jenë pikërisht të rinjtë që do t’i mësojnë politikës se janë gati të përballen me antikushtetueshmërinë.

“Askush nuk mund ta zhbëjë perspektivën tonë, bashkimi ynë kërkon përkushtim. Politikat e kësaj Qeveria po vështirësojnë punësimin e të rinjve. Më 20 shkurt ne do ta evokojmë këtë ngjarje të madhe, historike për Kombin. Marshimi i protestës që kemi thirrur nesër ka në themel këtë ngjarje historike, por kjo do të ishte e pamjaftueshme.Ai eshte një marshim kundër paligjshmërisë, antikushtetueshmërisë, dhe t’i kujtojë dyshes Rama-Meta nuk janë sundues të këtij vendi por punonjës të tij. Nesër në shesh, jo vetem demokratët, por mijëra qytetarë që i janë përgjigjur thirrjes tonë, për t’i dhënë mashtruesve një mesazh të fortë, së mashtrimi nuk durohet, nuk gëlltitet nga njerezit e qytetëruar”, deklaroi kreu i PD-së.