23-vjeçari në seancën me dyer të mbyllura, është penduar për krimin e tij, duke shfaqur edhe momente humori në sallë, duke kërkuar falje dhe qarë për vrasjen e babait. Djali ditën e mërkurë ka patur një debat me babain e tij, e në zënke e sipër ai e ka goditur me grusht, e si pasojë Fatos Thaçi është përplasur më kokë duke mbetur i plagosur rëndë, e më pas duke gjetur vdekjen në spital.
Autori njihej gjërësisht si përdorues dhe shpërndarës droge dhe ishte i dënuar me shërbim prove. Ndërsa debati mes babë e bir ka qënë pikërisht për një shumë parash, të cilën mendohet se do ta përdorte për të blerë lëndë narkotike.
Ndoshta këtu del edhe problem i më i madh i gjithë kësaj historie që përfundoi me një person të vdekur. Shërbimi i provës pavarësisht se shërben si një alternative, duhet ti ketë të dënuarit e tij gjithmonë në monitorim, për shkak të rrezikut që mund të paraqesin personat që vuajnë dënimin në këtë formë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 12 shkurt në zonën e Xhamllikut në kryeqytet,në rrugën “Petro Çani”. Fillimisht u raportua se ishte një aksident shkaku i plagosjes së Fatos Thaçit, por pas hetimeve u arrit në përfundimin se 23-vjeçari kishte plagosur për vdekje pikërisht babain e tij.