Lame: Legalizimet, rastet abuzive në prokurori

66

Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame në një konferencë për mediat me teme “Legalizmiet dhe korrupsioni” bëri me dije shumë raste ku legalizimit janë bërë në kundërshtim me ligjin.

“Në sportelet tona ka rreth 1680 këkresa në javë, kjo një shifër jashtë cdo kapaciteti dhe faji është i administratës së shkuar, që në 8 vite ka prodhuar vetëm probleme”.

ARTAN-LAMESipas Lames për tu vecuar është viti 2013-të, ku shkeljet janë mëse flagrante. Në cdo dosje ka mbi 20 shkelje, tha ai.

“Janë dhënë leje abuzive sidomos ato të dhëna në 2013. Këtu ka shkelje pafund Rastet më flagrante do ti dërgohen prokurorisë”, vijoi Lame.

Lame shtoi se në 6 vite janë legalizuar edhe sipërfaqe ku nuk ka fare objekt, ka legalizime në parqe kombëtare, në zona të mbrojtura historike, në zona bregdetare, në oborre shkolle, spitali etj. “Jemi përballë një situate të paparashikuar”, shtoi ai.

Që të frenohet rrënimi i mëtejshëm, Lame u shpreh se janë larguar nga puna krerët e ALUIZNI-t në rrethe, e punonjës të tjerë, të cilët PD do t’i rikthejë në punë, sipas tij.

“Kjo është lista me emra që na kërkojnë ti kthejmë në punë. Le të thonë cilin duan të rikthejnë në punë, por janë me mijëra qytetarët që iu dridhet mishi për ato që kanë hequr në vite nga këta punonjës”, tha Lame duke i cilësuar të drejta vendimet për ti larguar nga detyra.