Berisha: Rama shpalli votën si shuplakë për opozitën

54

BerishaVetëm një ditë para marshimit protestë të paralajmëruar nga opozita, në përkujtim të përvjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një analizë të ngjarjeve të fundit të ndodhura në vend, duke shpjeguar dhe arsyet e protestës. Berisha tha se kryeministri Rama po noton në të njëjtat ujëra me paraardhësit e tij, duke e akuzuar se që në ditën e tij të parë të instalimit si Kryeministër i shpalli luftë opozitës . Sipas tij, 5 muaj qeverisje kanë faktuar se Rama dhe qeveria e tij çdo gjë e bazojnë mbi mashtrimin, fallsitetin dhe dhunën ndaj opozitës dhe qytetarëve.

“Ata që përmbysën me 20 shkurt të ’91, ata votën e konsideronin plumb për armikun. Në atë sistem vota e qytetarëve shpallet me parulla të mëdha si plumba për armikun. Për ironi të fatit por jo pa lidhje, 23 vjet më vonë forca politike që fitoi zgjedhjet në 23 qershor dhe kryetari i saj shpalli votën pro tyre si shuplakë për opozitën. Ishte më i njerëzishëm nuk e quajti plumb, por shuplakë. Mbi bazën e 1 milion shuplakave bazoi qëndrimin dhe strategjinë ndaj opozitës dhe kur konsideron votën pro teje shuplakë ndaj kundërshtarit, automatikisht kundërsharin e ke armik, ka vetëm një platformë, vereviktis( mjerë i munduri). Kjo është platformë e pushtuesve në kohërat e hershme, kjo është platforma që adaptoi Edi Rama që ditën e parë të instalimit të tij në pushtet. Populli opozitar, demokratët , u përballën me një platformë e cila në shumë aspekte ngjasonte me platformën e regjimit komunist ndaj opozitës. Ne në opozitë pranuam humbjen në mënyrë më të civilizuar, bëmë rrotacionin e pushtetit, shfaqëm vullnetin tonë për një bashkëpunim pa kushte në projektin numër një të shqiptarëve , integrimin.Por ne një afat kohor më pak se 5 mujor, Edvin Krisraq Rama, është faktuar sëbashku me qeverinë e tij një kryeministër që bazon çdo gjë mbi mashtrimin, fallsitetin dhe dhunën ndaj opozitës dhe qytetarëve. Kanë ndodhur shumë gjëra, por më kryesore është mashtrimi që Edi Rama u bëri qytetarëve shqiptarë duke përmbysur platformën e tij elektorale dhe duke vepruar në drejtim të kundërt. Këtu fillon delitigjimimi i shpejtë dhe i sigurtë i kësaj qeverie. 23 vjet më parë përmbysëm shtatoren e diktatorit dhe bustet e gjalla pasi në 45 vite çuan në mjerim të paimagjinueshëm sot një popull përmes terrorit dhe mashtrimit. Asgjë nuk lëndon, rrënon më shumë dinjitetin e njeriut sesa mashtrimi” tha ai.

Berisha tha se Rama po vendos me shpejtësi të rrufeshme monopolet dhe familjes dhe të klanit të tij dhe po e kthen në Shqipërinë në Republikën e Skafeve.

“Vendimi i qeverisë për ndalimin e furgonëve taksi ka për qëllim të fusë monopolin e Koços në transportin e furgonëve. Katandisi Shqipërinë si të ishte Republika e skafistëve. Nëse nuk ngrihemi për të vendosur dinjitetin tonë Shqipëria kurrë zgjedhje nuk do të jenë më. Do të jenë thjesht panair i mashtrimit, do i fitojë ai që gënjen në shumë”- tha Berisha duke ftuar në protestë popullin opozitar por edhe atë të zhgënjyerit nga qeverisja e kryeministrit Rama për t’u bërë pjesë e protestës së nesërme antiqeveritare që është parashikuar të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”.

Ish-Kryeministri akuzoi shefin e qeverisë, Edi Rama, se e ka kthyer kryeministrinë në klinikë për t’u shëruar.

” U dha poste burrave e grave të tij. Burri i Belinës bëhet ministër. Burri i Lindës emërohet drejtor i rëndësishëm në një firmë të Ahmetit. Kryeministrinë e ka shtëpinë e Kristaqit.Zotëria mendon si kryeministër kryeministria dhe shteti është pronë e tij. Ka 6 muaj që punon dhe gdhend zyra, hap klinika brenda kryeministrisë sepse e ka të rëndë të kurohet aty ku kurohen të tjerët. Po vendos me shpejtësi të rrufeshme monopolet dhe familjes dhe të klanit të tij”- tha Berisha.