Çifti i Vitit, Cristiano Ronaldo dhe Irina Shayk

cristiano-ronaldo-and-irina-shayk-datingCristiano Ronaldo dhe Irina Shayk, kanë lënë pas çiftin e famshëm, David dhe Victoria Beckam. Ylli portugez së bashku me të dashuren e tij, janë cilësuar nga e përditshmja “Daily Mail” çifti më i bukur dhe i suksesshëm i vitit që lamë pas, 2013-ës. Supermodelja ruse di të jetë e mahnitshme dhe seksi në çdo kohë, vend, ku nuk harron ti informojë fansat e saj nga profilet e saj në rrjetet sociale.

Irina ka lindur në 6 janar, në vitin 1986 në Emanzhelinsk, një qytet i vogël në Rusi. Ka qenë vajza më e gjatë në klasë me një gjatësi rreth 178 cm. Me tiparet e veçanta bënte për vete çdo djalë. Ka qenë e interesuar vetëm në studime dhe nuk ka ëndërruar të marrë pjesë në konkurse bukurie.

E pasionuar mbi letërsinë Irina dëshironte të bëhej një mësuese letërsie. Pëlqen muzikën dhe dikur këndonte në korre të shkollës, ashtu sikurse luan shumë bukur në piano

.Para se të njihej me Cristiano Ronaldon e të bëhej e dashura e tij, askush nuk dinte për modelen e bukur Irina Shayk. Por, tashmë ajo ndodhet në çdo kopertinë reviste, është modelja më e paguar dhe e kërkuar dhe mediat nuk rreshtin së shkruari.  Modelja ruse që përveç përdorimit të kremrave të pafundme, pëlqen të lexojë e dëgjojë muzikë klasike.

Apeli lë në burg biznesmenin Karçini

gjykata e apelitGjykata e Apelit për Krimet e Rënda  vendosi të lërë  në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj biznesmenit te gazit Ilir Karçini. Ky i fundit akuzohet se ka paguar për eleminimin fizik të rivalit të tij në biznes,  Piro Bare.
Në këtë mënyrë, Gjykata e Apelit  vlerësoi si  të drejtë, vendimin e marrë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë ndaj Karçinit.
Biznesmeni Ilir Karçini u arrestua dy javë më parë nga policia e Tiranës, pak ditë pas  arrestimit të të dyshuarit si vrasës me pagesë, Julian Sinanaj.

Ne deponimet e tij para hetuesve, Sinanaj rrëfeu se biznesmeni Karçini e kishte paguar për të vrarë biznesmenin Piro Bare. Sakaq,  Karçini ka mohuar çdo akuzë në drejtim të tij.
Avokati mbrojtës i Ilir Karçini, duke deklaruar pafajësinë e klientit të tij,  bëri të ditur se,  do e  çojë çështjen për rekurs në Gjykatën e Lartë.

“Studentët e Dhjetorit” ndahen nga Berisha

bislim ahmetaj“Studentët e Dhjetorit” kanë preferuar të kenë një axhendë të ndryshme me atë të PD-së për 20 shkurtin, ditën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.

Konfirmimi se nuk do të jenë në protestën që organizon PD kundër qeverisë, por do mblidhen pasditen në Qytetin Studenti për të kujtuar ngjarjen, bëhet e ditur nga Bislim Ahmetaj, një prej drejtuesve të Grupimit “Dhjetor ‘90”.

 “Dhjetori 90″ do të takohen të enjten më 20 Shkurt në orën 18. 00 në Sallën Liria të Qytetit Studenti, pikërisht në vendin ku u mbajt Greva e Urisë, aty ku nisi rrugën liria, aty ku u përmbysën mitet e diktaturës.

Ish-dhjetoristët, studentë e pedagog pjesëmarrës në Grevës se Urisë, krerët e opozitës, trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, ish-sindikalistë dhe drejtues të protestës qytetare që çoi në rrëzimin e bustit të diktatorit, si dhe artistët më në zë të aktrimit Mirush Kabashi e Naun Shundi , nën tingujt e muzikës së zgjedhur do të krijojnë një ambient magjik në Qytetin e  Lirisë.  Ahmetaj në Facebook ju bën thirrje qytetarëve të bashkohen në këtë eveniment historik.

Protestat në Shkup, frikë për trazira

protesta-shkup1Vetëm pak kohë pas protestave masive që kapluan Ballkanin, me theks të veçantë në Bosnjë, por edhe në Mal të Zi, dje në Shkup nisën protestat e punëtorëve të ndërmarrjeve të falimentuara, të cilët protestonin para ndërtesës së Qeverisë kundër ligjit të ri, i cili nuk parashikon dëmshpërblim për ta.

Në një intervistë, kryetarja e shoqatës së të falimentuarve, “UNIT”, Liljana Georgievska, paralajmëroi se të falimentuarit më nuk do të japin llogari për sjelljet e tyre. Në protestat e djeshme, policia ndërhyri dhunshëm, me ç’rast Georgievska u shoqërua në stacion policor, ndërsa më vonë, me intervenim të Komitetit të Helsinkut nga Maqedonia, u lirua. Por a do ta kaplojë vala e protestave edhe Maqedoninë? Eskpertët janë te mendimit se parakushtet për diçka të tillë ekzistojnë. “Në Maqedoni prej kohësh ekzistojnë të gjitha parakushtet për trazira sociale.

Të ardhurat e ulëta, sistemi i politizuar i përfitimeve sociale, përkatësisht mbrojtja jocilësore sociale e qytetarëve, të falimentuarit, varfëria dhe një sërë gjendjesh tjera janë shumë të përhapura në këtë shtet. Megjithatë, trazira nuk ka për shkak të disa arsyeve, mes të cilave edhe vetëdija e ulët e qytetarëve dhe mungesa e kulturës politike, si dhe frika nga manipulimi medial dhe partiak”, deklaroi për Express, aktivisti Xhabir Deralla, nga organizata joqeveritare CIVIL.

Shkalla e papunësisë në Maqedoni, sipas Entit Shtetëror për Statistikë, gjatë vitit 2013, ka arritur në 28.7 përqind ose rreth 273 860 persona. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror për Statistikë, 114 350 persona të papunë janë me arsimim të mesëm, ndërsa me arsim të lartë janë 41 509 persona.

Rreth 30 mijë litra vaj motori nga Shqipëria po transportohej drejt Italisë!

Carabinieri_triesteRreth 30 mijë litra vaj motori që kishte dalë nga Shqipëria dhe po transportohej drejt Italisë, janë sekuestruar ditën e sotme nga “Guardia di Finanza” e Palermos. Vaji ishte i jashtëligjshëm dhe kishte si destinacion tregun e Palermos. Vaji kishte një vlerë prej 200 mijë eurosh, dhe po transportohej me një kamion me targa shqiptare, raporton “Sicilian Informazioni”.

Kamioni është ndaluar nga forcat e policisë dhe transportuesit, i cili ishte shqiptar, i janë kërkuar dokumentet e vajit dhe të mjeteti të transportit, por dokumentet që ai i paraqiti rojeve kufitare rezultuan false.

Transportuesi shqiptar, identitei i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar, së bashku me dy persona të tjerë të cilët e shoqëronin atë. Këta të fundit mësohet se janë nga Palermo e Italisë.

Vaji ishte i ndarë në 50 fuçi me nga 205 litra secila dhe 18 mijë pako me nga një litër.

Misteri i statujës së Skënderbeut

statuja e skenderbeutNjëlloj si “Kali i Trojës”, para shtëpisë së një banori tek “mbikalimi i Rinasit”, ka mbirë një statujë e Skënderbeut. Statuja nuk është e ngjashme me mijëra statuja të tjera që janë bërë për heroin tonë kombëtar.

Kjo është një shtatore gjysmënjeri dhe gjysmëkalë. Është njëlloj centaur-i (krijesë mitologjike me kokë, krahë, dhe bust njeri dhe trup dhe këmbë kali. Ndryshe nga statuja të tillë klasike ky trupi i kalit është me dy këmbë, në rastin e statujës së Skënderbeut, kali ka dy këmbë.

Sipas njoftimit të policisë kemi të bëjmë me një statujë të dëmtuar në të gjithë diametrin e saj. Por ende nuk dihet asgjë se nga e ka origjinën kjo statujë. Personi që ka lajmëruar policinë për këtë statujë të çuditshme, thotë se, ajo “u hodh nga një kampion që vinte nga Dogana Tiranë”.

Gjatë demostratës së ditës së sotme në Kiev, Ukrainë

Gjatë demostratës së ditës së sotme në Kiev. Ukrainë (Vasily Fedosenko, Reuters/Contrasto)
Gjatë demostratës së ditës së sotme në Kiev. Ukrainë (Vasily Fedosenko, Reuters/Contrasto)
Gjatë demostratës së ditës së sotme në Kiev, Ukrainë (Vasily Fedosenko, Reuters/Contrasto)

Rama me shoqatën e siguruesve: Strategji e re me fokus interesin publik

rama-inspekton-hipotekenKryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e shoqatës së agjencive të sigurimeve. Në këtë takim u fol për problematikën dhe shqetësimet e publikut dhe të shoqatës në lidhje fushën e sigurimeve.

Kryeministri theksoi se kjo fushë përbën një potencial të madh zhvillimi për Shqipërinë dhe për pasojë nevojitet një strategji e plotë zhvillimi për të ardhmen, për t’u larguar një herë e mirë nga arnimet e vazhdueshme që janë bërë në këtë sektor.

Kryeministri i kërkoi Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Ahmetaj, të organizojë seanca të posaçme konsultimi me shoqatën e agjencive të sigurimeve, në mënyrë që brenda afatit kohor të një muaji të përgatitet një plan strategjik për këtë sektor.

Kryeministri theksoi se interesi i publikut do të jetë në qendër të strategjisë së re që do të hartohet.

Ukrainë, 21 të vrarë në përleshjet mes policisë dhe protestuesve

Një barrikadë në qendër të Kiev, në Ukrainë. (Sergei Supinsky, Afp)
Një barrikadë në qendër të Kiev, në Ukrainë. (Sergei Supinsky, Afp)
Një barrikadë në qendër të Kiev, në Ukrainë. (Sergei Supinsky, Afp)

Zjarri dhe granata tymuese përfshinë qendrën e kryeqytetit ukrainas sot herët ndërkohë që policia speciale filloi një operacion në njërin nga kampet kryesore të protestuesve të opozitës pas përleshjeve në të cilat u vranë të paktën 21 njerëz, duke përfshirë shtatë policë.

Policia dhe përfaqësuesit e opozitës thanë se shumë njerëz u vranë nga të shtëna me armë zjarri dhe qindra të tjerë janë plagosur. Dhjetra protestues të plagosur janë në gjendje të rëndë.

Kreu i opozitës ukrainase Vitali Klitschko u bëri thirrje demonstruesve pro-perëndimor të pushtojnë Shehin e Pavarësisë në Kiev për të mbrojtur pozitat e tyre. Ai paralajmëroi gratë dhe fëmijët që të largohen nga zona.

Nderkaq Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, ka kërkuar nga liderët e opozitës që të distancohen nga “radikalët”, duke u tërhequr vërejtjen se nëse këtë nuk e bëjnë, ai do të “bisedoj ndryshe” me ta.

Në deklaratën e zotit Yanukovich theksohet se disa pjesëtarë të opozitës e kanë kaluar linjën e lejuar, kur ata, siç ka dyshime, kërkuan nga mbështetësit të sjellin armë për demonstruesit në sheshin kryesor në kryeqytetin Kiev.

Presidenti Yanukovich këta njerëz i cilësoi si “kriminelë”dhe tha se ata do të ballafaqohen me drejtësi në gjykatë.

Ai ka theksuar se “ende nuk është shumë vonë për ta përfunduar konfliktin”.

Klitschko mbajti bisedime urgjente me presidentin Viktor Janukoviç në një përpjekje për të zgjidhur krizën vdekjeprurëse, më e përgjakshmja që kur Ukraina fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991.

Venizelos sot në Kosovë

evangelos-venizelosZëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos viziton sot Prishtinën ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Venizelos, dje ka vizituar Serbinë ku është takuar me kryeministrin Ivica Dacic. Ai përgëzoi Serbinë për lidershipin dhe kurajën e tregua në dialogun me Kosovën dhe tha se Kosova dhe i gjithë rajoni ka perspektivë që qartë evropiane dhe Greqia e mbështet një gjë të tillë.

Venizelos u shpreh se nisja e negociatave për anëtarësimin në BE me Serbinë do të jenë kyçe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe shprehur kënaqësi për nisjen e tyre më 21 janar, gjatë Presidencës greke të BE-së.

Dacic dhe Venizelos u shprehën se Serbia dhe Greqia kanë marrëdhënie të afërta, dhe kreu i qeverisë serbe e cilësojë Greqinë “ndoshta si mikun më të madh në BE”, duke shprehur falënderim për mirëkuptimin nga ana e Athinës dhe mbështetjen e dhënë për Beogradin.

Venizelos tha se të dy qeveritë kanë rënë dakord për një mbledhje të përbashkët në gjysmën e dytë të vitit 2014. Greqia është investitori i tretë më i madh në Serbi.

Ai të enjten do të vazhdojë vizitën në Shkup dhe Tiranë. Ndryshe, Greqia është një nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës.