Ndërhyrja në Lazarat, Rama: Pse s’flet PD-ja ?!

rama-kryeminister_0Operacioni antidrogë që po zhvillohet sot në Lazarat nga Policia e Shtetit, ka gjetur mbështetjen e kryeministrit Rama dhe kryetarit të Kuvendit Meta, ndërkohë asnjë prononcim nuk ka nga opozita deri më tani.

Këtë shqetësim ka shprehur Edi Rama në faqen e tij zyrtare në facebook, ku shkruan:

“Pse s’flet PD-ja, dhe e mbështet a jo Policinë e Shtetit përballë atyre që qëllojnë me armë ne Lazarat”, ka deklaruar Rama.

Diplomohet 99 vjeçaria

laureaNjë amerikane me emrin “Jessie White” në moshën 99 vjeçare ka pritur plot 75 vjet për tu diplomuar.

Ngjarja e rrallë vjen nga “New Hampshire”  U.S.A

Ishte viti 1939 kur nuk mundi të diplomohet në vitin e fundit të universitetit për shkak të një tarife 5 dollar që ishte tarifa e shkollës ku në ato vite ishin shumë për një studente të re.

Endrra u bë realitet për “Jessie White” pas 75 vjetësh pritje nga një mik i saj i cili pasi mësoi historinë pagoi në shenjë simbolike shumën e diplomimit te Jessie.

Dorëzimi i diplomës u bë në “Beal College” në Maine nga presidenti i kolegjit “Alan STEHLE”

Në një intervistë televizive Jessie u shpreh e kënaqur për qëllimin e arritur dhe pse pas 75 vjetësh pritjeje.

Iris, je një idiote

grua qe qanNga  Ermal Petushi

Unë nuk të njoh! Nuk isha as në dijeni të ekzistencës tënde deri në momentin kur veprimi yt idiot i dha material shtypit për të paktën dy javët e ardhshme, por të kam xhan gjithsesi!

Iris, po flasin për ty, të gjithë po flasin për ty. Po të përgojojnë, për shkak se mediat po bëjnë atë që bëjnë zakonisht, spekullojnë. Po të qajne e po të qeshin! Por ty s’të intereson kjo, aspak!

Iris, je një idiote!

Thonë se e bëre për shkak të një pedagogu sadomaz që masturbon egon e tij të dhjerë prej vitesh në Fakultetin Ekonomik. Një nga ata të dhimosurit, një nga ata maçot me mitër, fama e të cilëve ka kaluar kufijtë e Shqipërisë prej shumë kohësh! Nga ata që ejakulojnë mendërisht duke ngelur studentet, dhe ti, ti je një prej atyre fatkeqëve.

Je një prej tyre, je një prej nesh. Iris nuk je vetëm o zemër!!!

Jeta është më shumë se një notë kaluese në provim, është shumë më shumë se një copë kartoni e plastifikuar që një ditë do zërë vendin e një piktureje në murin e zyrës tënde. Jeta ka vlerë por s’ka çmim , këtë nuk jua mësojnë në fakultet. Nuk dua të besoj se ishte ky shkaku…

Iris, je një idiote!!

Thonë se e bëre për shkak të ndarjes më të dashurin. E ke parë veten në pasqyrë o mrekulli?! Bukuria jote sublime do të justifikonte edhe narcizizmin tënd në qoftë se do ishe e tillë, por ti modestisht, dukesh që e ke evituar gjithmonë pasqyrën. I dashuri, ok, duhet të ketë qënë gay që të lëjë t’ikë nga duart një kryevepër të natyrës si ti, por s’prish punë! Meshkuj ka plot, që nuk janë të verbër, që nuk janë gay, që nuk janë legena e as qerosa me X6. Ata po kërkojnë një femër si ti, po gërrmojnë, por ti zgjodhë mënyrën për më të keqe për tu rënë në sy atyre. Nuk dua ta besoj se ishte ky shkaku…

Iris, je një idiote!!!

Thonë se e bëre për shkak të divorcit të prindërve të tu! Gjëra që ndodhin, dashuritë shterojnë por respekti ngelet. Ҁdo gjë merr fund një ditë, edhe dashuria, përveç një lloji specifik dashurie. Ajo mes prindit dhe fëmijës! Të kanë dashur, më shume se njëri-tjetrin, të duan, më shumë nga ç’kanë dashur prindërit e tyre, do të të duan përjetësisht, më shumë nga sa duan veten! Por ti ike, egoiste! Ike dhe për pak sa s’tërhoqe gjithë familjen pas teje. Ti luan me zemrat e njerëzve! Zemra e tët’eti pushoi për pak kohë, infrakti e dobësoi atë. Zemra e nënës tënde e shtriu atë përtokë, sfigmomanometri u çmend teksa i maste asaj tensionin. Zemra e re e vëllait tënd….duroi, por shpirti dhe mendja e tij jo. Edhe ai përfundoi në spital. Si mund t’ia bësh këtë atyre, si guxon t’ia bësh këtë vetes, egoiste! Nuk dua ta besoj se ishte ky shkaku…

Thonë se ishin të gjitha këto bashkë që ndikuan. Që është faji i sistemit, faji i shoqërisë ku jetojmë ….faji, por faji ngelet gjithmonë jetim. Nuk dua të besoj asnjë prej versioneve, edhe në qoftë se të gjitha do ishin të vërteta! Zgjodhe rrugën e gabuar për tu ngjitur në qiell, ashensori i “sky tower” nuk ishte drita në fund të tunelit. Iris si munde të flakësh tutje të vetmen gjë të shtrenjtë qe ka çdokush prej nesh, jeten?! Iris si guxove….si?!! Të kuptoj por s’dua të kuptoj!

Nuk ta fal!

***

Fustani yt i nusërisë shndërrin, një hiç në krahasim me shkëlqimin e syve të tu.Fytyrën, të kanë mbuluar fytyrën e ëmbël, asfalti e hidhëroi atë. Arkivoli yt i bardhë prin lumin e zi të lotëve që po të përcjellin. Mes tyre edhe lotët e atyrë që do u thahen sot në darke sapo të filloje botërori i futbollit. Mes tyre edhe lotët e atyre që me indiferënce kronike, të dhane një të shtyrë, ndoshta sot të penduar. Lotët e tyre, sot, s’kanë më vlerë…

Iris, je një idiote, por tashmë më duhet të them ishe!

Idiote e vogël, të kam xhan, edhe pse s’të njoh!!

Të përqafoj fort, kudo që ndodhesh!!!

Vorpsi: I dënuari për drogë, gjen strehë në Ministrinë e Brendshme

vorspiAdministrata dhe Policia e Shtetit, janë bërë streha e sigurtë e personave me precedentë penalë dhe personave të dënuar për trafik droge, tha sot Zëdhënësja për Shtyp e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi gjatë një deklarate për shtyp nga Selia Blu.

Sipas saj, Binak Dobrushi, i arrestuar në dhjetorin e vitit 2008 me rreth 2 kilogramë heroinë, i konsideruar si grosisti i rrjetit të drogës në Tiranë, i dënuar nga gjykata, është sot një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Drejtorit të Rendit Publik në Ministrinë e Brendëshme.

“Me detyrën që ka në krah të Drejtorit të Rendit Publik, i dënuari për trafik droge, ka marrë sot me Edi Ramën, imunitetin dhe lehtësirat që i duhen për të ushtruar aktivitetin e tij. Prandaj kthimi i Shqipërisë në një laborator të madh droge, nuk është një zhvillim rastësor.”, theksoi Vorpsi

“Kjo ndodh, shtoi ajo, sepse në administratë, në poste kyçe, janë vendosur persona të arrestuar e të dënuar në të kaluarën për trafik droge. Emërimi i Dobrushit dhe i të tjerëve me precedent penal, është i qëllimshëm. Provoni të klikoni në google, emrin e këtij personazhi dhe do të shihni dhjetra artikuj të shtypit që flasin për drogën që i kanë kapur, dhe historinë e tij.”, tha Vorpsi.

Zëdhënsja e PD-së mbylli deklaratën e saj duke ngritur një pyetje, të cilës ju përgjigj po vetë. “Si ka mundësi që Ministria e Brendshme nuk e bën dot një verifikim minimal? E vërteta është se ky kontroll nuk vlen, pasi me Edi Ramen, të inkriminuarit janë në listën e të preferuarve.”, përfundoi ajo.

Rama në facebook: Do ju përcjell një komunikim me shumë rëndësi

Rama-ne-kompjuterKryeministri Edi Rama pritet që të përcjellë një komunikim shumë të rëndëesishëm gjatë mesditës së sotme, nga qyteti i Durrësit, ku do të zhvillojë një bashkëbisedim me gazetarët. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, mbrëmjen e djeshme.

“Nesër ne 12:30 nga Durrësi një komunikim me shumë rëndësi për të gjithë ju – live tv”, shkruan Rama në facebook.

Nderohen gazetarët dhe mediat e Kukësit për Pranverën e 1999

Kukes-2Qarku i Kukësit nderon kontributin e gazetarëve vendore dhe atyre ndërkombëtar në pranverën e vitit 1999.

Drejtues të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë të pranishëm në këtë veprimtari, vlerësuan këtë nderim të punës dhe veprës së gazetarëve dhe u bënë pjesë e vlerësimit me çertifikata të shumë prej reporterëve që me sakrifica dhe përkushtim pasqyruan dhe raportuan në ato ditë tragjike.

Kryetari i Qarkut, Ibsen Elezi ndau çertifikatat duke shtuar se ai kontribut është një histori krenuese për mediat dhe gazetarët e Kukësit.

Ndërsa kryetari i UGSH, Aleksandër Çipa shtoi se një vlerësim dhe kujtesë e tillë na bën me dije një nga faqet më të shkëlqyera të kontributit mediatik të gazetarëve dhe mediave të qytetit të Kukësit.

Ushtria irakiane përgatit ofensivën kundër xhihadistëve

lufteForcat irakiane të sigurisë po përgatiten për një kundërofensivë ndaj xhihadistëve në veri të Bagdadit, sipas një koloneli të ushtrisë, ndërkohë që kryeministri Nuri al-Maliki u ka dhënë këtyre forcave pushtet të pakufizuar. ”Trupa të shumta policie dhe ushtarake janë dislokuar në Samarra, 110 kilometra në veri të Bagdadit”, deklaroi koloneli, një nga përgjegjësit kryesorë të kësaj ofensive, i cili kërkoi të mos identifikohej. ”Përforcimet që na kanë ardhur duhet të rimarrin kontrollin e Tikritit”, theksoi ai. ”Ndërkohë, trupat mbeten në pritje të marrjes së urdhërave për kundërofensivën”, shtoi koloneli. Me anë të një komunikate të lëshuar dje në mbrëmje në faqen e tij të internetit, kryeministri irakian, Maliki, komandant i përgjithshëm i ushtrisë irakiane, njoftoi se u ka dhënë trupave pushtet të pakufizuar për eliminimin e rebelëve xhihadistë. ”Duhet të marrim pjesë të gjithë në luftën kundër xhihadistëve”, thekson ai.

Beqaj: Kosova me rritjen më të lartë ekonomike në rajon

kosova_flag_1Ministri kosovar i Financave, Besim Beqaj, deklaroi se Kosova aktualisht ka zhvillimin më të lartë ekonomik në rajon dhe është shembull për disiplinë fiskale.
Duke marrë pjesë në samitin e Ministrave të Financave dhe Guvernatoreve të Bankave Qendrore të vendeve të rajonit “Ardhmëria financiare e rajonit”, organizuar nga Ministria e Financave e Malit të Zi, ministri Beqaj theksoi se Kosova gjatë vitit të kaluar kishte rritje ekonomike prej 3.1 për qind, se ka borxhin më ulët publik në rajon dhe se aktualisht është duke punuar në implementimin e programit për punësim dhe zhvillim ekonomik.
Ai theksoi se Kosova ka strategji dhe plan veprimi në luftën kundër ekonomisë joformale, pastrimit të parave, financimit të terorizmit dhe krimeve financiare dhe se në tre muajt e parë ka realizuar shumicen e veprimeve të parapara për vitin 2014.
Ministri Beqaj informoi që në periudhën e ardhshme trevjeçare Kosova planifikon të arrije rritjen ekonomike prej 5 per qind dhe njëkohesisht së bashku me fondin për punësim dhe zhvillim është duke bërë hapa shumë të rëndësisëem në zvoglimin e papunësisë dhe krijimin e kushteve sa më të mira të të bërit biznes.
Në këtë drejtim, tha ai, Kosova është shapllur një nga 5 vendet top reformatore në krijimin e kushteve të të bërit biznes dhe ka rritur renditjen e vet për 40 vende.
Ministri gjithashtu informoi per konferencën rajonale të Ministrave të Financave të mbajtur muajin që shkoi në Prishtinë në të cilën është diskutuar bashkëpunimi në luftën kundër ekonomisë joformale.
Në prag të samitit, ministri Beqaj u takua me shumicën e ministrave dhe zëvendesministrave të Financave, me të cilët ka biseduar rreth bashkëpunimit mes ministrive të Financave

Përfshihet nga zjarri qendra e qytetit të Pukës

zjarr2Qyteti i Pukës është përfshirë në flakë, për shkak të temperaturave të larta pasditen e sotshme.

Temperaturat e larta kanë rikthyer problematikën e zjarreve në qendër të qytetit të Pukës, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës.

Ndërkohë mësohet se janë evidentuar dy vatra zjarri pranë njëra-tjetrës, ndërsa nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen në zonë, për shkak të shkurreve që pengojnë depërtimin pranë vatrave të zjarrit. Ata kërkuan angazhimin e forcave shtesë, për të vënë nën kontroll flakët që vijojnë të përhapen gjithnjë e më shumë.

INUK, shemb me shpërthim objektin pa leje në Ksamil

ndertim-bahskiandertim-bahskiandertime-pa-leje-009INUK zhvilloi të premten në ishullin e Ksamilit një aksion në kuadër të lirimit të hapësirave bregdetare nga ndërtimet e paligjshme, duke finalizuar prishjen e një objekti pa leje, i cili shtrihej në pjesën jugore të ishujve, në një sipërfaqe prej 2000 metrash.

Shembja e objektit u realizua me shpërthim të komanduar, forcat e INUK ndoqën me përpikmëri të gjitha procedurat e parashikuara në të tilla raste, duke realizuar me sukses dhe në respektim të plotë të rregullave, rrëzimin e tij.

Gjatë këtij procesi, si pasojë e shpërthimit, mori flakë bimësia përreth objektit (shkurre dhe bar i thatë). Me ndërhyrjen e forcave të zjarrfikëses, zjarri u neutralizua në kohë, duke mos shkaktuar asnjë pasojë për mjedisin.

INUK bën të ditur se “objekti që u shemb sot ishte i rindërtuar pas prishjeve që INUK ka bërë më parë në këtë zone”.

Aksioni i drejtuar nga Drejtori i INUK, Zyhdi Dajti u ndoq nga afër edhe nga Drejtori i Agjencisë Kombëtare të bregdetit, Auron Tare, nënprefekti i Sarandës Ilir Hysi, si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor.