INUK, shemb me shpërthim objektin pa leje në Ksamil

57

ndertim-bahskiandertim-bahskiandertime-pa-leje-009INUK zhvilloi të premten në ishullin e Ksamilit një aksion në kuadër të lirimit të hapësirave bregdetare nga ndërtimet e paligjshme, duke finalizuar prishjen e një objekti pa leje, i cili shtrihej në pjesën jugore të ishujve, në një sipërfaqe prej 2000 metrash.

Shembja e objektit u realizua me shpërthim të komanduar, forcat e INUK ndoqën me përpikmëri të gjitha procedurat e parashikuara në të tilla raste, duke realizuar me sukses dhe në respektim të plotë të rregullave, rrëzimin e tij.

Gjatë këtij procesi, si pasojë e shpërthimit, mori flakë bimësia përreth objektit (shkurre dhe bar i thatë). Me ndërhyrjen e forcave të zjarrfikëses, zjarri u neutralizua në kohë, duke mos shkaktuar asnjë pasojë për mjedisin.

INUK bën të ditur se “objekti që u shemb sot ishte i rindërtuar pas prishjeve që INUK ka bërë më parë në këtë zone”.

Aksioni i drejtuar nga Drejtori i INUK, Zyhdi Dajti u ndoq nga afër edhe nga Drejtori i Agjencisë Kombëtare të bregdetit, Auron Tare, nënprefekti i Sarandës Ilir Hysi, si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor.