Vorpsi: I dënuari për drogë, gjen strehë në Ministrinë e Brendshme

Share This
Tags

vorspiAdministrata dhe Policia e Shtetit, janë bërë streha e sigurtë e personave me precedentë penalë dhe personave të dënuar për trafik droge, tha sot Zëdhënësja për Shtyp e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi gjatë një deklarate për shtyp nga Selia Blu.

Sipas saj, Binak Dobrushi, i arrestuar në dhjetorin e vitit 2008 me rreth 2 kilogramë heroinë, i konsideruar si grosisti i rrjetit të drogës në Tiranë, i dënuar nga gjykata, është sot një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Drejtorit të Rendit Publik në Ministrinë e Brendëshme.

“Me detyrën që ka në krah të Drejtorit të Rendit Publik, i dënuari për trafik droge, ka marrë sot me Edi Ramën, imunitetin dhe lehtësirat që i duhen për të ushtruar aktivitetin e tij. Prandaj kthimi i Shqipërisë në një laborator të madh droge, nuk është një zhvillim rastësor.”, theksoi Vorpsi

“Kjo ndodh, shtoi ajo, sepse në administratë, në poste kyçe, janë vendosur persona të arrestuar e të dënuar në të kaluarën për trafik droge. Emërimi i Dobrushit dhe i të tjerëve me precedent penal, është i qëllimshëm. Provoni të klikoni në google, emrin e këtij personazhi dhe do të shihni dhjetra artikuj të shtypit që flasin për drogën që i kanë kapur, dhe historinë e tij.”, tha Vorpsi.

Zëdhënsja e PD-së mbylli deklaratën e saj duke ngritur një pyetje, të cilës ju përgjigj po vetë. “Si ka mundësi që Ministria e Brendshme nuk e bën dot një verifikim minimal? E vërteta është se ky kontroll nuk vlen, pasi me Edi Ramen, të inkriminuarit janë në listën e të preferuarve.”, përfundoi ajo.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>