Ushtria irakiane përgatit ofensivën kundër xhihadistëve

45

lufteForcat irakiane të sigurisë po përgatiten për një kundërofensivë ndaj xhihadistëve në veri të Bagdadit, sipas një koloneli të ushtrisë, ndërkohë që kryeministri Nuri al-Maliki u ka dhënë këtyre forcave pushtet të pakufizuar. ”Trupa të shumta policie dhe ushtarake janë dislokuar në Samarra, 110 kilometra në veri të Bagdadit”, deklaroi koloneli, një nga përgjegjësit kryesorë të kësaj ofensive, i cili kërkoi të mos identifikohej. ”Përforcimet që na kanë ardhur duhet të rimarrin kontrollin e Tikritit”, theksoi ai. ”Ndërkohë, trupat mbeten në pritje të marrjes së urdhërave për kundërofensivën”, shtoi koloneli. Me anë të një komunikate të lëshuar dje në mbrëmje në faqen e tij të internetit, kryeministri irakian, Maliki, komandant i përgjithshëm i ushtrisë irakiane, njoftoi se u ka dhënë trupave pushtet të pakufizuar për eliminimin e rebelëve xhihadistë. ”Duhet të marrim pjesë të gjithë në luftën kundër xhihadistëve”, thekson ai.