Përfshihet nga zjarri qendra e qytetit të Pukës

14

zjarr2Qyteti i Pukës është përfshirë në flakë, për shkak të temperaturave të larta pasditen e sotshme.

Temperaturat e larta kanë rikthyer problematikën e zjarreve në qendër të qytetit të Pukës, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës.

Ndërkohë mësohet se janë evidentuar dy vatra zjarri pranë njëra-tjetrës, ndërsa nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen në zonë, për shkak të shkurreve që pengojnë depërtimin pranë vatrave të zjarrit. Ata kërkuan angazhimin e forcave shtesë, për të vënë nën kontroll flakët që vijojnë të përhapen gjithnjë e më shumë.