Papa Françesku dënoi sot, në vizitën e tij të parë në Kalabri, vuajtjet e fëmijëve, viktima të mizorive të “Ndrangheta”-s duke sjellë një mesazh solidariteti për nënat dhe gjyshet e burgosura në një burg lokal.
“Kurrë më një fëmijë nuk duhet të pësojë vuajtje të tilla. Kurrë më një fëmijë nuk duhet të jetë viktimë e mizorive të tilla, kurrë më viktima të ‘Ndrangheta’-s!” tha papa Françesku në qendër të burgut Castrovillari, etapa e parë e vizitës së tij në rajonin Cassano allo Jonio.
Ai i drejtohej kryesisht dy gjysheve të vogëlushit Nicola Campolongo, tre vjeç, viktimë e një larjeje hesapesh që tronditi gjithë Italinë. Trupi i tij u gjend bashkë me atë të gjyshit në një veturë të karbonizuar.
Për më tepër këta fëmijë të vegjël, rekrutohen për trafikun e drogës dhe vriten gjithashtu në përleshjet e “Ndrangheta”-s ose përfundojnë në burg.
Papa Françesku: Kurrë më fëmijë viktima të “Ndrangheta”-s
Putin i shpreh Malikit mbështetjen e Moskës
Presidenti rus, Vladimir Putin siguroi sot kryeministrin irakian, Nouri al-Maliki për mbështetjen e plotë të Rusisë në luftë kundër ofensivës së xhihadistëve në Irak, njoftoi Kremlini.
”Gjatë një bisede telefonike me Malikin, Vladimir Putin i shprehu mbështetjen e plotë të Rusisë në përpjekjet e qeverisë irakiane në kuadër të çlirimit të plotë të territorit”, theksoi presidenca ruse në një komunikatë.
Vazhdon operacioni në Lazarat, asgjesohen mbi 7 ton marijuanë
Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë vijuar edhe gjatë diëts së sotme me operacionin në të gjithë komunën Lazarat për identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike dhe më pas asgjësimin e tyre.
Në deklaratën e policisë bëhet me dije se deri në këto momente “ janë kontrolluar 105 ambiente të ndryshme (banesa, stane, magazine) në territorin e fshatit Lazarat.
Policia sqaron se janë gjetur e asgjesuar 7 ton e 448.7 kg marijuana, janë gjetur e asgjesuar 25.870 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.
Gjithashtu policia ka sekuestruar 32 armë zjarri automatikë e pushkë, 4 pistoleta, 2 armë të vjetra si dhe është sekuestruar 2 mitroloz dhe 1 antitank dhe 1 granatëhedhës, 29.750 fishekë, si dhe 9 arka me fishekë dhe 13 kaseta me fishekë”.
Gjatë kontrollit uniformat blu kanë gjetur e sekuestruar 5 automjete me armatim e municion, si dhe 10 automjete bosh, janë sekuestruar 4 kuti predha granatëhedhësi, 3 granata, 4 kallëp tritol si dhe janë sekuestruar 2 presa kanabisi.
Suarez eliminon Anglinë
Uruguaji ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Anglisë, në ndeshjen e dytë të vlefshme për gurpin “D”, te boterorit te Brazilit.
Ky rezultat eliminon luantë e Europës, të cilët kthehen në shtëpi si kampionët e botës. Skuadra e Roy Hodgson u ndëshkua nga një lojtar që e njeh mjaft mirë, Luiz Suarez, sulmuesi i Liverpulit.
Ka qenë numri i 9-të i amerikano latinëve që ka goditur dy herë portën e Hart, ndërsa të vetmin gol për anglezëve e shënoi Rooney.
Ky rezultat i ngjit në kuotën e 3 pikëve uruguajin, aq sa edhe Italia me Kosta Rikën, të cilat zhvillojnë nesër takimin e tyre. Anglezët mbeten në kuotën e 0 pikëve dhe mbyllin si mos më keq këtë botëror.
Policia greke sekuestron 350 kg drogë
Policia greke ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme me drogë, e cila vinte nga Shqipëria.
Mediat greke bëjnë të ditur se, mbrëmjen e sotme në portin e Patras janë sekuestruar plot 348 kg marijuanë.
Policia greke bën me dije se droga ishte ngarkuar në një furgon frigoriferik që transportonte shalqi, ndërsa ishte e ndarë në 311 pako.
Po sipas të njëjtave burime, destinacioni i drogës ishte Italia dhe se sasia e kapur pritej të imbarkohej në traget. Ndërkaq, policia greke ka arrestuar një 50-vjeçar, i cili drejtonte furgonin.
Berisha kalon çdo cak: E ke gruan k***ë! Përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi
Seanca e përjavshme parlamentare është kthyer në një makth për familjet shqiptare. Sidomos pas humbjes së zgjedhjeve, Sali Berisha nuk ka respektuar asnjë kod etik dhe moral në fjalën e tij në Kuvend.
Nisur edhe nga trajtimi i veçantë, ku atij i jepet fjala sa herë e kërkon, situatë ka degraduar në nivelet më të ulëta. Berisha ka sulmua çdo deputet socialiste që guxon t’i kundërvihet. Këtë herë në qendër të sulmit të tij ishte Erion Veliaj.
Berisha ka degraduar në fyerje dhe ofendime në deklaratën e tij drejtuar ministrit Veliaj, duke e quajtur bashkëshorten e tij k***ë dhe prostitutë.
Mes akuzave kundër qeverisë, se mbështet krimin dhe trafikun e lëndëve narkotike, ish-kryeministri Berisha ofendoi ministrin e Mirëqenies Sociale dhe bashkëshorten e tij.
MB: Policia do të godasë pa paralajmërim
Ministria e Brendshme u ka bërë thirrje banorëve të Lazaratit që të mos kundërshtojnë forcat e policisë. Banorëve u kërkohet të mos dalin nga banesat e tyre deri në përfundim të aksionit policisë dhe u kërkohet që të distancohen nga kriminelët.
“Ministria e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen e saj drejtuar banorëve të Lazaratit, që të distancohen hapur dhe prerë nga elementët kriminalë që synojnë të mbajnë peng gjithë fshatin dhe të ardhmen e tij. Po ashtu në funksion të sigurisë së jetës dhe shëndetit të tyre u kërkohet të gjithë banorëve të fshatit Lazarat, që të mos dalin nga banesat deri në përfundim të operacionit policor”, thuhet në njoftim.
Ndërsa u kërkohet të gjithë qytetarët e tjerë, duhet të evitojnë plotësisht hyrjen për në fshatin Lazarat deri në një njoftim të dytë zyrtar të policisë dhe banorët e zonave përreth fshatit Lazarat këshillohen të bëjnë kujdes me lëvizjen jashtë banesave të tyre, deri në përfundim të këtij operacioni policor, MB thekson: “Policia e Shtetit është e vendosur të godasë pa asnjë hezitim dhe pa paralajmërim këdo që do tentojë të dalë mbi ligjin dhe shtetin e së drejtës, duke ju kundërvënë me armë uniformave blu”.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme nga strukturat e Policisë së Shtetit është ushtruar kontroll në territorin e 7 banesave në fshatin Lazarat ku: janë gjetur dhe asgjësuar rreth 1.5 ton hashash dhe rreth 2000 bimë narkotike kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin, janë sekuestruar 3 armë zjarri automatikë, është sekuestruar 1 armë gjahu çifte si dhe një sasi e konsiderueshme municioni.
Ambasada e SHBA-ve: Mbështetim oficerët e policisë
Në vijim të operacionit kundër lëndëve narkotike dhe krimit në Lazarat, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shprehur mbështetjen e oficerëve shqiptarë në njoftimin e saj ne facebook.
“Ambasada e SHBA mbështet fort përpjekjet e oficerëve ligjzbatues shqiptarë për trajtuar çështjen e kultivimit të jashtëligjshëm kronik të kanabisit në zonën e Lazaratit”, është deklaruar nga ambasada.
Ajo gjithashtu ka theksuar se është e nevojshme të merret çdo masë paraprake për të shmangur viktima:
“Shpresojmë të merret çdo masë paraprake për të shmangur viktima dhe bëjmë thirrje që autorët e veprimtarive kriminale të ndiqen penalisht me të gjithë fuqinë e ligjit dhe të dënohen në mënyrë të përshtatshme. Po ashtu, dënojmë dhunën e drejtuar kundër zyrtarëve ligjzbatues dhe gazetarëve”, theksohet në njoftimin në facebook të ambasadës.
Kujtojmë se deri tani ka patur dy raste gjatë së cilave dy persona janë plagosur. Personi i parë është polici 32 vjeçar, pjesë e FNSH-së së Shkodrës i cili mbeti i plagosur rreth orës 02:00 pas mesnate. Efektivi i FNSH-së është plagosur në dorë dhe në këmbë. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe i është nënshtruar një operacioni për heqjen e plumbit. Ministri i Brendshëm ka vizituar policin mbasditen e sotme
Ndërkohë pasdite është plagosur aksidentalisht edhe një bari 19-vjeçar. Bariu me inicialet D.R nga Ura Vajgurore, mori disa plagë në dorë dhe në këmbë. Menjëherë pas plagosjes ai u transportua në spital, për të marrë mjekimin e nevojshëm. Aktualisht, të dy personat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Vijon operacioni në Lazarat, policia gjen sasi të mëdha droge
Policia e Shtetit ka bërë me dije se, deri tani janë kontrolluar 20 shtëpi në fshatin Lazarat. Gjatë kontrollit të ushtruar, janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike si dhe pajisje për përpunimin e tyre.
Vazhdon operacioni i policisë në fshatin Lazarat. Vetë ministri i Brendshëm, Tahiri deklaroi sot se policia nuk do të ndalet dhe se operacioni përfundon kur çdo centimetër katror i Lazaratit të vihet në kontroll të plotë të shtetit.
Në vijim të operacionit për kontrollin e hapësirave të banuara në Lazarat, forcat e policisë gjetën një sasi të madhe lëndësh narkotike. Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit janë gjetur bimë të kultivuara, boçe kanabisi, makineri për presimin e kanabisit, dhe municione në sasi të mëdha.
Rama takon Kurtin, flasin për integrimin europian
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama u takua dje në Tiranë me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të biseduar rreth axhendës së integrimeve evropiane për Shqipërinë dhe Kosovën. Takimi u mbajt në Këshillin e Ministrave në Tiranë.
Sipas njoftimit për shtyp të Vetëvendosjes, Kurti dhe Rama biseduan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe për situatën në rajon.
Kurti dhe Rama diskutuan edhe për mundësinë dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të dy subjekteve të tyre politike, që kanë orientim programor të majtë.







