Zenel Laci sjell ‘Fritland’ në skenën e Theatre de Poche në Bruksel

79

Fritland u krijua në vitet 1970 kur një familje e emigrantësh shqiptarë të ushqyer me ëndrrën amerikane u transferua në Bruksel. Familja Laci bleu një lokal pas bursës në Bruksel dhe hapi biznesin e tyre, i cili do të funksionon 24 orë në ditë. Të gjashtë fëmijët e familjes japin kontributin e tyre në këtë iniciativë. Kjo histori familjare është përpunuar me mjeshtëri  dhe me një sinqeritet prekës e shumë humor nga Zenel Laci. Historia e Zenelit është intime, e çmuar, sepse na flet për emigracionin, por edhe për vetë-realizimin. Që prej mbrëmjes së djeshme deri në 17 maj ‘Fritland’ në skenën e  Theatre de Poche në Bruxelles. Një histori që prek të gjithë shqiptarët që kanë provuar emigracionin.