Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka hedhur poshte akuzat e opozitës për nxjerrjen nga funksioni të radarve që monitorojnë kufijtë shqiptarë,me qëllim mbështetjen trafikut të drogës. E thirrur në komisionin e Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar buxhetin e mbrojtjes, Xhacka debatoi me deputet demokrat, ndërsa tha se radarët menaxhohen nga nato.
Por nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Demokrati Flamur Noka, tha se radarët që janë mbi 3 mijë metra menaxhohen nga NATO. Menaxhimi i hapësirës tjetër sipas tij është detyrë e ushtrisë shqiptare.
Flamur Noka: NATO kontrollon hapësirën ajrore mbi 3 mijë metër, deri në 3 mijë metër lartësi e kontrollojmë ne, qeveria shqiptare dhe ajo QNOD e famshme e jotja. Të sugjeroj të marrësh një patentë ty, bashkë me dy gjeneralët, dilni patrulloni në det dhe do shifni se ai që ka patentë e ka bërë adriatikun ashtu sic thotë antimafia italiane autostradë e drogës. Më vjen shumë keq që ushtria e vendit tonë i ka shndërruar edhe aeroportet në 4 vjet që shkuan në aeroporte të drogës. Qeveria zgjidhi rolin e strucit, të futë kokën në rerë dhe të thotë unë nuk shoh gjë dhe sdi gjë, ndërkohë që në pëegjimet e antimafies italiane rezulton zonja ministre që banditët dhe trafikantët thonë që kemi njerëzit tonë në QNOD dhe radarët nuk kanë funksionuar asnjëherë dhe askush nuk ka marrë asnjë masë. Sot ajo kupolë e shtabit të përgjithshëm është po ajo kupolë, ndërkohë drejtorin e QNOD që i la radarët në gjendje të mjerueshme sot emërohet prefekt. Nga ushtria e NATO-s në 4 vjet ushtria është shnderruar në ushtri hashashi.
Për akuzat se depot e ushtrisë përdoren nga kultivuesit e drogës, Xhaçka tha se kjo është tentative për të hedhur baltë mbi Forcat e Armatosura dhe Ministrinë e Mbrojtjes.
Përsa i përket buxhetit, Ministrja Mbrojtjes Olta Xhaçka, tha se parashikohet që për ushtrinë të kapë shifrën 2 përqind të prodhimit të brendshëm deri në vitin 2024.