Sipas policisë, viktima është shtetasi Astrit Marku, i cili në bashkëpunim me shtetasin tjetër Andi Allamani dyshohet se do grabisnin objektin në fjalë.
“Nga hetimet paraprake të kryera deri tani nga grupi hetimor, për hetimin e krimeve të rënda të Policisë së Tiranës, dyshohet se ky shtetas kishte shkuar për të vjedhur në një firmë private në fshatin Arbanë, së bashku me shtetasin Andi Allamani i cili aktualisht është arrestuar nga Policia për veprën penale të vjedhjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Këta të fundit janë pikasur nga roja i objektit, 18-vjeçari Kleandro Zefi, i cili është edhe autori i vrasjes. Ky i fundit po merret në pyetje nga policia.
Ndërkaq, sektori i Krimeve të Rënda ka zbardhur ngjarjen, duke deklaruar se vrasja ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes.