Shikoni listën tonë për udhëtimet me buxhet më të mirë, mund të mos jenë në listën tuaj të vendeve që shumica e njerëzve preferon, por ia vlen që t’i eksploroni, shkruan DailyMail. Më tej prestigjiozja britanike vë në dukje për lexuesit e saj se ata do të habiten nga sa do të kursejnë duke udhëtuar në këto destinacione.
Mes 10 vendeve në listën e DailyMail është edhe Tirana. “Një tjetër destinacion ndoshta më pak i mundshëm për fundjavën, kryeqyteti i Shqipërisë i përshtatet atyre me një dell aventure. Duke vizituar muzetë historike dhe duke ecur përgjatë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” me ndërtesat e epokës komuniste, rekomandohet një udhëtim në Bunk’Art. Ky është një art bashkëkohor dhe muze i historisë moderne i vendosur në një ish-bunker të Luftës së Ftohtë. Në sheshin Skënderbej në qendër do të gjeni edhe shtëpinë e operas”, shkruan DailyMail për Tiranën.