Suedia mbyll burgjet, nuk ka të burgosur

66

carcereSuedia ka një problem të pazakontë. Vendi skandinav, siç shkruan “ The Guardian”, ka mbyllur katër burgje për shkak se numri i dënimeve me burgim në dy vjetët e fundit ka rënë në mënyrë të konsiderueshme dhe burgjet janë boshatisur.”Ne kemi një rënie të jashtëzakonshme të numrit të të burgosurve”, tha një zyrtar i burgjeve suedeze, Nils Oberg.

Që nga viti 2004 numri i të burgosurve ka shënuar rënie me një mesatare prej një për qind, më 2011 dhe 2012 rënia është rritur për gjashtë për qind.

Prandaj, burgjet në Aby, Håja, Båtshagen Kristianstad tashmë janë mbyllur. Dy janë për t’u shitur për përdorim të përkohshëm.

Askush nuk mund të shpjegojë këtë fenomen të zvogëlimit të numrit të dënimeve me burgim në Suedi.

Autoritetet shpresojnë megjithatë se sistemi liberal i burgjeve ka luajtur një rol në fokus të parandalimit dhe riintegrimit.

“Ne vërtet shpresojmë se përpjekjet që bëjmë në rehabilitimin dhe parandalimin e krimit kanë dhënë efekt, por ne nuk besojmë se mund të shpjegohet kjo rënie prej gjashtë për qind”, thonë autoritetet suedeze të burgjeve.