BBC: Franca, vend alternativ për armët kimike

49

armet_kimike_ne_siriRaportet e pakonfirmuara që Shqipëria mund të merrte për të shkatërruar armët kimike të Sirisë provokoi protesta në Tiranë. Qindra qytetarë u mblodhën jashtë parlamentit dhe zyrës së kryeministrit duke thirrur “Jo armëve kimike”. Kryeministri, Edi Rama do të mbajë një qëndrim për këtë të premten vonë.

Shqipëria shihej si një vend i mundshëm dhe agjencia e lajmeve “Reuters”, raporton se, bisedimet me Shqipërinë kishin shkuar në “nivel teknik”. Dhe vetë kryeministri, Rama më herët ishte shfaqur në favor të propozimit.

Francë shihet si vend alternativ për shkatërrimin e 1 mijë ton armë kimike të Sirisë. Norvegjia është shprehur se do të dërgojë një anije dhe një flotë detare në portin e Sirisë për të transportuar arsenalin në vendin ku do të kryhet asgjësimi i tyre. Ky vend refuzoi ta kryej këtë proces në territorin e tij për mungesë ekspertize.