Sipas Organizatës së Ruajtjes së të Drejtave të Njeriut, HRW, forcat qeveritare siriane, kanë lëshuar të paktën 4 raketa balistike, mbi zona të populluara në Alep dhe në një zone tjetër nën administrimin e Alepit, përgjatë javës së 17 shkurtit. Këto sulme, kanë vrarë më shumë se 141 pesona, nga të cilët 71 fëmijë, dhe kanë shkaktuar gjithashtu dëme të mëdha materiale. Madhësia e dëmeve, mungesa e avionëve në zonat e sipërpërmendura në kohën e sulmeve dhe informacionet, se, ishin goditje raketash të dala nga një bazë ushtarake afër Damasit, lejojnë konkludimin se forcat qeverisëse, kanë qëlluar me raketa balistike, mbi këtë zonë.
HRW, ka vizituar katër vendet e sulmeve, të gjitha të ndodhura në lagje banuese, dhe nuk ka gjetur asnjë shenjë të objektiva ushtarakë aty pranë ; çka konkludon se këto sulme kanë qënë sulme ilegale. Goditjet janë kyer kryesisht në tre lagje të Alepit. Këto tre lagje të banuara, në lindje të Alepit, ishin të kontrolluara nga opozita, por nuk kanë qënë zona luftimi, që prej shume kohe. Sipas informacioneve te HRW, postat e komandimit të rebelëve në Alep, gjënden në lagje të tjera të Alepit.
Një goditje e katërt me raketë, është shënuar, më 18 shkurt rreth orës 21.30 të mbrëmjes. Kjo raketë ka goditur qytetin e Tel Rifat, të ndodhur në veri të Alepit, duke vrarë tre pesona, ku dy prej tyre ishin vajza të vogla. Ky qytet, nuk ka qënë vend luftimesh në terren që prej shumë muajsh, sipas banorëve të zonës.
Pergjatë kater sulmeve me raketa, janë raportuar 141 persona të vrarë, ku ndër to 71 fëmijë. Gjithsesi, numri total i viktimave, vlerësohet të jetë shumë herë më i lartë, pasi shumë familje kanë lënë lagjet e sulmuara dhe kanë varrosur viktima të tjerë në fshatet fqinjë. Cdo goditje, ka shkaterruar me dhjetëra shtëpi dhe ka dëmtuar shumë të tjera.
HRW, nuk ka gjetur mbetje të raketave mbi vendet e sulmeve. Gjithsesi, dëshmitarë në Yabroud, në jug të Alepit, kanë raportuar se kanë dalluar raketa Scud, te fluturonin në drejtim të Alepit, pak para tre nga katër sulmet.
Ministri i infomacionit sirian ka mohuar, që autoritetet të kenë pëdorur raketa Scud, kundër forcave opozitare. Gjithsesi, shumë video të hedhura online në YouTube, tregojnë goditje me raketa balistike nga forcat ushtarake siriane. Një armë e përdorur, në një sulm kundër qytetit të Belioun në dhjetor 2012, është identifikuar si një raketë balistike Luna-M (e quajtur gjithashtu FROG-7)
Sipas New York Times, forcat qeverisëse siriane, kanë filluar të përdorin raketat balistike, më dhjetor 2012. Që prej kësaj periudhe, janë hedhur më shumë se 30 sulme me raketa, duke përjashtuar këto të raportuaar në këtë shkrim. Në disa raste, raketat janë leshuar mbi fusha. Militantët e Yabroud, kanë pohuar në faqen e tyre në Facebook, se qeveria ka lëshuar raketa nga një bazë ajrore e Al-Nasiriyeh, në veri të Damasit. Sipas një tjetër rrjeti opozitar, i njohur nën emrin e Komiteti i Kordinimit Lokal në Siri, (Local Coordination Committees in Syria, LCCS), disa raketa janë lëshuar, nga Brigada e 155, e ushtrisë siriane, me bazë në Damas.
E. Kondi