GNK, Tango e rrezikshme e Bosnjës: Islami dhe Nacionalizmi.

19
ICG
ICG logo.

Sipas një raportimi të fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave/GNK, komuniteti Boshnjak, është thellësisht i frustruar me qeverinë jo funksionale, kushtetuten joperfekte dhe ngecjen ekonomike të Bosnjë Hercegovinës, po ashtu si edhe me sfidat e ripërtërira Kroate dhe Serbe, kundrejt një integriteti territorial shtetëror. Në këtë situatë, komuniteti Musluman, ka ndërmarrë një rol drejtues, në kanalizimin e zemërimit popullor, duke plotësuar një boshllëk të lënë nga partitë politike, lidershipi i të cilëve duket i përhumbur.

Sipas GNK, Islami politik, është një risi në Bosnje, dhe rritja e tij është parë si kërcënim i partive laike dhe jo-muslimane. Brenda shoqërisë, një sërë grupesh, jo tradicionalisht Salafiste dhe grupe të tjera islamike janë shfaqur, duke rritur frikën e terrorizmit. Janë grupe të vegjël, të ndarë dhe kryesisht jo të dhunshëm, megjithatë, dhe shteti edhe komuniteti islamik, duhet të punojnë për integrimin e mëtejshëm të tyre në shoqëri. Po sipas këtij raportimi, paqëndrueshmëria e vërtetë, dhe dhuna, ka më shumë të ngjarë të vijnë nga përleshja e nacionalizmave. Grupi rekomandon, se, kontributi më i mirë i Bashkësisë Islame, do të ishte krijimi i një vizioni për Bosnjën, që mund të përqafohej si nga kroatët, po ashtu edhe nga serbët.

Bashkësia Islame (Islamska Zajednica, IZ) në Bosnjë-Hercegovinë, është një organizatë fetare si edhe një aktor i rëndësishëm politik, që ka konturuar, identitetin kombëtar boshnjak, megjithëse kohët e fundit është bërë më e ndarë dhe më e ç’organizuar. Ish lideri i saj influent dhe karizmatik, Mustafa ef. Ceric, siguroi se Islami, ishte një element i fortë në nacionalizmin boshnjak të pas luftës, në të cilën, ai, ishte promovuesi dhe aktori kryesor. Ceric, gjithashtu e lidhte çështjen boshnjake me atë të Bosnjë – Hercegovinës, e cila megjithëse multi-etnike, ai argumentonte, se, duhet të ketë një komb-shtet për boshnjakët, meqënëse Kroatët dhe Serbët tashmë i kanë shtetet e tyre.

Kërcënimi i Islamit fondamentalist, është evokuar në mënyrë të përsëritur në Bosnje, që në momentin, kur disa mijë muxhahedin, arritën në fillim të viteve 1990, edhe pse ajo është e huaj për pjesën më të madhe të popullsisë muslimane. Sidomos pas 11 shtator 2001, kur USA filloi luftën e saj globale ndaj terrorizmit, ajo u ka kërkuar autoriteteve të Bosnjës të arrestonte apo të deportonte individë me lidhje të mundshme me al-Kaedën dhe grupe të tjera terroriste. Më së fundi, më dhjetor 2012, një i arrestuar/kryengritës, i veteshpallur islamik, u dënua me tetëmbëdhjetë vite burgim, pasi kishte qëlluar me armë në ambasadën Amerikane, në Sarajevë, vitin e kaluar. Një muaj më parë, një boshnjak i lindur dhe i natyralizuar si qytetar i SHBA, u dënua me burgim të përjetshëm për planifikimin e sulmeve në Nju Jork në vitin 2009.

Këto raste, ushqejnë perceptimin, se grupe radikale islamike, formojnë një kërcënim serioz dhe të unifikuar ndaj stabilitetit. Në fakt, këto grupe ekzistuese janë të vogla dhe të ndara. Disa janë të integruar në IZ, të tjerët refuzojnë autoritetin e saj dhe janë të tërhequr në komunitete të izoluara. Pothuajse, asnjë radikal i rritur brënda vendit, nuk ka qenë i përfshirë në dhunë, shumica e sulmeve kanë qenë puna e emigrantëve ose personave me të dhënat e dokumentuara kriminale ose psikologjike. Ekziston një rrezik i ngjashëm, i sulmeve të një shkalle të vogël në të ardhmen, por asnjë shenjë e ndonjë organizate të aftë, ose të interesuar në dhunë masive apo terrori.

Pas raportimit të situatës politike, GNK, u rekomandon faktorëve të mësipërm, se, për tu ruajtur ndaj incidenteve në të ardhmen, duhet që:

Bashkësia Islame dhe zyrtarët boshnjakë shtetërorë, të bashkëpunojnë, që të angazhojnë në dialog Salafistët jo të dhunshëm, sidomos ata që kthehen nga diaspora, në mënyrë që të inkurajojnë integrimin.

Përdorimi i nacionalizmit boshnjak, të IZ-së, shikohet pjesërisht, si përgjigje ndaj provokimeve nacionaliste kroate dhe serbe, që ka më shumë gjasa të përkeqësojë tensionet. Në Mostar, aktualisht, IZ mbron një linjë të vështirë, duke kërkuar unifikimin e boshnjakëve në luftën e tyre politike, me partitë kryesore kroate, se, si të zgjedhin autoritetet lokale dhe të formojnë Komunën. Edhe pse, mandati i administrimit të qytetit dhe buxheti kanë skaduar, Mostari ka dështuar të mbajë zgjedhjet në vitin 2012, me asnjë autoritet ligjor të formuar, shërbimet rrezikojnë të pezullohen në muajt e ardhshëm. Pa një kompromis të vështirë, të gjithë banorët do të vuajnë.

GNK rekomandon, se, për të kapërcyer këtë krizë: liderët fetarë Mostar duhet të jenë të vëmendshëm ndaj elektoratit të tyre, i cili favorizon negociatat, dhe nuk e mbështet qasjen e tyre të ashpër, duke favorizuar një pozicion kompromisi të pranueshëm, për të tre komunitetet, duke iu shmangur retorikave përçarëse dhe i bën thirrje, udhëheqësve politike të qytetit, për të arritur një marrëveshje, pa vonesë.

Zgjedhja e myftiut të ri, Husein Kavazović, në fund të vitit 2012, ofron një mundësi për të ristrukturuar dhe depolitizuar IZ, dhe duke e fokusuar në reformën institucionale. Por, Islami politik që Ceric promovoi, bazuar në afirmimin e një identiteti të fortë boshnjak, do të jetë e vështirë për tu ndjekur, për aq kohë sa një pjesë e mire e boshnjakëve mendojnë, se integriteti i shtetit të tyre, është duke u vënë në dyshim. Ceric, mbetet aktiv, ai nisi një Kongres Botëror boshnjak më 29 dhjetor 2012, që përfshinte një prani të fortë nga Sanxhaku, një rajon i përzjerë, me shumicë myslimane në rajonin e kufirit Serbi-Mali i Zi. Më shumë se çfarëdolloj grupesh të vogla, Salafistësh, që operojnë në Bosnjë, një politizim i mëtejshëm i çështjes boshnjake mund të kontribuojë për një paqëndrueshmëri, në qoftë se, ajo zhvillohet në kundërshtim me komunitetet e tjera të vendit. Për të shmangur përshkallëzimin e rrezikshëm në konflikte nacionaliste, IZ dhe komunitetet e tjera fetare të Bosnjës, duhet të tërhiqen nga mbeshtetja në arenën politike, duke abstenuar miratimin e partive apo kandidatëve; dhe duhet të angazhohen për dialog ndërfetar për të kërkuar një bazë të përbashkët dhe të formojnë një vizion të shtetit boshnjak, si pronë e përbashkët e të tri Komuniteteve të mëdha.