Shqiptari dhe 2 grekë të akuzuar për vrasjen e anëtarëve të Agimit të Artë

73

agimi i arteGazeta greke “To Vima”, në një artikull të ditës së sotme, shkruan se të dyshuarit për vrasjen e dy anëtarëve të Agimit të Artë, më 1 nëntor të vitit të shkuar, janë 1 shqiptar dhe 2 grekë.

Dy anëtarët e Agimit të Artë u vranë para zyrës së kësaj partie në Athinë në nëntorin e shkruar. Gazeta nuk i zbardh emrat e të dyshuarve, por shkruan se ata kanë qenë të akuzuar edhe për vepra të tjera penale si grabitje të armatosur dhe vrasje të mbetur në tentativë.

Gazeta greke i referohet një raporti hetimor të policisë, e cila ka mbledhur prova që implikojnë shqiptarin dhe dy shtetasit grekë në këtë ngjarje.

Këto prova janë mbledhur përmes përgjimeve të telefonatave të të dyshuarve. Këto përgjime janë kryer nga Antiterrori grek.

Po kështu, u mblodhën edhe të dhëna nga kamerat e sigurisë, si edhe u analizuan të gjitha lëvizjet e të dyshuarve. Vrasja e Jorgo Funduli dhe Manoli Kapeloni mendohet se mund të jetë porositur nga grupet ekstremiste të majta.