Sequi mesazh elitës politike: Frenoni mbështetësit politik, dhuna është e papranueshme

66

Ambasadori-i-BE-ne-Tirane-Ettore-SequiAmbasadori i BE-së në Tiranë ka dhënë një apel shumë të rëndësishëm drejtuar elitës politike në vend, se dhuna është e papranueshme dhe të frenojnë militantët e tyre në përdorimin e saj.

Dhuna nuk është e pranueshme sidomos në ditë zgjedhjesh, ajo nuk tolerohet. Mendoj që mesazhet, që kam dhënë janë plotësisht të qarta. Unë pres që partitë politike dhe mbështetësit e tyre, do të sillen pikërisht sipas mënyrës, që sapo thashë. Ne do të vazhdojmë që të vëzhgojmë dhe unë nuk përjashtoj as faktin që unë mund të shkoj edhe vetë në ato zona, që mund të jenë problematike“,- ka deklaruar Sequi.