Xhika është person nën hetim i dyshuar për konsumim të veprave penale të “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Shpërdorim detyre” të parashikuara nga nenet 260 dhe 248 të Kodit Penal.
Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos mbrëmjen e 2 shkurtit 2018 me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Xhika dhe 2 ish-vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qorduku akuzohen per abuzime ne ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Prokuroria i akuzon se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 54 mln dollarë, ndërsa kjo rrugë do të kushtonte 407 milionë dollarë, deri në përfundimin e saj, sipas marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2011 mes shtetit dhe bankës islamike
Më 4 dhe 27 shkurt, në 2 vendime, Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Apeli i së njëjtës gjykatë vendosën masën e sigurisë “arrest me burg” për të dhe 2 ish-vartësit Alite dhe Qorduku.