Vritet në majë të kalit bisnesmeni shkodran

74

Një biznesmen është gjetur i vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në periferi të qytetit. Viktima është Arjan Ferracaku 30 vjeç, dhe mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi. Arjan Ferracaku është gjetur i pajetë pranë një makine të djegur rreth orës 14:00.

Por të dhënat e para janë kontradiktore nëse makina e djegur ka lidhje me ngjarjen. Report Tv ka mësuar se viktima po bënte xhiro me kalë në momentin kur është qëlluar me kallashnikov. Ferracaku ka qenë i shoqëruar nga dy persona të tjerë, miq të tij, të cilët ndodhen në komisariatin e Shkodrës. Ata kanë arritur të njohin autorët e vrasjes, bëjnë me dije burime për Report Tv, pasi autorët kanë qenë të pamaskuar.