Raporti i PE-së: Politika e Trojkës shkaktoi një cunami social

65

Parlamenti Europian/ Albaniaplus foto/Humbja e konsiderueshme e vendeve të punës, zhdukja masive e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe shtimi i popullsisë që jeton pranë limitit të varfërisë, janë tre pasojat më të rëndësishme të politikës së masave shtrënguese që imponoi Trojka në Greqi, në Irlandë, në Portugali dhe në Qipro.

Ky është konkluzioni kryesor i raportit të Parlamentit Europian për rolin e Trojkës në vendet ku u zbatua memorandumi, raport që u miratua me shumicë votash në komisionin e punësimit dhe çështjeve sociale të PE, në Bruksel.

Në një konferencë për shtyp, raportuesi Alejandro Serkas, iu referua “një cunami social” që shkaktoi politika e trojkës në vendet që u përfshinë në programin e përshtatjes ekonomike dhe financiare.