Ukraina liron të gjithë protestuesit e ndaluar

46

ukraina2Ukraina ka liruar të ndaluarit e fundit nga grupi i 243 protestuesve të arrestuar pas fillimit të demonstratave anti-qeveritare të nëntorit.

Ky akt u realizua në kuadër të një ligji të miratuar muajin e kaluar për të liruar demonstruesit që mbaheshin nga policia. Por akuzat penale do të hiqen vetëm pasi demonstruesit të lirojnë ndërtesat qeveritare që kanë uzurpuar.

Aktivistët e opozitës thonë se do të lirojnë rrugën kryesore që të çon në ndërtesat qeveritare në kryeqytet, por nuk kanë thënë se kur do të largohen nga ndërtesat.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Marie Harf e cilësoi lirimin e protestuesve si një hap të rëndësishëm të uljes së tensioneve në Ukrainë dhe përparimit drejt një zgjidhjeje paqësore të krizës në vend.