Rama përshëndet rritjen e pagave për policët

62

edi rama yKryeministri i vendit, Edi Rama komentoi përmes rrjetit social “Facebook” rritjen me 20 deri në 25 % të pagave për punonjësit e policisë.

Lajmi u bë fillimisht i ditur nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili përmes një deklarate njoftoi për rritjen e rrogave, ndërsa kryeministri e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm që e garanton buxheti i shtetit për vitin 2014.

“Rritja e lartë e rrogës për policët një nga hapat e qenësishëm drejt Rilindjes që garanton buxheti 2014! 60% e zotimit qysh vitin e parë”, shkruan kryeministri Rama në profilin e tij të “Facebok”.

Ndërsa ditën e nesërme pritet që buxheti 2014 të kalojë për miratim në seancën që do të mbahet në Kuvend rreth orës 16:00.