Zbulohet varri masiv në Serbi, 250 trupa shqiptarësh poshtë një parkimi

62

germimet-per-trupat-280x200Një varr masiv ku dyshohet se janë trupat e 250  shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë është zbuluar në  fshatin Rudnicë, në jugperëndim të Serbisë.

Lajmi për zbulimin e varrezës masive u konfirmua dje nga qeveria serbe ndërkohë që ekspertët vendas dhe evropian të mjekësisë ligjore, thanë se gjatë gërmimeve janë gjetur rroba dhe eshtra të viktimave të luftës në Kosovë.

Prokurori i Krimeve të Luftës në Serbi, Vladimir Vukçeviç tha se varri është zbuluar pranë fshatit Rudnica, ndërkohë që zëdhënësi i tij Bruno Vekariç shtoi se trupat ishin varrosur aty ku në 1999 menjëherë pas mbarimit të luftës në Kosovë u ndërtua një parkim makinash.

“Sipas dëshmitarëve, aty mund të jenë trupat e 250 shqiptarëve” – thotë Vukçeviç.

Varri masiv i Rudnicës është varri i gjashtë që përmban viktimat e masakrës së Millosheviçit gjatë luftës 1998-1999, nga e cila Kosova numëron mbi 10 mijë të vrarë e 5 mijë të zhdukur.

Në 1998-1999 forcat serbe kryenin vrasje masive në fshatrat e Kosovës dhe i varrosnin viktimat pranë vendit ku kryenin vrasjet por më pas, kur u bë e qartë se NATO do të ndërhynte, qeveria e Millosheviçit urdhëroi që trupat të zhvarroseshin dhe të dërgoheshin diku tjetër në Serbi apo në Bosnje.

Rreth 1000 trupa u gjetën pranë bazës së këtyre forcave në Batanjica, jashtë Beogradit, dhe Rudnica prezanton varrin e dytë më të madh masiv që është gjetur, pas Batajnicës, deri tani.

Në atë zonë edhe më herët ishin bërë gërmime, por pa rezultate.