Rama: Heshtje e dyfishtë pasi nuk pati një vendim

79

heshtja e dyfishteKryeministri i vendit, Edi Rama, i pranishëm në prezantimin e librit të gazetarit Carlo Bollino “Heshtja e dyfishtë” tha se , “ishim të vegjël dhe nuk kishim kushtet e nevojshme për të marrë një përgjegjësi të madhe si ajo e demontimit të armëve kimike të Sirisë”.
Sipas kryeministrit Edi Rama “Heshtja e dyfishtë”, ka qenë e imponuar nga fakti se nuk ka patur një vendim.
“Po të kishte një vendim e gjitha do t’i prezantohej publikut, më tutje parlamentit e kështu me radhë. Për sa kohë që vetë ne ishim njerëzit që diskutonim intensivisht nuk e kishim një vendim çfarë do na duhej të thoshim.”, tha Rama.
Shefi i Ekzekutivit tha se “çështja ishte kaq delikate në kushtet kur ne vetë nuk kishim marrë për të komunikuar me publikun, ky vendim do ta komprometonte plotësisht ngjarjen. Ne ishim shumë të vegjël për të qenë vetëm në mes të dy fuqive të mëdha ndërkohë që vendet e tjera nuk ishin rrotull.”
“Shprehja e Metës, vijoi Rama, ishte ajo që ne të gjithë e ndjenim. Shpatullat tona nuk na e mbanin dot dhe si takonte Shqipërisë që ta përballonte e vetme barrën. Këtu pastaj natyrisht u bë një situatë krejt e pamundur për të patur më shumë kohë. Në atë limit kohor, jo ne por dhe vetë amerikane dhe rusët që i kishin vënë ato limite kohore, nuk mund të bënim dot gjë”, u shpreh cilesoi kryeministri Rama.
Kryeministri Rama tha se, pala shqiptare u shpreh e gatshme për të biseduar, ndërsa nuk ishte marrë asnjë vendim.
Rama sqaroi se “kur kalon një ngjarje të tillë si protagonist me hir apo me pahir besoj se është e mira t’i kthehesh ngjarjes dhe unë e kam bërë kete. Nëse do e rifilloja nga e para do bëja po të njëjtën gjë, sepse nuk shihja dhe nuk shoh ndonjë gjë ndryshe. Ne nuk kemi patur një vendim, por kemi qenë në një proces të nisur nga zanafilla me e natyrshme dhe më normale.”
“SHBA, shtoi Rama, i kërkon Shqipërisë një kontribut dhe Shqipëria nuk mund të thotë asnjëherë “jo nuk e konsideroj, por PO unë do e konsideroj”. Pastaj rrjedha e ngjarjeve e solli që Shqipëria nuk e mori përsipër. Po e njëjta gjë edhe për vendet e tjera. Në rastin tonë nuk kishte asgjë unikale. Shqipëria të paktën me fjalë në fjalën e qeverisë e ka patur. Ne e konsiderojmë pjesëmarrjen si një rreshtim në anën e drejtë të historisë dhe kur duhet të themi jemi prezent apo mungojmë ne nuk duhet të themi mungojmë”, nënvizoi Rama.

Kryeministri i vendit shtoi gjithashtu se në bisedime ka komunikuar vetëm më SHBA-të dhe asnjëherë me Rusinë.
Të pranishëm në Teatrin e Komedisë ku u prezantua libri “Heshtja e Dyfishtë”,ishte  kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, si dhe deputet të parlamentit shqiptar, apo ambientalit.
Në prezantimin e librit, gazetari Carlo Bollino shpjegon arsyet pse ky libër është titulluar “Heshtja e dyfishtë”. Bollino i referohet heshtjes së protagonistëve kryesore, nga njëra anë një heshtje e qeverisë shqiptare, institucione, apo diplomacisë, dhe nga ana tjetër një heshtje edhe nga ana e negociatorëve amerikane.