Qëllohen me armë zjarri, humbin jetën 2 persona

51

policiaDy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Tiranë dhe Pogradec.

Mësohet se, një 50-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në kryeqytet. Ngjarja e rëndë është shënuar në rrugën “Kongresi i Manastirit”, pranë Spitalit të Pediatrisë. Shtetasi Sami Sheta, u qëllua për vdekje nga persona ende të paidentifikuar nga autoritetet lokale.

Ndërkohë një tjetër vrasje u shënua mbrëmë vonë edhe në fshatin Proptisht të Pogradecit. 46-vjeçari Shkëlqim Topalli u qëllua me armë në derën e banesës së tij.

Ai është thirrur me emër tjetër nga autori, i cili sapo ai ka dalë nga shtëpia e ka qëlluar me breshëri automatiku dhe është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se 46-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur t’i rezistoj plagëve të marra.Ndërkohë policia është duke vijuar hetimet për të bërë zbardhjen e plotë dhe të detajuar të të dyja ngjarjeve në fjalë.