Gjatë fjalës së tij të rastit, Rama nuk la pa përmendur edhe ngjarjet të cilat kanë tronditur opinionin publik, siç është ajo e ‘21 janarit’. Rama premtoi se drejtësia do të vihet në vend, për vdekjen e katër qytetarëve të pafajshëm.
“Unë si kryetar dhe ne si PS vendosëm një sërë objektivash për rikthimin në qeveri me një vizion të ri, program të ri dhe politikë të re. Patëm beteja jo të lehta. U vodhëm në zgjedhje, u baltosëm, bëmë protesta të panumërta dhe grevë urie. Humbëm katër jetë të pafajshme njerëzish, që shpresoj se sot janë më të qetë dhe të cilëve u premtoj se nuk do të jem i qetë derisa të bëj drejtësi për vdekjen e tyre. Por më në fund ia dolëm në mënyrën më të bukur. I kemi dhënë vetes me fitoren e 23 qershorit të drejtën për t’i dhënë fund jetës opozitare të PS”, -deklaroi Rama.